AKTUALITET

'Shqipëria me mbrojtje të dobët' – Raporti i SHBA ngre alarmin për sulmet kibernetike nga Irani

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 22:32
'Shqipëria me mbrojtje të dobët' – Raporti i SHBA

Në raportin "Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026” publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, përmendet dhe Shqipëria.

Dokumenti paralajmëron për kërcënime globale, ndër të cilat dallohen konkurrenca në rritje midis fuqive të mëdha, veçanërisht midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, si dhe zhvillimi i shpejtë i sulmeve kibernetike dhe teknologjive që mund të përdoren për destabilizimin e shteteve.

Në raport thuhet se Irani paraqet një kërcënim për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së në formën e spiunazhit kibernetik dhe sulmeve kibernetike. Dhe sulmi kibernetik i Shqipërisë nga Irani që në korrik 2022 mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti përmendet si shembull.

Të tjerë aktorë kibernetikë që vazhdojnë të paraqesin kërcënime kritike për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së janë Kina, Rusia  Koreja e Veriut dhe grupet e ransomëare-it do të vazhdojnë të paraqesin kërcënime kritike për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së.

Çfarë thotë  raporti për sulmet kibernetike dhe Shqipërinë?                         

“Aktorët kibernetikë nga Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe grupet e ransomëare-it do të vazhdojnë të paraqesin kërcënime kritike për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së.

Këta aktorë globalë kibernetikë pothuajse me siguri do të vazhdojnë aktivitetet keqdashëse kibernetike, sepse ato u ofrojnë atyre vlerë të jashtëzakonshme për mbledhjen e inteligjencës dhe përfitime financiare.

Këta kundërshtarë kibernetikë gjithashtu kanë aftësinë të paravendosin ose të ekzekutojnë sulme shkatërruese dhe të ndërprerjes ndaj infrastrukturës kritike dhe objektivave të tjera të SHBA-së. Ata vazhdojnë të investojnë burime në operacione për të komprometuar sistemet amerikane dhe burimet kyçe globale të IT-së.

Kina është kërcënimi kibernetik më aktiv dhe më i vazhdueshëm për qeverinë e SHBA-së, sektorin privat dhe rrjetet e infrastrukturës kritike, ndërsa Rusia paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për sulme kibernetike të avancuara dhe inteligjencë të huaj. Të dy vendet po vazhdojnë përpjekjet e tyre të R&D dhe paravendosjes për të avancuar kapacitetet e tyre kryesore të sulmeve kibernetike për përdorim kundër SHBA-së.

Irani paraqet një kërcënim për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së në formën e spiunazhit kibernetik dhe sulmeve kibernetike. Operatorët kibernetikë iranianë më parë kanë përdorur sulme kibernetike kundër objektivave me mbrojtje të dobët dhe kundërshtarëve më të dobët, si Shqipëria. Irani ruan qëllimin e vazhdueshëm për të targetuar SHBA-në dhe aleatët dhe partnerët e saj me operacione kibernetike, pavarësisht sfidave që ka hasur së fundmi gjatë Luftës 12-ditore në 2025, ku Teherani pati vështirësi në mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike izraelite dhe në përgjigjen me të njëjtën mënyrë.

Vlen të theksohet se proxy-t iranianë dhe hacktivistët jashtë Iranit gjithashtu do të kërkojnë operacione kibernetike kundër objektivave amerikane, por këto ndoshta do të jenë më pak të avancuara teknikisht. Më 11 mars, një grup hakerësh i lidhur me Iranin mori përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj një kompanie amerikane të teknologjisë mjekësore, si hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.  Grupi pretendoi se kishte fshirë rreth 200 mijë sisteme dhe kishte nxjerrë 50 terabajt të dhëna nga kompania. 

Programi kibernetik i Koresë së Veriut—i kombinuar me përdorimin nga Pheniani të punonjësve të IT-së me kredenciale të falsifikuara për të siguruar punë në kompani që nuk janë në dijeni—është i sofistikuar dhe fleksibël. Koreja e Veriut është në gjendje të kryejë spiunazh, krim kibernetik dhe sulme kibernetike.

Vjedhjet e kriptomonedhave dhe krime të tjera financiare vazhdojnë të sigurojnë të paktën 1 miliard dollarë çdo vit për financimin e programeve të armëve të regjimit. Zgjerimi i sulmeve me ransomëare (Shenim redaksional: sulm kibernetik (virus/malëare) që bllokon ose enkripton të dhënat e një kompjuteri apo sistemi dhe kërkon pagesë për t’i zhbllokuar)

Grupet e ransomware-it, kriminelët e tjerë kibernetikë dhe hacktivistët—po adoptojnë qëndrime gjithnjë e më agresive në sulmet kibernetike.

Në veçanti, sulmet me ransomware dëmtojnë infrastrukturën kritike dhe operacionet e bizneseve në SHBA, duke sjellë ndërprerje të aktivitetit, humbje të të ardhurave dhe humbje apo vjedhje të të dhënave sensitive. Grupet e ransomëare-it po kalojnë drejt sulmeve më të shpejta dhe në volum të lartë, duke e bërë më të vështirë për ekspertët e sigurisë të identifikojnë dhe të zbusin incidentet.

Kosova dhe rajoni dhe ndikimi rus

Raporti i komunitetit të inteligjencës amerikane paralajmëron për një gamë më të gjerë kërcënimesh në Evropë, përfshirë ndikimin politik, dezinformimin dhe përpjekjet për të cenuar arkitekturën e sigurisë, duke e konsideruar Ballkanin si një zonë veçanërisht të ndjeshme.

Sa I takon Ballkanit  Perëndimor në raport vlerësohet se rajoni mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Raporti evidenton se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Raporti vjetor mbi kërcënimet, e kishte përfshirë Republikën e Kosovës edhe në vitin 2024, pas agresionit në Banjskë dhe përplasjeve mes protestuesve serbë dhe KFOR-it në komunat veriore në maj 2023, ku ishin lënduar mbi 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s.

Raporti paralajmëronte dhunë ndër-etnike edhe në 2024-ën. Atë vit ndodhi akti terrorist në kanalin ujor në Varagë të Zubin Potokut, me qëllim destabilizimin e sigurisë.

Rusia armë bërthamore kundër satelitëve

Raporti evidenton dhe se armët bërthamore po përbëjnë një kërcënim në rritje për satelitët. Rusia po zhvillon një satelit të ri që synon të mbajë një armë bërthamore si kapacitet kundër satelitëve.

"Një shpërthim bërthamor në hapësirë do të dëmtonte satelitët dhe infrastrukturën, si të sigurisë kombëtare ashtu edhe ato komerciale, të të gjitha vendeve. Ai gjithashtu do të pengonte përdorimin e hapësirës nga SHBA si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan