“Reuters”: Mijëra në rrugë, protesta më e madhe deri tani në Tiranë
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të mërkurën në demonstrat&e...
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë &ldqu...
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkua...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...
Gazetari Klodian Tomorri ishte i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ku komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me grosistët e karburanteve dhe zhvillimet e fundit në tregun e naftës.
Sipas Tomorrit, masat e paralajmëruara nga qeveria nuk kanë lidhje direkte me uljen e çmimit të karburanteve, por përkundrazi rrezikojnë ta rrisin atë. Ai u ndal veçanërisht te nisma për gjurmimin e karburantit, të cilën e cilësoi si një rikthim të pjesshëm të koncesionit të markimit.
Gazetari shpjegoi se kjo skemë pritet të zbatohet nga një kompani shtetërore-private, e ngjashme me AlpTrace, e cila aktualisht merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Sipas tij, kësaj kompanie do t’i besohet edhe gjurmimi i karburantit nga dogana deri në destinacion.
Ai theksoi gjithashtu se tregu shqiptar funksionon me rezerva fizike të mbajtura nga tregtarët, por që janë në pronësi të furnitorëve dhe çmimi i tyre përcaktohet çdo ditë. Ndërkohë, sipas tij, planet për krijimin e një rezerve shtetërore minimale prej rreth 242 mijë tonësh karburant do të kenë kosto shumë të lartë.
Sipas gazetarit, të gjitha këto elemente do të reflektohen në rritje të mëtejshme të kostos për qytetarët, në një kohë kur qëllimi i deklaruar i takimit ishte ulja e çmimit të naftës.
‘Ne kemi marrë masa shtuar dy tarifat e reja dje. Po sigurisht që qytetarët ndoshta mund ta kenë pak të paqartë, por ajo që tha kryeministri që do bëjmë gjurmimin e karburantit, është praktikisht rikthimi pjesërisht i koncesionit të markimit, që tani bëhet nga një shoqëri e përbashkët shtetërore-private, pra kanë krijuar një kompani këta e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, që zëvendësoi koncesionin e famshëm të pullave fiskale, që quhet AlpTrace dhe kësaj tani do t'i japin edhe gjurmimin e karburantit. Pra të të të gjurmojë karburantin kur del nga dogana jonë dhe kur shkon në tranzit. Po kjo është një masë e cila nuk ka asnjë lidhje me qëllimin e naftës. Sepse kjo ka lidhje maksimumi, pra ideja është që këta thonë që tregtarët e karburanteve të cilët marrin naftë dhe e deklarojnë për rieksport në Kosovë, nuk e çojnë atje po bëjnë evazion e shesin këtu brenda duke shpëtuar taksën. Kjo s'ka lidhje me çmimin, nuk është masë që ka lidhje me çmimin. Kjo thjesht është një masë e cila do shtojë një tarifë të re në çmimin e naftës sepse ajo kompania...
Ajo kompania që do bëjë këtë punën që do gjurmojë këta, me një teknologji të avancuar tha kryeministri, të padukshme, ku di unë, se i ka qejf këto gjërat e padukshme. Ajo do marri një tarifë, e cila do të paguhet nga ne në çmimin e naftës, sepse ajo do ja u mbledhi kompanive të karburanteve, ato do e përcjellin në çmim, do ta paguajmë ne.
30 ditë të mbuluara. Mirëpo ajo që ndodh në Shqipëri është kjo situatë, sepse Genci tha, ne kemi totalin. Ne nuk kemi total. Ajo që ndodh është që tregtarët shqiptarë të karburanteve e mbajnë fizikisht këtë rezervë në depot e tyre, por ajo është e furnitorit dhe ajo del me çmim ditor. Pra është aty, por del me çmim ditor. Pra në qoftë se ata...
Janë , do hyjnë dy faktorë shtetërorë. Është njëri që do menaxhojë rezervën, që do jetë thjesht për rezervën, dhe një tjetër që ky e ka thënë, kryeministri ka thënë që do futet në tregtimin e karburanteve, kjo është tjetër histori.
Tani çfarë do ndodh me rezervën? Sipas ligjit, duhet që këta të krijojnë një rezervë minimalisht sa 242,000 ton karburante, sipas ligjit të ri. Që do t'i blejë kompania shtetërore, agjencia shtetërore e rezervës së sigurisë apo çfarë emri do t'i vënë. Me çmimin sot, 240,000 ton janë 300 milionë euro vetëm për ta blerë. Sepse 1 ton naftë ka shkuar 1250, 300 milionë për ta blerë. Përtej kësaj, agjencia shtetërore, se do mbahet diku ajo rezerva apo jo? Tani, do marri qira depo nga privatët. Kostoja e qirasë është diku te 10 euro për ton në muaj. Llogariti, i bie dhe nja 20 e ca milionë euro të tjera për ta mbajtur. Përtej kësaj, ka dhe një problem tjetër, sepse karburanti për shkak të vetive që ka, diku skadon. Pra nafta nuk e di sa ka, një vit, dy vjet, dhe duhet ta rinovosh rezervën. Çfarë do ndodh? Do ndodh që kjo agjencia do hyjë e do blejë nëpër bursa. Pra hapet një shteg tjetër. Kështu që kjo do shtohet në finale fare në tarifë. Pra do rrit koston. Në vend që të jetë të kontrolloj...
Pra ne u mblodhëm, këtu u bë një takim i cili u shpall se kishte qëllim që do ulte çmimin e naftës, do lehtësonte popullsinë e të tjera e të tjera, dhe ndërkohë doli me dy propozime për të rritur çmimin e naftës.
Ajo është progresive. Po pikërisht, mirë se kjo më bën përshtypje, ia lejon dhe konkurrenca sepse ti po të shikosh në tregjet rajonale, pesha e taksave e jona është gati dyfish krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Pra ka një marsh të gjerë ky i cili mund të vepronte dhe jo të thoshte shiko se unë rrezikohem në konkurrencën rajonale’, tha gazetari Klodian Tomorri ndër të tjera në SYRI TV.
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici. Hasa u shpall në kërkim pasi u zbuluan rreth 4000...
Nga 61 bashki në Shqipëri, 40 janë ose kanë qenë aktualisht nën hetim penal nga SPAK, kryesisht për abuzime me tenderat e inv...
Patronazhi politik është shndërruar në mekanizmin kryesor që po ushqen korrupsionin dhe po deformon qeverisjen në Ballkanin Per&eu...
Pamjet që shikoni janë nga banesa e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, brenda së cilës u gjetën...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, ku sipas të cilit, Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë s&e...
Piranjat news publikon videon e 'shtëpisë së barit' që ishte ngritur në bodrumin e magazinës në pronësi të drejtori...
Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një ...
SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 112 të vitit 2019, në ngarkim të katër të pandehurve: Behar dhe Safet Bajri, ...
Pas Fierit, kompania farmaceutike Rejsi Farma është paditur nga Drejtoria qendrore e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm për shkak ...
Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë, në një fshat t&eum...