AKTUALITET

Raporti i KLGJ-së/ Mjeku: Në QSUT po bëhet krim me të sëmurët me kancer, katër–pesë drejtorë kanë ndryshuar

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 09:41
Raporti i KLGJ-së/ Mjeku: Në QSUT po bëhet krim me të

Mjeku Erion Dasho, nga studioja e “Kafe Shqeto”, komentoi situatën e QSUT-së dhe krizën në shëndetësi, duke theksuar se ndryshimet e shpeshta të drejtorëve dhe mungesa e vëmendjes nga qeveria po dëmtojnë rëndë funksionimin e institucionit më të madh spitalor të vendit.

Sipas tij, raporti i KLGJ që duhet të vihet menjëherë në tryezën e ministres së Shëndetësisë, tregon realitetin shqiptar: aty nuk ndodhin vetëm shkelje procedurale, por edhe krime që rrezikojnë jetën e pacientëve, sidomos në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Dasho kritikoi qeverisjen aktuale, duke theksuar se ndryshimi i medikamenteve dhe ndërhyrja në protokollet e trajtimit pa arsye shkencore është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Ai nënvizoi se respektimi i protokolleve onkologjike është “fati më i madh” që mund të ketë një pacient në luftën kundër sëmundjeve tumorale.

Mjeku Erion Dasho:

"Katër–pesë drejtorë kanë ndryshuar në QSUT gjatë kohëve të fundit, ku drejtori i fundit qëndroi vetëm dy muaj në detyrë, u emërua në korrik dhe u largua në shtator.

Kjo tregon se ky është një institucion që nuk ka as edhe vëmendjen më të vogël të piramidës së qeverisjes shqiptare.

Ky raport i KLGJ duhet të vendoset në radhën e parë të ministres së Shëndetësisë në tryezë, sepse kur u prezantua për më pak se një muaj, tha se QSUT nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga spitalet në Romë apo në Britani, ku ka punuar vetë.

Ky lloj mentaliteti me të cilin vjen ministria e re dhe ky lloj mentaliteti që ka punuar ministria paraardhëse, është realiteti shqiptar.

Ajo që thotë Osmani dhe raporti janë të vërteta dhe kjo do të thotë se aty nuk po ndodhin vetëm shkelje, por po ndodhin krime.

Osmani është bërë gjysmë mjek tani dhe e ka sqaruar fare mirë: në rastin e sëmundjeve tumorale, protokolli është i shenjtë, sepse është fat i madh kur një sëmundje aq e rëndë (sepse ne themi “tumor”, por tumori mund të jetë në çdo organ, në qindra apo dhjetëra forma) trajtohet sipas protokollit.

Pra, nuk ekziston një tumor apo kancer i vetëm si sëmundje. Kanceri është shumë lloje sëmundjesh, dhe kur arrin një tumor të caktuar brenda gjithë asaj game preparatesh, gjen një kombinim që është efektiv, ose për ruajtjen e jetës së qytetarit, ose për zgjatjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Ky është një fat shumë i madh.

Në momentin që ti thua se ky pacient nuk përfiton nga ky protokoll, ose mund t’i zgjatet jeta, kjo është arritja më e madhe që ka në fushën e vet mjeku onkolog.

Dhe të tentosh ta sabotosh këtë, duke thënë se ky medikament nuk funksionon dhe do ta zëvendësosh me një tjetër, është gabim total.

Një terapi mund të zëvendësohet vetëm kur ajo nuk funksionon, jo kur është duke funksionuar; të ndryshosh preparatin në mes të ciklit të trajtimit është e papranueshme".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë