Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Yield-et e bonove 12-mujore e mbyllën në nivele të ulëta edhe muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar në ankandin e kësaj jave ishte 2.78%, me një rritje shumë të lehtë nga niveli prej 2.75% i ankandit të mëparshëm. Rritja e lehtë e yield-it erdhi kryesisht nga rënia e kërkesës. Nga 9.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand rezultoi më pak se 9 miliardë lekë.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së lehtë, yield-et e këtyre instrumenteve vazhdojnë të jenë të stacionuara shumë afër normës bazë të interesit. Yield-et po qëndrojnë në nivelet të ulëta edhe në tremujorin e dytë të vitit, çka mund të shpjegohet me likuiditetin e lartë në treg, kërkesën në rritje nga investitorët për të tituj të borxhit të qeverisë dhe primeve gjithnjë e më të ulëta të rrezikut.
Përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara vitin e kaluar duket se ka ndikuar në hyrjen për herë të parë në tregun e titujve të qeverisë në Lekë edhe të investitorëve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë financuan 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.
Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë.
Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm. Në muajin mars, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.
Sipas S&P, investimet e huaja direkte, remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme të ekonomisë së Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të pranishem gjeopolitike dhe pasigurive të lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj të këtij viti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik zbriti në 54.73% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me pothuajse 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos forcimit të lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare po përdor rregullisht huamarrjen e jashtme, nëpërmjet Eurobondeve, për të mbuluar pjesërisht financimin e deficitit të brendshëm buxhetor. Një pjesë e deficitit të këtij viti do të mbulohet nga huamarrja prej 650 milionë eurosh e Eurobondit që u emetua muajin e kaluar. / Monitor
PEQIN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan. Aksidenti mësohet se...
aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme tek zona e 9-katësheve në Tiranë. Sipas informacioneve, dy t...
banoret ne fllake DURRËS- Banorët e zonës së Fllakës në Durrës kanë dalë sot në protestë, pasi shpre...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona të arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar drejt Turqisë dhe Greqisë. Burak Kara,...
KOSOVË- Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishti...
TIRANA- SPAK ka marrë dëshminë e 4zyrtarëve të policisë, të cilët zhvilluan takime me shefin e qarkullimit rrugor...
ELBASAN- Policia ka arrestuar pronarin e apartamentit në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para t&eu...
TIRANË- 1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe në të gjithë botën kjo ditë syn...
VLORË- Policia ka vënë në pranga Emiljano Bellojn, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin Qerim Belloj, për plagosjen e&...
VLORË- Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj, i cili u akuzua për sigurim kushtesh p&eu...