AKTUALITET

Qyno: SPAK i dorëzohet politikës, kërkesa për Ballukun ishte ‘përkëdhelje’

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 11:06

Qyno: SPAK i dorëzohet politikës, kërkesa për Ballukun ishte

I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", në Syri TV, gazetari Elton Qyno foli mbi zhvillimet e fundit të çështjes hetimore ndaj ish-ministres Belinda Balluku, duke e cilësuar veprimin e SPAK-ut si një "hyrje të gabuar" në këtë çështje.

Ai theksoi se kërkesa për masa të buta sigurie, si pezullimi nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ishte një “përkëdhelje” ndaj Ballukut dhe nuk kishte asnjë lidhje me nivelin e akuzave që rëndojnë mbi të.

Qyno, duke folur për lëvizjet e SPAK-ut, theksoi se pas reagimit të fuqishëm të qeverisë dhe mbështetjes direkte të Kryeministrit Edi Rama, që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, organi i akuzës ndryshoi strategji. SPAK nxori dosje të tjera, duke përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë dhe disa lote të tjera të Unazës së Madhe.

Gazetari e cilësoi këtë si një "ofensivë të dytë" dhe "të tretë", duke u përpjekur të rrisë presionin ndaj ish-ministres, por duke ngritur dyshime se SPAK ose nuk e ka pasur seriozisht për ta çuar deri në fund këtë hetim, ose ka pritur momentin politik për të testuar reagimin e Ballukut dhe të qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Gjykata e Lartë ka vendosur që nuk ka as edhe një provë dhe nuk ka element të veprës penale, përfshirë edhe kriteret për të vendosur një masë sigurimi ndaj meje, ndaj edhe jam i lirë. Ndërkohë, rasti konkret për të cilin ne jemi mbledhur këtu dhe diskutojmë për hallet më të mëdha që ka Shqipëria jonë, është pikërisht rasti i Belinda Ballukut. Ne flasim për një SPAK që është krijuar me filozofinë që të hetojë dhe të arrestojë zyrtarë të lartë dhe eksponentë të nivelit të lartë të grupeve dhe organizatave kriminale.

Prandaj këta njerëz, prokurorët dhe gjyqtarët, kanë benefite mjaft të mëdha financiare, ruajtje fizike dhe shumë kritere të tjera, të cilat krijojnë gjithë komponentët për të hetuar këtë lloj shtrese në shoqërinë shqiptare, siç janë zyrtarët e lartë dhe elementë të tjerë të grupeve të strukturuara kriminale. Fakti që me Belinda Ballukun nuk arritën dot që të shkojnë deri në një caktim mase arresti, siç është arresti i shtëpisë apo qoftë edhe arresti në burg, mendoj që ishte një hyrje e gabuar e prokurorëve të SPAK-ut në lojë.

E them e gabuar, sepse SPAK-u që në momentin kur shkoi në gjykatë dhe kërkoi pezullimin, njëkohësisht edhe sekuestrimin e pasaportës me qëllim kufizimin e lëvizjes jashtë shtetit, bëri një lëvizje që edhe juridikisht, por edhe në sensin e imazhit të vetë SPAK-ut dhe në perceptimin e publikut – që ata e kanë shumë me merak këtë pjesë – ishte një përkëdhelje që i bëhej Belinda Ballukut dhe nuk ishte një rast serioz për ta hetuar dhe për ta çuar deri në fund këtë zyrtar të nivelit të lartë. Ndërkohë, në momentin kur vetë Belinda Balluku i bëri bllokadë këtyre dy masave të sigurisë, nga ana tjetër kjo bllokadë mori mbështetjen edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e çoi vendimmarrjen e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë në Gjykatën Kushtetuese. Duke u bërë një sërë komponentësh bashkë, sigurisht që SPAK-u atëherë filloi të lëvizë duke nxjerrë nga sirtari dosje të tjera për Belinda Ballukun.

