AKTUALITET

‘Rama tashmë një figurë e konsumuar’, Burimi: Protesta - SPAK një zhgënjim, qeveria nuk ka më asnjë shpëtim

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 10:20

‘Rama tashmë një figurë e konsumuar’, Burimi:

Protesta masive që ka pushtuar rrugët e kryeqytetit po kthehet në një makth për kryeministrin, duke i përcjellë një mesazh të qartë: jo çdo gjë mund të blihet me para, e aq më pak dashuria e një populli. Në një analizë të situatës gjatë një bisede me Flavio Qarrin në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, analisti Genc Burimi tha se del në pah se kreu i qeverisë është tashmë një figurë e konsumuar, e cila ka humbur plotësisht narrativën dhe e ka të pamundur të kthejë kohën pas. Të gjitha përpjekjet mediatike për t'u justifikuar nuk gjejnë më terren përballë një populli të mobilizuar dhe të vendosur.

Në këtë luftë pozicionesh dhe nervash, koha nuk duhet parë si armik i qytetarëve. Nxitimi për të arritur rezultate të menjëhershme mund të çojë në radikalizim, një gabim taktik që vetëm sa do t'i jepte hapësirë mbijetese pushtetit, i cili po kërkon pikërisht provokimin e turmave. Në vend të kësaj, kërkohet një presion i vazhdueshëm për të vënë para përgjegjësisë jo vetëm qeverinë, por edhe institucionet e drejtësisë.

Një zhgënjim i madh në të gjithë këtë situatë mbetet SPAK. Pavarësisht ditëve të tëra të protestave dhe revoltës qytetare, ky institucion nuk ka dhënë asnjë mesazh. Heshtja e tij vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe rrogat astronomike që paguhen nga taksat e qytetarëve. Ndaj, theksohet se presioni popullor duhet të drejtohet fuqishëm edhe drejt këtij institucioni për ta nxjerrë nga letargjia.

Kjo lëvizje qytetare i kalon kufijtë e Shqipërisë, duke u kthyer në një demonstrim të paprecedentë historik. Qëndrueshmëria e saj e përditshme ka lënë pas madje edhe modelin e protestave të "jelekverdhëve" në Francë. Kjo rritje e vazhdueshme është një mesazh i fortë edhe për ndërkombëtarët, të cilëve po u tregohet se është koha për të hapur një faqe të re në historinë e vendit.

Flavio Qarri: Protesta, a ka arritur gjëra në fakt?

Genc Burimi: Kjo është gjëja kryesore e protestës. Mesazhi që po i çon Edi Ramës që ai mund të blejë gjithçka me para, veçse dashurinë e popullit të tij kurrë. Kjo është. Dhe se është një figurë e konsumuar dhe për mua kjo është dhimbja më e madhe që po ndjen Edi Rama në këtë moment. Sepse si brenda një muaji, sa u bë një muaj e gjysmë, ai sot e ka të qartë, e ka të pamundur ta rikthejë kohën mbrapsht, përpara atij një muaji dhe të rikthejë një situatë normale. E ka të pamundur dhe prandaj shohim sot që përpëlitet me ato emisionet televizive ku dëgjon po të njëjtat broçkulla, sepse nuk ka më narrativë. Është një person krejtësisht i pafuqishëm përpara një populli të mobilizuar. Kjo është gjëja kryesore.

Pastaj e dyta, kjo tema është se sigurisht që ka njerëz që mund të jenë më të përshpejtuar që të arrijnë diçka, por nganjëherë rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë. Jemi në këtë moment, jemi në një luftë pozicionesh.

Flavio Qarri: A ti mendon që nuk ka nevojë për nxitim nga ana e qytetarëve?

Genc Burimi: Nxitimi do të ishte në dy pika: ose të kalohet në radikalizim, dhe, si të thuash, është si një ekip, të kthehemi te fusha e futbollit, që hapet shumë dhe mund t'i lërë kundërshtarit mundësi të shfrytëzojë këto hapësira. Dhe Rama këtë po kërkon të bëjë, gabime. Në reportazh e patë edhe një palë këpucë që u vunë në mënyrë simbolike përpara shkallëve të Kryeministrisë, dhe policia u ndje e provokuar, imagjinoni diçka më shumë. Kështu që, përshpejtimi është ose radikalizim, që sigurisht s'e kemi në dorë, mund të ketë dhe elementë që kërkojnë të shkojnë në atë drejtim, por për mendimin tim, është t'i jepet Ramës një hapësirë e panevojshme. Mobilizimi i jashtëzakonshëm është po ashtu një presion që mund t'i vihet më shumë SPAK-ut, sepse rruga kjo është: ose e heq populli me radikalizim, ose e heq SPAK-u me butësi.

