Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët Pa Kufij” për vitin 2025 për lirinë e medias. Në reagim thuhet se AGSH vëren faktin që Shqipëria është ngjitur me 19 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por një vështrim i kujdesshëm mbi treguesit tematikë tregon një realitet të turbullt dhe larg përmirësimeve të qëndrueshme.
AGSH shton se ngjitja në renditje nuk duhet të përdoret për propagandë, por si një moment reflektimi për të kuptuar thellësisht defektet strukturore që kërcënojnë median në Shqipëri. Gjithashtu në reagim thuhet se në treguesit politik Shqipëria ka rënë nga vendi i 110 në 2024, në vendin e 119 në 2025, me një pikëzim nga 42.27 në vetëm 38.62, duke reflektuar një përkeqësim të qartë të klimës politike për median.
Po ashtu AGSH shton se në treguesit ekonomik nga vendi i 142 në 2024, Shqipëria ka rënë në vendin 147, me pikëzim që bie nga 34.64 në 31.69 dhe kjo tregon thellimin e krizës në modelin e qëndrueshmërisë financiare të medias.
Postimi:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë vëren faktin që Shqipëria është ngjitur me 19 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por një vështrim i kujdesshëm mbi treguesit tematikë tregon një realitet të turbullt dhe larg përmirësimeve të qëndrueshme.
Treguesi politik
Shqipëria ka rënë nga vendi i 110 në 2024, në vendin e 119 në 2025, me një pikëzim nga 42.27 në vetëm 38.62, duke reflektuar një përkeqësim të qartë të klimës politike për median. Ky regres vjen si rezultat i:
• Politizimit ekstrem të institucioneve që rregullojnë median publike.
• Emërimeve partiake në krye të RTSH dhe AMA, që kanë cenuar pavarësinë editoriale.
• Frikësimit dhe delegjitimimit të gazetarëve kritikë nga të dyja kampet politike, sidomos në prag të zgjedhjeve.
Kjo rënie është dëshmi se, pavarësisht ngjitjes në renditjen e përgjithshme, presioni politik është rritur dhe hapësira për gazetari të lirë po ngushtohet çdo ditë.
Treguesi ekonomik
Nga vendi i 142 në 2024, Shqipëria ka rënë në vendin 147, me pikëzim që bie nga 34.64 në 31.69. Kjo tregon thellimin e krizës në modelin e qëndrueshmërisë financiare të medias. Varësia nga fonde shtetërore dhe lidhjet e pronarëve të mediave me pushtetin politik po përkeqësojnë më tej mjedisin për gazetari të pavarur.
Treguesit e tjerë
Treguesi i sigurisë ka pësuar një rritje të ndjeshme nga vendi 112 në vendin 70, falë disa përmirësimeve në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, krimi i organizuar dhe mungesa e ndëshkueshmërisë mbeten rreziqe serioze.
Treguesi legjislativ ka njohur përparim nga vendi 69 në 53, por mungesa e mbrojtjes së burimeve dhe vendimet gjyqësore që censurojnë raportimet për çështje publike ende janë problematike.
Ngjitja në renditje nuk duhet të përdoret për propagandë, por si një moment reflektimi për të kuptuar thellësisht defektet strukturore që kërcënojnë median në Shqipëri.
TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga polica e Tiranës në Astir, pasi është kapur me armë zjarri pisto...
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Bëhet e ditur se&nbs...
TIRANA- Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështi...
TIRANA- Nëse në pjesën e parë të vitit mund të keni udhëtuar me bileta të lira, 20-50 euro në një drejtim, a...
TIRANA- Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mbikëqyrjen e re...
TIRANA- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku m&...
KUKËS- Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25. Policia bën...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi u kap duke trafikuar kokaine n...
PEQIN- Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan. Aksid...
TIRANË- Yield-et e bonove 12-mujore e mbyllën në nivele të ulëta edhe muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipë...