AMP arreston oficerin e Policisë në Durrës, procedohen dy të tjerë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...
Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një tran...
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta ng...

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Sarandë evidenton një rritje të ndjeshme të shpenzimeve operative gjatë vitit 2024, duke shtuar presionin mbi financat vendore. Konkretisht, shpenzimet për paga dhe përfitime janë rritur nga 127,217,485 lekë në vitin 2023 në 163,299,229 lekë në vitin 2024, me një rritje prej 36,081,744 lekë, ose 28.4%, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore janë shtuar nga 21,076,685 lekë në 27,020,621 lekë, pra me 5,943,936 lekë më shumë.
Kjo rritje e kostove të personelit reflekton një zgjerim të barrës buxhetore, që sipas auditimit kërkon një menaxhim më të kujdesshëm për të garantuar qëndrueshmërinë financiare, sidomos në kushtet kur këto shpenzime janë të natyrës fikse dhe kufizojnë hapësirat për investime dhe shërbime të tjera publike.
Paralelisht me këtë tendencë, raporti thekson edhe varësinë e lartë të bashkisë nga transfertat e buxhetit qendror. Të ardhurat nga transfertat për njësitë e qeverisjes vendore rezultojnë në nivele të konsiderueshme, duke kaluar mbi 600 milionë lekë, çka tregon se një pjesë e madhe e funksionimit financiar të Bashkisë Sarandë mbështetet në fondet që vijnë nga qeveria qendrore dhe jo në të ardhurat e gjeneruara vetë në nivel vendor.
Sipas raportit, kombinimi i rritjes së shpenzimeve për personelin me një varësi të theksuar nga transfertat buxhetore krijon një profil financiar me rrezik, ku burimet e veta nuk janë të mjaftueshme për të përballuar zgjerimin e kostove, ndërsa hapësirat për investime dhe përmirësim shërbimesh mbeten të kufizuara.
Po kështu, sipas auditimit, një nga rastet më problematike lidhet me mosreflektimin në pasqyrat financiare të një sipërfaqeje totale prej 5,133.81 hektarësh të transferuar në pronësi të bashkisë, përfshirë 430.9 ha pyje dhe 783.3 ha kullota. Kjo gjë ka sjellë një pasqyrim të pasaktë të llogarisë “Pyje, kullota, plantacione”, e cila në fund të vitit 2024 paraqitet në vlerën 83,323,719 lekë, pa reflektuar realisht gjithë pasurinë në pronësi.
Në këto kushte, sipas KLSH-së, nuk sigurohet një pasqyrë e saktë e gjendjes kontabël dhe bëhet i pamundur krahasimi me gjendjen fizike gjatë inventarizimit, duke cenuar besueshmërinë e Pasqyrës së Pozicionit Financiar dhe duke pamundësuar dhënien e një opinioni të plotë për këto aktive.
KLSH-ja konstaton se nuk janë ngritur komisione për verifikimin e këtyre aktiveve dhe nuk është hartuar asnjë raport mbi inventarizimin fizik, që do të duhej të përfshinte vlerësimin e gjendjes fizike, cilësinë e ruajtjes dhe evidentimin e diferencave të mundshme.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024 janë marrë 13 certifikata pronësie për pasuri të llojit kullotë dhe pyll, por këto nuk rezultojnë të pasqyruara në kontabilitet në llogarinë përkatëse, duke thelluar më tej pasaktësitë në raportim.
Për të korrigjuar këtë situatë, KLSH-ja rekomandon që strukturat përgjegjëse të bashkisë, në bashkëpunim me drejtoritë ekonomike dhe juridike, të ndërmarrin masa për evidentimin dhe regjistrimin e pronave me certifikatë pronësie, si dhe të kryejnë vlerësimin e aseteve përmes ekspertëve të licencuar, në mënyrë që këto pasuri të regjistrohen saktë në kontabilitet dhe të reflektohen drejt në pasqyrat financiare. /Ekofin.al
Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë. Sipas medieve spanjolle, trupi i tij ishte futur në nj&eum...
Zjarrëfikësi Jonus Murataj ka rrëfyer detajet e një prej ndërhyrjeve më dramatike të karrierës së tij, shpët...
Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat 12-katësh në rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “...
Një zjarr masiv që përfshiu për 9 orë një pallat në Tiranë ka ngritur alarmin përtej dëmeve të dukshme ...
Gjykata e Kasacionit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e akuzuar për vrasj...
SPAK drejt mbylljes së hetimeve për dosjen e IPARD-it. Ka nisur thirrja e personave nën hetim për komunikimin e akuzave. Reni Ashiku &eu...
Në mëngjesin e 10 marsit 2026, një mesazh i njohur shfaqet sërish në katër kanale Telegram të grupit “Homelan...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka përfunduar...
Biznesmeni i ndërtimit Orest Sota qëndroi për rreth pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku d...
Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do të vijojnë edhe ditën e sotme të operojnë me shër...