Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua më 11 nëntor, pasi në automjetin e tij në Béziers u zbuluan dhjetëra kilogramë kokainë. Ai u paraqit këtë të hënë, 17 nëntor, para gjykatës.
Doganierët bënë një zbulim të rëndësishëm më 11 nëntor në Béziers. Ndërsa po kryenin disa kontrolle pranë pikës së pagesës së autostradës A9, ata ndaluan një automjet me targa gjermane.
Me sa duket, kjo ndalesë rezultoi e suksesshme, sepse brenda furgonit, doganierët gjetën 38,5 kg kokainë. Në timon ishte një 40-vjeçar shqiptar, i cili mohoi çdo përfshirje në trafik droge dhe deklaroi se duhej ta kthente mjetin në Shtutgart, pas nisjes nga Barcelona, shkruajnë mediat vendase.
Kryetari i gjykatës: Në fakt, nuk dimë asgjë për ju
Të hënën, 17 nëntor, i pandehuri u paraqit para gjykatës së Béziers në një procedurë të gjykimit të menjëhershëm. I ndihmuar nga një përkthyese, ai kërkoi shtyrje të seancës për t’u përgatitur për mbrojtjen, siç e lejon ligji.
‘Unë jetoj në Angli, dhe duhej ta ktheja automjetin në Gjermani’, shpjegoi në gjykatë. I pyetur nga kryetari i trupit gjykues për të ardhurat aktuale, ai u përgjigj: ‘Nuk kam, ndaj jam borxhlinj ndaj familjes dhe miqve të mi’.
Pas verifikimit të një dosjeje penale të pastër, gjyqtari e pyeti sërish për situatën e tij personale. ‘Nuk kam fëmijë dhe jam beqar’, tha ai me një zë të lartë, në shqip. ‘Pa para, pa fëmijë… në fakt nuk dimë asgjë për ju’, iu përgjigj gjyqtari.
Qëndron në paraburgim
Nëse shtyrja e procesit ishte pothuajse e sigurt, edhe vendimi për ta mbajtur në paraburgim u mor nga gjykata, në përputhje me kërkesën e përfaqësueses së Prokurorisë. ‘Për të shmangur çdo marrëveshje me bashkëpunëtorët e tij dhe për të siguruar paraqitjen e tij në gjyq, meqë nuk banon në Francë’, shpjegoi prokurorja.
Avokati, z. Dylan Hérail, hodhi idenë e strategjisë mbrojtëse të klientit të tij. ‘Ai nuk është protagonisti i trafikut, ai ka rënë në kurth në këtë histori. I është kërkuar të drejtojë këtë automjet drejt Gjermanisë dhe vetëm gjatë rrugës iu tha se kishte diçka në makinën e tij, pa ditur çfarë ishte’, argumentoi ai. Seanca u shty për në dhjetor, pak para Krishtlindjeve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Nëntor19:37
Mafia shqiptare do vriste kryeprokurorin belg/ Gazeta ‘Le Soir’ sjell detaje tronditëse: Donin të terrorizonin Evropën
Nga Louis Colart, LE SOIR
Ishte fillimi i verës. Prokurori i ri i Mbretit në Bruksel, Julien Moinil – i cili sapo kishte nisur detyr...
AKTUALITET
18 Nëntor19:08
Si u mbyll pazari i tunelit të Llogarasë/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku
Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për ...
AKTUALITET
18 Nëntor19:00
Gazetari: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit
Shqipëria është shndërruar në një qendër të rëndësishme për pastrimin e parave me origjinë kriminale...
AKTUALITET
18 Nëntor18:58
Rënia e ‘Cloudflare’, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Rrisni vigjilencën
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar lidhur me ndërprerjen që ndodhi këtë të marte të platform...
AKTUALITET
18 Nëntor18:50
Kullë-hotel brenda QSUT! Spahia shpërthen me drejtuesit e Shëndetësisë: Heshtje totale për aferat
Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Sapahiu u shpreh se përfaqësu...
AKTUALITET
18 Nëntor18:48
Çollaku: Belgët, holandezët dhe francezët sjellin dosjet në SPAK, ata i mbajnë në sirtarë për të mos prekur qeverinë
Gazetari investigativ Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ të Sonila Meços në SYRI TV, ka komentuar vizit&e...
AKTUALITET
18 Nëntor18:12
U përfshi në vrasjen e të riut Stiven Toshkëzi, familjarët reagojnë ashpër pas dënimit të Aksel Hoxhës
Një nga autorët e vrasjes së Stiven Toshkëzi është dënuar me 12 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka ulur k&eu...
AKTUALITET
18 Nëntor17:11
Një strategjik me duar në xhepa/ Kush është avokati nga Rada që do ndërtojë kompleks 45 mln euro
Në Korrik të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që...
AKTUALITET
18 Nëntor17:07
“Më zuri rrugën”- Shqiptari rrëfen pse rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës
Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme n&eum...
AKTUALITET
18 Nëntor16:56
SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion (EMRAT)
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy detyrë inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial si edhe a...