AKTUALITET

'Rama e ka futur Shqipërinë në llum'/ Shehaj: Kriminalizoi shoqërinë, arsimin dhe biznesin

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 10:40

'Rama e ka futur Shqipërinë në llum'/ Shehaj:

2026 do të jetë një vit i rëndësishëm sa i takon daljes në dritë të skemave të gjera korruptive që kanë prekur jo vetëm sektorët strategjikë të vendit por dhe sigurinë kombëtare.

Ky është paralajmërimi i ekspertes së ekonomisë Brisida Shehaj në një intervistë me ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

“Fillimi i janarit do të ketë dosje edhe më të forta. Dosjet që do të pasojnë, dhe denoncimet kanë të bëjnë jo me emrin se vetëm një emër ka. Ai është Edi Rama por do të jenë denoncime publike të nivelit të llumit ku e ka futur Shqipërinë. Nivelit të pazarave ndërkombëtare ku e ka futur Shqipërinë, të nivelit të rrezikshmërisë që ne kemi në marrëdhënie me partnerin tonë kryesor SHBA' thotë ajo.

Shehaj komenton dhe NDAA26, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin fiskal 2026 që ka kaluar Kongresin dhe është nënshkruar në ligj më 18 dhjetor 2025 nga Presidenti Donald Trump. Ajo nënvizon se ligji është sinjal i qartë kundër influencës në rritje të investimeve ruso-kineze dhe se ky fokus i ri amerikan pritet të nxjerrë në pah pazare ndërkombëtare dhe afera që kanë kompromentuar sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.

"Për ne është e rëndësishme sepse nga ai ligj kuptohet fare qartë që Amerika ka një përqëndrim shumë të madh për rajonin e Ballkanit, ku bëjmë pjesë edhe ne. Aty kishte një fjali në lidhje me investimet ruso-kineze në Ballkan, e këtu përfshihet dhe Shqipëria.

Unë mendoj që 2026-ta do jetë një vit shumë i rëndësishëm. Pikërisht për këto lloj investimesh, për këto lloj llokmash dhe qokash çfarë ka bërë Edi Rama dhe ku i ka bërë Edi Rama. Dhe fokusi që do ketë kjo administratë e Trump-it në lidhje me këto çështje është shumë e rëndësishme për ne."

Periudha e ardhshme, konsiderohet vendimtare jo vetëm për fatin e individëve të caktuar, por për të ardhmen e vetë shtetit. Përpjekjet tashmë janë përqendruar në shpëtimin e sektorëve strategjikë, si ai energjetik dhe siguria kibernetike, të cilët janë konsideruar si “masakruar” nga keqqeverisja dhe korrupsioni.

"Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është fenomeni i “kriminalizimit të biznesit”. Ky ndërthurje ka arritur në nivele alarmante, aq sa grupet kriminale i konsiderojnë tenderët publikë si një burim fitimi më të sigurt dhe më fitimprurës sesa trafiku i narkotikëve."

“Unë mendoj që ky 90-ditëshi, 180-ditëshi dhe 360-ditëshi do jetë shumë i rëndësishëm pikërisht që ne të kemi mundësi të rekuperojmë të gjitha masakrat dhe të gjitha llumnajat që po kryhen në sektorët kryesorë.

 Dhe një sektor i tillë strategjik dhe shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit, siç është edhe pjesa kibernetike. Unë nuk jam nga ata njerëz që mendoj që duhet të na vijnë amerikanët të bëjnë vendin tonë.

 Siç mendoj që çdo qeveri largohet me votë, siç mendoj që ne si popull duhet të reagojmë, por në këtë lloj apatie,  kur bashkëpunimi me aleatët strategjikë bëhet që ti të hapësh sytë dhe të lexosh se ç'shkruante Belinda Balluku për Bashkim Ulaj për shembull. Unë nuk e di, ai Bashkim Ulaj si e sheh veten në pasqyrë ku çohet në mëngjes.

Të kriminalizosh biznesin e madh, do të thotë, përveç kriminalizimit të shoqërisë, përveç mungesës së arsimit, përveç mungesës së shëndetësisë, kur ti kriminalizon edhe biznesin që është motorri I ekonomisë së një vendi,është fundi.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan