Revolta për largimin e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kë...
Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët d...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej ...
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do t&e...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...

Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do të vijojnë edhe ditën e sotme të operojnë me shërbim të reduktuar nga 40 deri në 60%.
Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mbasditen e djeshme me përfaqësues të operatorëve për 450 linjat e vendit dhe drejtues të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban.
Pas përfundimit të mbledhjes, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj, tha për “Monitor” se operatorët janë të pritje të takimit me institucionet përgjegjëse për miratimin e kërkesës së tyre për dhënie të kompensimit.
Në të kundërt nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet prej tyre do të përshkallëzohen masat për reduktim të mëtejshëm të shërbimit.
“Operatorët mbetën të vendosur për miratimin e kërkesës së tyre për dhënie kompensimi deri në 100 lekë për litër pas shtrenjtimit të çmimit të naftës, kërkesë dorëzuar që në takimin e zhvilluar më 1 Prill nëpërmjet një “Pakete antikrizë emergjente” ministrive, për të evituar e reduktimit të shërbimit që nivel kombëtar ka arritur deri në 60%.
Në rast të mosreagimit nga institucionet prej tyre masat për reduktim shërbimi do të përshkallëzohen”, tha Memaj.
Në ditën e parë të protestës së operatorëve numri i autobusëve për 50 linjat urbane të Tiranës nga 200 arriti në 115 mjete në shërbim.
Ndërsa në rrethe reduktimi i shërbimit ishte më i lartë. Për në qytetin e Durrësit numri i autobusëve që ofrojnë shërbimin publik është reduktuar me 50%, në qytetin e Vlorës me 60%, në Berat me 60%, në Lushnjë me 50% dhe në Peshkopi me 40%.
Sot numri i autobusëve në rrethet kryesore ku funksion transporti publik urban dhe interurban ka arritur deri në 60%.
Nga përllogaritjet e shoqatave të transportit publik shtrenjtimi i çmimit të naftës ka rritur kostot e operatorëve deri në 800 mijë euro në muaj, duke vështirsuar situatën e tyre financiare për të vijuar me shërbim të plotë.
Nga shoqatat e transportit publik është propozuar që kompensimi të kryhet për një periudhë 6 mujore dhe fondi llogaritet në vlerën e 300 mln lekëve apo rreth 3 mln euro.
Për masën e kompensimit të çmimit të naftës, Kostandin Foni kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas pohoi më herët se skema është lehtësisht e zbatueshme, pasi propozohet të jetë e ngjashme me atë që u zbatua në 2022 me krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë.
Ai garanton gjithashtu përveç dokumentacionit të disponueshëm nga operatorët për blerjet dhe shpenzimet për karburant, edhe konsumi është i llogaritur, pasi nuk ka ndryshuar me periudhën 2022.
“Skema është tërësisht e zbatueshme, pasi po kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar që nuk ka ndryshuar me konsumin e 2022. Gjithashtu është një skemë e provuar më parë në periudhë krizë që ka funksionuar dhe ka reduktuar kostot e operatorëve.
Nëse në vitin 2022 buxheti I shteti vendosi në dispozicion fondin me vlerë 500 mln lekë, që për kompensimin 6 -mujor u përdor 60% e tij apo rreth 300 mln euro. Shpenzimet e llogaritura mbeten të njëjta. Pra në dispozicion të operatorëve edhe për këtë krizë nevojitet fondi prej 3 mln euro”, pohoi ai më herët për Monitor.
Përveç kompensimit, si masë kryesore për ulje të kostove edhe shmangien e pakësimit të shërbimit, shoqatat e transportit kërkojnë gjithashtu edhe rishikim të barrës fiskale.
Përfshirë heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës të nafta që blen sektori, si dhe uljen e TVSH-së nga 20% në 5%.
Pas disa letrave të njëpasnjëshme dhe takimit të zhvilluar më 1 Prill, dy shoqatat kryesore të transportit Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Interurban dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kanë dorëzuar ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës miratimin e paketës me 4 masa fiskale.
Për kërkesat e dorëzuara operatorët prisnin përgjigje më 7 Prill, por deri tani nga isntitucionet përgjegjëse nuk ka ende një reagim.