Pra, nga loja e parë kaloi në një lojë të dytë, në një ofensivë të dytë, duke pretenduar që përveç tenderit të paracaktuar për tunelin e Llogarasë, tha: shihni se ne kemi edhe disa dosje të tjera këtu për zonjën Balluku. Dhe ishin pikërisht dy lotet e tjera të Unazës së Madhe. Nisur nga këto kushte, u tha se kemi raste të tjera dhe se kjo është përsëritëse. Pastaj, sërish duke pasur parasysh që edhe mazhoranca po agravonte situatën në Gjykatën Kushtetuese dhe vetë opinioni publik u nda në dysh për sa i përket lëvizjes që po bënte SPAK-u, SPAK-u vjen me një ofensivë të tretë, duke nxjerrë edhe pesë dosje të tjera të shkeljes së barazisë në tendera në rastin, sërish, të Unazës së Madhe. Kështu, nga tuneli i Llogarasë, shkuam në shtatë lote të Unazës së Madhe, të cilat kjo zonjë, sipas SPAK-ut, i kishte shkelur me të dyja këmbët dhe për të cilat kishte një sërë provash që ishin administruar që më 14 shtator të vitit 2024. Ndërkohë, SPAK-u filloi të lëvizë nga fundi i vitit 2025 dhe më agresiv u bë nga fillimi i vitit 2026.

Ndaj them dhe i qëndroj parimit që SPAK-u hyri në këtë lojë gabimisht. Nëse kishte këto tre dosje në sirtar, nuk duhej t’i nxirrte si ato kafshatat e vogla që i hedhim qenit, por t’i merrte, t’i çonte bllok, t’i bënte bashkë në një procedim penal dhe të thoshte: ja ku janë provat. Përderisa i kishe provat dhe tre dosje të hapura për këtë zonjë dhe kishe elementë të fortë...

Në kushtet e flagrancës ishte vetëm me një deklarim apo ishte vërtet me përgjime të perceptuara me vendim gjykate? Sepse nëse përgjimi është me vendim gjykate, atëherë këtu jemi në kushtet e flagrancës. Nëse përgjimi është privat, atëherë kjo duhet parë me një modalitet rezerve, sepse shumë njerëz bëjnë përgjime dhe nga ana tjetër aktrojnë në këto përgjime, pra bëjnë skenime.

Fakti që SPAK-u nuk i mori këto tri dosje për t’i çuar bllok në një ose dy procedime të vetme në Kuvendin e Shqipërisë dhe të kërkonte direkt arrestimin e zonjës Balluku, kjo më bën të dyshoj dhe të krijoj një bindje të arsyeshme që SPAK-u hyri gabimisht në këtë lojë. Ose nuk e ka pasur seriozisht për ta çuar deri në fund, ose ka pritur situatën për të parë se si do të reagojë me sjelljen e saj politike Belinda Balluku, e cila nuk perceptoi një dorëheqje të menjëhershme, pavarësisht se thotë që e ka dhënë tre herë dhe Rama thotë që nuk ia ka pranuar. Por fakti që Belinda Balluku doli në parlament dhe bëri karshillëkun e saj para drejtësisë dhe para prokurorëve bëri që SPAK-u të bëhej më agresiv.

Vepra penale për të cilën akuzohet zonja Balluku është shkelja e barazisë në tendera dhe realisht është një vepër penale e lehtë për një zyrtar të nivelit të lartë. SPAK-u, po ta vësh re, që nga maji i janarit filloi një ofensivë akoma më të gjerë të kontrollit të banesave të biznesmenëve që kanë fituar tenderët e loteve në Unazën e Madhe. Synimi nuk është vetëm implikimi i tyre në këtë aferë, por edhe gjetja e mesazheve dhe elementeve të dokumentimit korruptiv, për ta bërë akoma më të gjerë gamën e akuzës dhe për të zgjeruar argumentin e prokurorëve se nuk kemi të bëjmë vetëm me shkelje, por edhe me korrupsion aktiv apo pasiv të zyrtarit të lartë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan