Genta Vangjeli: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi at&eu...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi at&eu...
Incidentet serioze që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatrat greqishtfolës të Shqipërisë, Nartë dhe Zvërrne...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lën...
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
Prodhimi i qershisë i kënaqshëm dhe cilësor, por fermerët përballen me mungesë fuqie punëtore dhe pikash grumbullimi ...
Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Mabë të Lezhës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e z...
Kur qeveria përballet me protesta dhe skandale, zgjedh të fajësojë Iranin. Por alibia e luftës hibride nuk mbulon dot krizën e t...
Eksportet e rimëkëmbura në vitin 2025 u panë me optimizëm në fillim të këtij viti, por Euro e dobët, kostot e rri...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ish ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar sërish mbi debatet që kanë shoqëruar protestat e fundit kundër projektit të...
Edhe për pesë persona janë lëshuar urdhër-arreste në kuadër të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, duke e çuar në 15 numrin e të akuzuarve. Prokuroria e Posaçme tha se janë ekzekutuar masat për shtetasit, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit, Kevin (Arjan Margjoni), dhe Durim Keçi. Këta shtetas dyshohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal prej 10 personash që trafikuan nga Kolumbia 485 kg kokainë të përzier me pleh kimik. Anëtarët e tjerë të grupit u dënuan në qershor të vitit të shkuar me 89 vite burg në total. Droga u zbulua më 24 nëntor 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku e cila ishte kthyer në një laborator kokaine.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr/141/1.1 i vitit 2026 (pa autor) që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 5 personave nën hetim dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.
Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Procedimi penal nr. 141/1.1 të vitit 2026 rrjedh nga procedimet penale nr. 141 të vitit 2022 dhe nr. 141/1 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier.
Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.
Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi i pesë bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet kriminal. Për rrjedhojë, më datë 19.02.2026, është urdhëruar regjistrimi në procedimin penal i shtetasve K. (alias A.) M., M. Gj., D. K., A. Z. dhe K. Gj., ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara.
Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar:
1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018;
1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012;
1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012;
1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017;
2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe Kolumbisë, si dhe Eurojust dhe Europol për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen e 3 të pandehurve që dyshohet se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga kompjuter&e...
Seanca e rradhës është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kri...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesë...
Deputeti i PD Xhelal Mziu është pyetur nga mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta. I pyetur n&...
Gjatë ditës së sotme banorë të fshatrave Koçaj, Kokërdhak, Kodra e Dani, protestuan këtë të premte para Bash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas incidentit të rëndë në gjimnazin “Sulejman Delvina” në Del...
Banorët e gjashtë fshatrave në Njësinë Administrative Tregan, në Bashkinë e Elbasanit, u ngritën këtë të...
Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e shitjes së n...
Normat e fertilitetit në Europë ranë me tej gjatë vitit 2024, me 1.34 lindje për grua shume poshtë nivelit të zëvend&e...