Paketa antikrizë e transportit publik dorëzuar ministrave Ibrahimaj dhe Karakaçi
Në kushtet e rritjes së ndjeshme dhe të vazhdueshme të çmimit të karburantit, e cila ka krijuar një disbalancë të thellë midis kostove reale të operimit dhe të ardhurave të pandryshuara të sektorit, paraqesim për diskutim këto kërkesa prioritare, të mbështetura në precedentë ligjorë dhe në nevojën për garantimin e një shërbimi publik esencial:
1. Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues
Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përmes një pakete mbështetëse financiare, duke marrë si bazë ligjore dhe praktike VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”, e cila është miratuar në kushte të ngjashme krize për kompensimin e kostove të karburantit për operatorët e transportit publik me 100 lekë/litër). Ky vendim, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në legjislacionin buxhetor (ligji për buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme për garantimin e vazhdimësisë së një shërbimi publik jetik.
Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qenë në vlerën rreth 500 milion lekë, nga e cila është përdorur rreth 55–60% e fondit, për një periudhë rreth 6 mujore.
Ky precedent provon qartë se ndërhyrja është e mundur dhe e justifikuar ligjërisht, efekti financiar është i përballueshëm për buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit është i zbatueshëm dhe i verifikueshëm përmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ.
Në këto kushte, kërkohet riaktivizimi i një skeme të ngjashme, të përshtatur me nivelin aktual të çmimeve dhe kostove reale të sektorit.
2. Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit
Duke qenë se taksa e qarkullimit përbën një komponent të rëndësishëm në strukturën e çmimit të karburantit, kërkohet pezullimi ose përjashtimi i përkohshëm i saj për operatorët e transportit publik. Kjo taksë është e përcaktuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në nivelin 27 lekë/litër, së bashku me taksën e karbonit prej 3 lekë/litër, dhe aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi benzinën dhe gazoilin.
Duke qenë një barrë fikse që përfshihet në çmimin final, ajo rëndon proporcionalisht më shumë në kushtet e rritjes së çmimeve të tregut. Në funksion të interesit publik dhe duke marrë në konsideratë natyrën e veçantë të transportit publik si shërbim social, pezullimi i kësaj takse për këtë sektor përbën një masë të justifikuar dhe të mbështetur në parimin e proporcionalitetit fiskal.
3. Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor
Akciza mbi karburantin, e përcaktuar po në kuadër të Ligjit nr. 9975/2008 dhe legjislacionit fiskal përkatës, aplikohet në nivelin rreth 39.4 lekë/litër për naftën dhe përbën një nga komponentët kryesorë të çmimit final. Si taksë indirekte me efekt të drejtpërdrejtë në koston e operimit, ajo rëndon ndjeshëm mbi operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë mundësi të transferojnë këtë kosto te konsumatori për shkak të tarifave të rregulluara.
Në këto kushte, vazhdimi i aplikimit të akcizës në të njëjtin nivel krijon një disproporcion të dukshëm ndërmjet barrës fiskale dhe kapacitetit ekonomik të sektorit, duke cenuar parimin e drejtësisë dhe proporcionalitetit në taksim. Vetë legjislacioni shqiptar parashikon përjashtime për sektorë të caktuar (si peshkimi), çka përforcon argumentin për trajtim të diferencuar edhe për transportin publik.
TVSH-ja e rregulluar nga Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, aplikohet në nivelin standard 20%, duke rritur drejtpërdrejt çmimin përfundimtar dhe duke kufizuar aksesin në këtë shërbim esencial. Duke qenë se transporti publik përmbush një funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve të rajonit ku kjo normë varion nga 0% deri në 5, kërkohet heqja e plotë ose reduktimi i TVSH-së.
“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar.
Ky mekanizëm, i parashikuar dhe i provuar më parë nga VKM nr. 225/2022, garanton transparencë, kontroll administrativ dhe shpërndarje të drejtë të fondeve publike, duke shmangur abuzimet dhe duke targetuar drejtpërdrejt nevojën reale të sektorit. Këto kërkesa nuk përbëjnë privilegj për sektorin, por një domosdoshmëri për të garantuar vijimësinë e një shërbimi publik esencial, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, barazisë në taksim dhe mbrojtjes së interesit publik.
Mosndërhyrja në këtë fazë do të çonte në pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, përmes reduktimit të shërbimit dhe rritjes së kostove sociale, duke e bërë ndërhyrjen jo vetëm të justifikuar, por të detyrueshme në funksion të stabilitetit ekonomik dhe social”, theksohet në paketën e masave./Monitor
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet...
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bajram Curri, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe në gjendje...
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës n&e...
Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do të vijojnë edhe ditën e sotme të operojnë me shër...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh&e...
Edhe pse kanë kaluar 44 vite nga ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, kur diku në bregdetin e Divjakës zbarkoi e ashtuquajtura “Banda...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqip&eu...
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës n&e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimes...
Teksa analizojmë padinë në Gjykatën e Floridas si një provë të pakontestueshme zhvatje dhe mashtrimi, gjithkush mund të ...