Këlliçi nga protesta para Kryeministrisë: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe mënyra e komunikimit të qeverisë në publik.
Mesazhi kryesor: Duhet të jeni më aktivë online
Sipas burimeve, Rama ka theksuar se mazhoranca duhet të rrisë ndjeshëm praninë në rrjetet sociale, duke kërkuar nga ministrat dhe deputetët që të jenë më aktivë në promovimin e punës së qeverisë.
Ai është shprehur se, sipas tij, komunikimi institucional nuk po arrin të marrë mjaftueshëm vëmendje në platformat online dhe se projektet dhe investimet duhet të shoqërohen me më shumë argumentim dhe prezantim publik.
Rama ka komentuar edhe mënyrën se si shpërndahen disa video në rrjete sociale, duke sjellë si shembull pamje të një autokolone makinash të lidhura me diasporën, që sipas tij shpesh interpretohen në mënyrë të ekzagjeruar për efekt “viraliteti”.
Debat brenda grupit parlamentar
Gjatë mbledhjes ka pasur edhe diskutime të brendshme mes kryeministrit dhe deputetit Erion Braçe, ku Rama ka shprehur rezerva për postimet e shpeshta që fokusohen në problematika të ndryshme, ndërsa Braçe ka këmbëngulur se denoncimi i tyre është i nevojshëm deri në zgjidhjen e tyre.
Ndërkohë, diskutimi për aktivisten Marjana Koçeku nuk ka vijuar, pasi Rama ka ndërhyrë duke mos lejuar që tema të zgjerohej gjatë debatit të grupit parlamentar.
Protesta dhe “bota e algoritmit”
Rama ka theksuar se, sipas tij, protesta ka krijuar një realitet të amplifikuar në hapësirën digjitale, ku shpesh informacioni shpërndahet më shpejt se verifikimi i tij.
Ai ka thënë se për rreth 20 ditë vendi është përfshirë në një “vorbull digjitale” shumë më të madhe se përmasat reale të Shqipërisë, duke shtuar se sot sheshi funksionon si një “studio” që prodhon materiale për rrjetet sociale.
Në këtë kontekst, kryeministri ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, krijohen dhe përhapen narrativat në internet.
Ai ka përmendur edhe çështjen e njohur si “Aruba”, duke thënë se ajo është ricikluar në rrjete sociale derisa është shndërruar në një “të vërtetë të perceptuar”, pavarësisht mohimeve të tij.
Rama ka theksuar se ky është një shembull i qartë se si, sipas tij, algoritmet mund të deformojnë realitetin publik.
Narta dhe ndikimet e jashtme
Sipas kryeministrit, vëmendja e madhe ndaj Nartës dhe Zvërnecit nuk lidhet vetëm me çështje mjedisore, por është e ndikuar edhe nga emra dhe figura ndërkombëtare që kanë rritur jehonën e saj në rrjet.
Ai ka folur gjithashtu për “mercenarë digjitalë” dhe ndikime të huaja në narrativat online, duke pretenduar se disa prej tyre janë të sponsorizuara edhe nga shtete të caktuara.
Mesazh për socialistët
Në pjesën e brendshme të mbledhjes, Rama u është drejtuar edhe deputetëve të PS, duke thënë se brenda familjes socialiste ka individë që lëkunden nga këto zhvillime ose që e shohin me skepticizëm projektin europian.
Ai ka theksuar se Shqipëria nuk është një “hashtag”, por një projekt i madh politik dhe historik.
Diaspora zbarkon në Tiranë
Tirana po përgatitet për një protestë që pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm qytetarësh, mes tyre edhe emigrantë nga diaspora që kanë mbërritur në vend gjatë ditës së sotme.
Organizatorët dhe mbështetësit e saj flasin për një pjesëmarrje të lartë, ndërsa në kryeqytet është vënë re lëvizje e shtuar e qytetarëve që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë Shqipërisë.
Në rrjetet sociale dhe në deklaratat e shpërndara nga grupe të ndryshme, është theksuar se kjo protestë synon të ketë një jehonë të madhe publike, ndërsa pjesëmarrja e diasporës po shihet si një element që i jep asaj më shumë peshë simbolike dhe organizative.
Një shqiptar nga Anglia tregon se ka udhëtuar me avion drejt Tiranës ndërsa shokët e tij kanë ardhur me makinë dhe kanë ...
“…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi ...
Këtë të shtunë mbahet protesta madhështorë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora gjithashtu i është bashkuar k&eu...
TIRANË- Një video e një vogëlushi që përlotet për ardhjen e mijërave shqiptarëve të diasporës...
Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e q...
Mijëra shqiptarë të diasporës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit raportohet se janë nisur drejt Tiranës ...
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur nga Policia Kufitare në Himarë, pas...
Nga Ermal Mulosmani Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë. Një monolog i gjatë e viktimizues, n&...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...