Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Një skemë mashtrimi në masë, e operuar nga call center-a në Shqipëri me në shënjestër kryesisht pensionistët italianë, dyshohet se gëzon mbrojtje të lartë politike dhe policore. Një investigim i emisionit italian “Le Iene”, gjurmët e të cilit të çuan në Tiranë, ka zbuluar një situatë të cilësuar si “vërtet alarmante”, ndërsa një dëshmitar kyç implikon drejtpërdrejt vëllain e kryeministrit.
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Taulant Koplikaj autor i emisionit 'Piranjat' tha se industria e call center-ave në Shqipëri është kthyer në një problem madhor për autoritetet italiane, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre mashtrojnë sistematikisht qytetarët italianë.
Pas investigimit të gazetarit Luigi Pelazza, Koplikaj u shpreh se u bë e qartë se problemi nuk konsiston në raste të izoluara, por në një fenomen të përhapur që kërkon një ndërhyrje serioze.
Megjithatë, reagimi i institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri duket se ka lënë për të dëshiruar. Sipas Koplikajt, struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përshkruhet si “e kufizuar në veprimet e saj”, duke ndërmarrë vetëm një goditje fillestare.
Më pas, kur gazetarëve iu ofrua një hartë e detajuar e vendndodhjes së këtyre qendrave nga një ish-punonjës, SPAK-u thuhet se bëri një hap pas, duke ia kaluar çështjen Policisë së Shtetit me arsyetimin se “kërkon shumë investigim”. Nga ana tjetër, edhe Policia e Shtetit shfaqi një qasje hezituese.
Dy patrulla policie që shoqëruan fillimisht ekipin e xhirimit, pas disa telefonatave të vazhdueshme, u tërhoqën duke u thënë gazetarëve “vazhdoni vetë se nuk e bëjmë dot”. Kjo tërheqje ka ngritur dyshime të forta për një implikim të thellë e strukturor të policisë.
Deklarata e plotë:
Pjesa më e madhe e call center-ave operojnë me me pensionistët italianë dhe me me me qytetarët italianë kryesisht pra.
Dhe pas gjithë këtij investigimi që Le Iene e kanë bërë kryesisht, fillimisht në Itali dhe pastaj janë zhvendosur në Shqipëri dhe në Tiranë kanë vënë re që kjo situatë është vërtet alarmante.
Nuk është ndonjë mashtrim aty-këtu. Është është në masë. Dhe normalisht kanë ngritur zërin që të, kjo situatë të marrë fund. Jo thjesht për të bërë një investigi, dhe për ta transmetuar dhe për të marrë ato duartrokitjet e publikut, por për t'i dhënë fund të vërtetë.
Edhe Luigi Pelazza, kolegu gazetar, i cili ka ardhur disa herë në Shqipëri për këtë situatë, ma ka thënë personalisht që duhet t'i shkojë deri në fund me me me me përfshirjen e politikanëve.
Pra, politikanët, politika duhet të hyjë në mes të kësaj situate, sepse policia u pa, SPAK-u ka, është i kufizuar në veprimet e tij.
SPAK-u bëri një goditje, ndërsa, ndërsa për rastet e tjera kur ne paraqitëm hartën, harta u, le të themi, u mapua, u vendos ose u caktuan vendet nga një person i cili kishte punuar në këto call center-a.
Dhe kur ne kishim hartën në dorë, SPAK-u në një farë mënyre bëri një lëvizje le të themi një hap prapa dhe tha, tashmë është momenti që të merret policia sepse kërkon shumë investigim, shumë punë e të tjerë e të tjerë.
Të paktën ky ishte justifikimi. Pra situata ishte e tillë që nuk kishte rrugëzgjidhje.
Policia dihej që nuk do të bënte, në një farë mënyre kjo, ky, kjo përfshirja jonë, bashkëpunimi me policinë e të tjerë e të tjerë, ishte një hap i domosdoshëm për t'u bërë, por që e dinim përgjigjen.
Ne në bisedat që kemi bërë, në përgatitjet që kemi bërë, kemi diskutuar gjithmonë që shiko, do ta marrim këtë përgjigje por le ta bëjmë, që të shohim se deri ku mërrijnë, deri ku janë të përfshirë ata.
Dhe fakti që një skuadër, dy patrulla policie që erdhën dhe na ndoqën, bënin telefonata gjatë gjithë kohës dhe në momentin e fundit pastaj thanë, u tërhoqën dhe thanë, vazhdoni vetë se nuk e bëjmë dot.
Intervista
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet n&e...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa efektivët tent...
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me tritolin e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të 36-vje&c...
Shkatërrohet një grup kriminal që merrej me trafik armësh, kryesisht nga Mali i Zi. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave...
Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës ku m...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mar...
Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të ...
Operacioni i trafikimit të 1.5 ton kokainë nga Kosta Rika drejt Suedisë dhe një grabitje e shkuar keq ekspozojnë rolin e grupeve krim...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel n...
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor baz&eu...