I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Prej vitesh nuk kanë parë me sy investime, e shumë i detyroi të largohen. Por sot, Rama i shoi dritën në fund të tunelit atyre banorëve të komunitetit maqedonas që kanë mbetur në bashkinë e vogël minoritare, Pustec, në qarkun e Korçës.
E ndërsa komuniteti maqedonas, në juglindje të Shqipërisë, priste investime konkrete në infrastrukturë, turizëm e bujqësi me qëllim shndërrimin e Prespës në një destinacion të mirëfilltë turistik, qeveria e kryeministrit Edi Rama parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza. Qendrat do të ndërtohen gjatë dy viteve të ardhshme për emigrantët të cilët përdorin Shqipërinë si vend tranziti drejt Bashkimit Evropian.
Po ku do ndërtohen këto qendra?
Sipas planit kombëtar të kontingjencës për flukset e përziera migratore 2026-2028, i botuar në fletoren zyrtare, qendrat do të ndërtohen në njësinë administrative Zërnovsko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dolna Goricë, tre zona buzë liqenit të Prespës, ndërkohë që i gjithë territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë mjedisore, kulturore dhe turistike.
Shpopullohet Pusteci
Komuniteti maqedonas i Bashkisë Pustec kundërshton kategorikisht vendimin e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantë në këtë territor. Kjo ka nxitur reagimin e Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
" Hapja e qendrave për emigrantë në një bashki e vogël minoritare të komunitetit maqedonas, edhe mungesa totale e investimeve nga ana e shtetit shqiptar, do të çojë në shpopullimin më të madh të Bashkisë Pustec. Gjithashtu, rrezikojmë edhe humbjen edhe, edhe të komunitetit maqedonas, sepse edhe kështu banorët emigrojnë për shkak të kushteve të këqija të jetesës, edhe me këtë vendim domethënë nuk kemi as shpresë për zhvillimin e turizmit, edhe do të sjellë një shpopullim të banorëve të Bashkisë Pustec" deklaroi sot Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).
Në një deklaratë për median kryetari AMIE, Vasil Sterjovsk ngre zërin se një nismë e tillë është ndërmarrë pa konsultim me banorët dhe pa përfshirjen e pushtetit vendor dhe janë shkelur rëndë parimet e vetëqeverisjes vendore, transparencës dhe demokracisë pjesëmarrëse.'
"Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e vendosur të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantët në territorin e kësaj bashkie. Konkretisht në njësinë administrative Zërnovsko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dolna Goricë.
Ky vendim buron nga akti normativ për miratimin e planit kombëtar të kontingjencës për flukset e përziera migratore 2026-2028, i botuar në fletoren zyrtare, sipas të cilit, në rast krize, për menaxhimin e flukseve migratore, parashikohen ngritjet e 20 qendrave pritëse për emigrantët në Republikën, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë dy viteve të ardhshme. Këto qendra janë planifikuar për emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si vend tranziti drejt Bashkimit Evropian.
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian denoncon faktin se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim publik me banorët e komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec, pa përfshirjen e pushtetit vendor dhe pa dialog me aktorët lokalë, duke shkelur rëndë parimet e vetëqeverisjes vendore, transparencës dhe demokracisë pjesëmarrëse.' thotë Vasil Sterjovski.
Jo vetëm kaq. Zonat e parashikuara për këto qendra ndodhen brenda Parkut Kombëtar të Prespës dhe në një bashki të shpallur zonë turistike, çka rrezikon mjedisin, turizmin dhe zhvillimin afatgjatë të zonës. Prespa ka nevojë për investime dhe politika zhvillimi, jo për vendime që përshpejtojnë shpopullimin dhe rrezikojnë ekzistencën e komunitetit maqedonas autokton.
"Theksojmë se tre zonat e parashikuara për ndërtimin e qendrave pritëse ndodhen buzë liqenit të Prespës, ndërkohë që i gjithë territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë mjedisore, kulturore dhe turistike.
Për më tepër, Bashkia e Pustecit është shpallur zonë turistike, ndërsa fshati Zërnovsko është përfshirë nga vetë qeveria shqiptare në programin e 100 fshatrave turistikë. Banorët e komunitetit maqedonas në Prespë nuk kërkojnë qendra pritëse për emigrantë, por investime konkrete në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm me qëllim shndërrimin e Prespës në një destinacion të mirëfilltë turistik dhe ndaljen e procesit të shpopullimit të zonës.
Hapja e këtyre qendrave e kombinuara me mungesën e plotë të investimeve shtetërore, rrezikon të thellojë edhe më tej emigrimin e banorëve të Bashkisë Pustec nga vendlindja e tyre, duke vënë seriozisht në rrezik ekzistencën dhe vazhdimësinë e komunitetit maqedonas në këtë zonë" nënvizon Vasil Sterjovski
AMIE vlerëson se ky vendim përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe ndërhyrje në përbërjen demografike me pasoja afatgjata, e cila rrezikon seriozisht ekzistencën, identitetin dhe qëndrueshmërinë e këtij komuniteti, si dhe do të ketë ndikim negativ në zhvillimin e turizmit të zonës së Prespës.
Partia i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërhiqet nga ky vendim dhe të orientojë vëmendjen drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të të drejtave të komunitetit maqedonas në Prespë.
"Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian i kërkon qeverisë shqiptare heqjen e menjëhershme të Bashkisë Pustec nga harta e parashikuar për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët, planifikimin dhe realizimin e investimeve konkrete në infrastrukturë dhe zhvillim lokal, duke marrë parasysh faktin se zona e Prespës është lënë pas dore nga të gjithë qeveritë gjatë 35 viteve të fundit.
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian vlerëson se ky vendim përbën cenim të drejtpërdrejtë të nenit 16 të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, i cili ndalon shprehimisht marrjen e masave shtetërore që ndryshojnë ose synojnë të ndryshojnë përbërjen demografike të njësive të vetëqeverisjes vendore të banuara nga pakicat kombëtare.
Vendosja e qendrave pritëse për emigrantë në një bashki me popullsi autoktone maqedonase, përbën një ndërhyrje demografike me pasoja afatgjata, e cila rrezikon seriozisht ekzistencën, identitetin dhe qëndrueshmërinë e këtij komuniteti, si dhe do të ketë ndikim negativ në zhvillimin e turizmit të zonës së Prespës.
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian do të ndjekë të gjithë rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen të drejtave të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë ligjin, mjedisin, identitetin dhe vullnetin e banorëve autoktonë të Prespës.
Prej vitesh nuk kanë parë me sy investime çka ka nxiti shpopullimin, ndërsa sot, Rama i shoi edhe dritën në fund të tunelit atyre banorëve që kanë mbetur në bashkinë e vogël minoritare të komunitetit maqedonas në bashkinë e Pustecit.
Një burrë nga Teksasi u kap në një kamera sigurie duke rrahur djalin e tij trevjeçar në një incident të tmerrshë...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Lulzim Muçën, i cili akuzohet për “vrasje me dashje ...
Një 24-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. I arre...
Goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa fa...
Në Durrës, është finalizuar faza e 13-të e operacionit policor të koduar "STORM", i cili ka për qëllim goditjen e pros...
Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 m...
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar me sukses operacionin "Target", ku u arrestua 31-vjeçari Frans Begaj, i akuzuar për shpë...
Sateliti i Bashkimit Evropian ka publikuar pamje që tregojnë qartë përmasat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura t&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha e...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën ...