I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

TIRANË- Komisioni Europian pret që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në 2025-2026, në 3.5-3.6%, pas një rritjeje të fortë prej 4% në 2024-n. Komisioni e bazon parashikimin në faktorë të tillë si ngadalësimi i ndikimit të efektit të rritjes së pagave në sektorin publik, rritjes më të ngadaltë të turizmit, ngërçit të shkaktuar në tregun e punës si rrjedhojë e emigracionit, që po ul gjithmonë e më shumë forcën punëtore të kualifikuar.
“Pas një vrulli të fortë të rritjes në vitet e mëparshme, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025 dhe 3.5% në 2026, e udhëhequr nga kërkesa e brendshme. E mbështetur nga turizmi, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, ndërsa eksportet e mallrave pritet të rikuperohen disi pas dy viteve të tkurrjes së konsiderueshme. Pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% vitin e ardhshëm. Deficiti fiskal pritet të zgjerohet përpara se të bjerë nën 2% të PBB-së në vitin 2026. Raporti borxh publik ndaj PBB-së parashikohet të ulet vetëm gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së”, thuhet në raport.
KE thekson se rritja ekonomike e Shqipërisë mbeti e fortë në 2024, në nivelin 4%, e udhëhequr nga kërkesa e brendshme e fuqishme, performanca e mirë e turizmit dhe aktiviteti i qëndrueshëm i ndërtimit.
Rritja e konsumit të familjeve u mbështet nga rritja reale e pagave në kushtet e ngadalësimit të inflacionit, si dhe nga përshpejtimi i rritjes së kredisë. Rritja e konsumit publik ishte e lartë për shkak të fazës së dytë të reformës së pagave në sektorin publik. Krijimi i vendeve të punës në sektorin e shërbimeve mbështeti rritjen e punësimit. Eksportet e shërbimeve u zgjeruan, por eksportet e mallrave ranë ndjeshëm për shkak të një ambienti të pafavorshëm të jashtëm dhe forcimit të lekut.
Ngjashëm me vitin 2023, shumica e sektorëve ekonomikë shënuan rritje të prodhimit, por bujqësia dhe industria u tkurrën. Në periudhën 2025–2026, rritja e PBB-së parashikohet të moderohet krahasuar me vitet e mëparshme, por të mbetet e qëndrueshme në nivelet 3.6% dhe 3.5% përkatësisht.
Rritja e konsumit publik pritet të ngadalësohet ndërsa ndikimi i reformës së pagave zbehet, ndërsa konsumi privat, i mbështetur nga rritja reale e pagave dhe përmirësimet në tregun e punës, pritet të mbetet i fortë gjatë gjithë horizontit të parashikimit. Rritja e investimeve mbështetet nga kushte të favorshme financimi dhe zbatimi i Agjendës së Reformave në kuadër të Mekanizmit të BE-së për Reformë dhe Rritje.
Në aspektin e jashtëm, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohet, por rritja e ardhjeve të turistëve pritet të zbutet nga nivelet dyshifrore të viteve të fundit. Pas rënies së thellë në 2024, eksportet e mallrave parashikohen të rikuperohen disi, ndërsa sektori i mallrave po kalon në ndryshime strukturore dhe efekti i forcimit të monedhës po zbehet.
Deficiti i llogarisë korrente pritet të rritet lehtë nga niveli historikisht i ulët i regjistruar në 2023, por të mbetet ndjeshëm nën mesataren afatgjatë, duke treguar përmirësime strukturore të sjella nga rritja e turizmit.
KE parashikon që rreziqen mbeten në kahun negativ, të lidhura me ndryshimet në kursin e këmbimit dhe normat e interesit, si dhe mungesën gjithnjë e më të fortë të fuqisë punëtore të kualifikuar, e përkeqësuar nga emigracioni.
Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme që lidhen me ndikimin ekonomik të tarifave ndaj partnerëve të saj kryesorë tregtarë në BE, si Italia. Për më tepër, pasiguritë globale dhe rreziqet gjeopolitike mund të ndikojnë në hyrjen e investimeve të huaja direkte.
Punësimi u rrit në vitin 2024 dhe pritet të vijojë të rritet edhe në periudhën 2025–2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Një normë më e lartë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore pritet të jetë faktori kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërkohë që emigracioni i vazhdueshëm ka gjasa të jetë një kufizim. Norma e papunësisë pritet të mbetet e qëndrueshme, ndërsa pagat vazhdojnë të rriten.
Në vitin 2024, deficiti buxhetor i përgjithshëm i qeverisë u ngushtua në 0.7% të PBB-së, më i ulët se objektivi buxhetor prej 2.3%. Ndërsa të ardhurat u performuan mirë, ky rezultat fiskal ishte pjesërisht rezultat i nënrealizimit të investimeve publike. Deficiti buxhetor parashikohet të zgjerohet në 2.4% të PBB-së në 2025, për shkak të rritjes së shpenzimeve, veçanërisht shpenzimeve kapitale.
Rritja e të ardhurave pritet të mbështetet nga zbatimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave gjatë periudhës 2025–2026, e cila fokusohet në përmirësimin e administratës tatimore dhe doganore.
Një raport më i ulët shpenzimesh ndaj PBB-së (i nxitur nga ulja e shpenzimeve si korrente ashtu edhe kapitale) pritet të ndihmojë në uljen e deficitit buxhetor në 1.9% të PBB-së në vitin 2026.
Bilanci primar parashikohet të mbetet në suficit, në përputhje me rregullin fiskal kombëtar. Raporti borxh ndaj PBB-së i qeverisë ra nën 55% në 2024, i mbështetur nga bilanci primar pozitiv, rritja nominale e PBB-së dhe forcimi i kursit të këmbimit. Raporti i borxhit pritet të ulet më tej në vitet 2025–2026, por me një ritëm më të moderuar, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së, thekson KE./ Monitor
TIRANË- Një rekomandim që ka shkuar në thuajse të gjithë spitalet publike në vend ka kërkuar që këta të...
DURRËS- Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka pla...
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një...
sherri TIRANË- Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacio...
foto ilustruese KORÇË- Një prift në Korçë ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërbe...
foto ilustruese TIRANË- Importet e qumështit në Shqipëri shënuan një rënie të ndjeshme gjatë katërmujorit...
FIER- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. I riu është arrestuar pasi ka plagosu...
TIRANË- Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një form&...
foto ilustruese ELBASAN- Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar në Elbasan për hetimet e krimeve zgj...
foto ilustruese TIRANË- Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, ...