Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...

Një raport teknik i përgatitur nga ekspertë të Këshillit të Europës ngre shqetësime mbi mënyrën se si përdoret masa e paraburgimit në Shqipëri, duke theksuar se ajo nuk po zbatohet gjithmonë si mjet i fundit, siç kërkojnë standardet europiane.
Në dokument theksohet qartë se “paraburgimi duhet të përdoret vetëm kur është rreptësisht i domosdoshëm dhe proporcional”, duke nënvizuar se privimi nga liria nuk mund të shërbejë si dënim i parakohshëm përpara vendimit përfundimtar të gjykatës.
“Paraburgimi duhet të përdoret vetëm kur është rreptësisht i domosdoshëm dhe si masë e fundit. Ai nuk duhet të përdoret për arsye ndëshkuese dhe nuk mund të shërbejë si paradhënie e dënimit. Çdo vendim për paraburgim duhet të mbështetet në një analizë konkrete dhe të individualizuar të rrezikut, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.”
Ekspertët konstatojnë se gjykatat shqiptare, në shumë raste, justifikojnë paraburgimin me arsye të përgjithshme dhe jo të individualizuara. Sipas raportit, arsyetimi i vendimeve nuk duhet të jetë i përgjithshëm apo abstrakt, por i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.
“Vendimet për paraburgim nuk duhet të mbështeten në arsyetime të përgjithshme ose abstrakte, siç janë referencat e paqarta për sigurinë publike apo seriozitetin e veprës penale. Autoritetet gjyqësore janë të detyruara të japin arsye relevante dhe të mjaftueshme, të lidhura drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes dhe me situatën individuale të personit të ndaluar.”
Një tjetër problematikë e evidentuar lidhet me kohëzgjatjen e paraburgimit. Raporti vëren se autoritetet duhet të tregojnë “kujdes të veçantë” në zhvillimin e procedurave, pasi zgjatja e hetimeve nuk mund të justifikojë automatikisht mbajtjen e një personi në paraburgim.
“Sa më e gjatë të jetë periudha e paraburgimit, aq më e fortë duhet të jetë arsyeja për vazhdimin e tij. Autoritetet duhet të demonstrojnë kujdes të veçantë në zhvillimin e procedurave dhe nuk mund të justifikojnë mbajtjen në paraburgim vetëm mbi bazën e zgjatjes së hetimeve. Çdo rishikim duhet të vlerësojë realisht nëse masa mbetet e nevojshme dhe proporcionale.”
Dokumenti thekson gjithashtu se gjykatat duhet të shqyrtojnë realisht masat alternative, duke sqaruar se paraburgimi nuk duhet të përdoret kur masat më pak kufizuese mund të adresojnë rreziqet procedurale.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të ope...
Teksa Kryeministri Rama po fliste ditën e sotme ‘live' për rritjen e pagave të gjyqtarëve, një qytetar i ka komentuar në F...
Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj. Motiv...
Një 65-vjeçar nga Tepelena rezulton i humbur prej dy ditësh, kurse familja e tij ka kërkuar ndihmën e Policisë për kë...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka zbardhur detaj...
Prokuroria e Tiranë ka urdhëruar hetime ndaj subjekteve që ofrojnë shërbime postare, ku janë sekuestruar 13 mln lekë pë...
Partia Demokratike deklaron se për trafikun e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, një krim mjedisor i përmasave të më...
Dy kushërinj shqiptarë, të moshës 57 dhe 51 vjeç, u arrestuan për një seri grabitjesh dhe vjedhjesh në banesa në...
Katër shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikim droge kryesisht kokainë, n&eu...
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit t&eu...