Se SPAK-u në fakt është zhgënjyes, është, për ta thënë ashtu siç është, është zhgënjyes. Janë 30 ditë, 30 ditë dhe parulla që bëjnë heronjtë, domethënë SPAK-u mund të jetë dhe fundi i kësaj tragjikomedie, por SPAK-u bën 30 ditë, nuk po çon as edhe një mesazh. Ndërkohë që ky SPAK legjitimitetin dhe ato rrogat astronomike i merr nga ky popull i nxjerrë, nga ato taksa. Kështu që SPAK-ut i duhet një lloj presioni shumë i madh, që ky të lëvizë. Por është rruga e mesme, është rruga e pozicioneve, është rruga e lojës së nervave, është rruga kush do të dorëzohet i pari, dhe në këtë pikëpamje, Rama është një humbës, se ai do të ketë gjithmonë një bërthamë, një bërthamë protestuesish që nuk e lëshojnë atë bulevard. Dhe këtu duhet bërë mirë llogaritë. Pastaj mbrapa që Rama vetë të thotë që shikoni e keni të zgjatur, një muaj, dy muaj po largohem, kjo po ashtu është një utopi. Kjo rezistencë ka avantazhin që mund t'u tregojë atyre tutorëve të Edi Ramës që ndodhen jashtë, pra kancelarive, që zotërinj ka ardhur momenti të kalojmë në një faqe të re të historisë së Shqipërisë, kështu nuk vazhdohet se s'mund të mbash një popull në rrugë, me javë edhe me muaj.

Po që ndërkombëtarët po ashtu dhe ata të reagojnë, duhet arritur në këtë masë kritike rezistence. Prandaj u themi ndërkombëtarëve të habitur se ndoshta s'i kanë pare që ka njerëz që manifestojnë. Kjo është diçka historike dhe për Evropën. Nuk kam parë unë, me aq sa di, me aq sa njoh, me aq sa kam lexuar, nuk kam parë në Evropë, një lëvizje të tillë që është çdo ditë. Se dhe Franca e pati, po s'e pati çdo ditë. E patën me jelekverdhët, por nuk i patën çdo ditë. Kjo është çdo ditë dhe shkon në rritje e sipër. Pra është një lojë nervash, në të cilën Rama, për mendimin tim, s'mund të ketë më argumenta të rezistojë pas një farë kohe. Se çfarë lëvizje do nxjerri pastaj mbrapa, a do jetë e parakohshme, a e menjëhershme, a ndonjë mekanizëm...

Flavio Qarri: Pra nuk ka ngjashmëri me lëvizjen e studentëve, thoni ju, të 2018-ës që nuk i paqton dot ata me një marrëveshje për universitetin? Se i bie që të bëjë një marrëveshje të re për shtetin.

Genc Burimi: Kjo është merita e kësaj lëvizje. Se ajo filloi si në 2018-ën pra me një kërkesë apolitike. 2018-ta ishte për shkollat, kjo ishte për flamingot. Por kjo pastaj, kjo lëvizja aktuale, kaloi në lëvizje thellësisht politike. Duam largimin e Ramës, duam një Republikë të re, një Shqipëri të re. Kurse studentët nuk donin një Shqipëri të re. Ata donin si të thuash, të përmbushin disa kërkesa të tyre korporatiste që i kishin të drejta, por që ishte e lëvizjes së tyre. Kurse kjo është një lëvizje mbarëkombëtare, shumë politike, që do largimin e Ramës. Jemi në një situatë ku asnjë palë nuk pranon të tërhiqet. Asnjë palë. Jemi si në një binar, domethënë që asnjë palë nuk do ta lëshojë, por përballë Rama ka masën, ka turmën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan