AKTUALITET

Raporti i "Transparency International"/ Korrupsioni sfidon ende Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova vendet e vetme me përmirësim

b.z Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 18:57
Raporti i "Transparency International"/ Korrupsioni sfidon ende
Harta

TIRANË - Në raportin e publikuar të martën, organizata ndërkombëtare “Transparency International” që mat perceptimin e korrupsionit në mbarë botën, vlerëson se ky fenomen vazhdon të jetë i përhapur në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete në këtë rajon që kanë shënuar përmirësim, ndërkohë që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina shënuan rënie gjatë vitit të fundit.

Shtete e rajonit këtë vit janë të përfshira gjeografikisht si pjesë e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, rajone të cilat sipas ‘Transparency International’, vazhdojnë ta kenë një prej pikave më të ulta në matësin e perceptimit të korrupsionit nga kjo organizatë, me një mesatare prej 35 nga gjithsej 100 pikë.

“Në shtete të ndryshme, institucionet e dobëta demokratike dhe sundimi i ligjit po përkeqësohen nga mungesa e vazhdueshme e stabilitetit dhe trysnitë nga jashtë”, thuhet në raport. “Kjo gjendje mundëson përhapjen e korrupsionit ndërkohë që minon besimin e publikut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe masat klimatike”.

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit, sipas ‘Transparency International’, Shqipëria ka shënuar një përmirësim prej pesë pikësh, me një rezultat prej 42 pikësh në vitin 2024, krahasuar me atë të vitit paraprak. Ajo radhitet e 80 nga 180 vendet e përfshira në raport.

Sipas raportit, përmirësimi në Shqipëri ka ardhur si rezultat i punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që gjatë viteve të fundit ka kryer hetime ndaj zyrtarëve të lartë nga mbarë spektri politik. ‘Transparency International’ e vlerëson punën e SPAK-ut si njërën nga “pikat e ndritshme” në analizën e shteteve të rajonit.

“Në Shqipëri, prokuroria dhe gjykata e posaçme kundër korrupsionit, SPAK, ka fituar besimin e banorëve pas dënimit të ish ministrave, anëtarëve të parlamentit dhe kryebashkiakëve. SPAK-u vazhdon të kryejë hetime ndaj një ish presidenti, ish kryeministri dhe zyrtarëve të tjerë të lartë publikë”, thuhet në raport.

Por, raporti paralajmëron se shumë nga shtetet në rajon “kanë mungesë të ligjeve përkatëse që kontrollojnë financat politike, mungesë transparence rreth lobimit apo në çështjet e pronësisë dhe se qeveritë e rajonit kryesisht injorojnë interesin publik, duke përdorur legjislacion të posaçëm për të shmangur kontrollin mbi investimet strategjike me vlerë të lartë." Ai veçon shembullin e Shqipërisë, duke thënë se “qeveria ka hyrë në marrëveshje të diskutueshme për investime të huaja në vlerë prej miliarda dollarësh, duke rrezikuar shkatërrimin e lumit të vlefshëm të Vjosës”.

Në mesin e shteteve të rajonit që tregojnë përmirësim në matësin e perceptimit të korrupsionit të ‘Transparency International’ është edhe Kosova, e cila në vitin 2024 ka shënuar një përparim prej 3 pikësh në krahasim me vitin paraprak, në gjithsej 44 pikë. Ajo radhitet në vendin e 73 nga 180 vendet e përfshira në raport. Brenda një dekade Kosova është përmirësuar me 11 pikë, sipas indeksit të ‘Transparency International’.

Në rajon, rënien më të madhe dhe të vazhdueshme vazhdon ta ketë Serbia, e cila vlerësohet me 35 pikë duke u renditur në vendin e 105 nga 180 shtetet e përfshira. Ky vend ka shënuar një rënie prej një pikë krahasuar me vitin 2023.

“Roli dominues i ekzekutivit dhe dobësitë institucionale ndaj korrupsionit po rriten si rezultat i kontrollit të fortë të Presidentit Aleksandar Vuçiç“, thuhet në raport.

“Transparency International” sjell shembullin e protestave të nxitura nga refuzimi i qeverisë së Serbisë për të mbajtur përgjigjesi për rrëzimin e çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 15 personave, duke nxjerrë në pah korrupsionin në qeveri”, sipas raportit.

Raporti po ashtu thekson “mungesën e masave të duhura kundër korrupsionit” në marrëveshjet ndërshtetërore dhe legjislacionin e posaçëm në bazë të së cilave qeveria e Serbisë po ndërmerr organizimin e panairit EXPO dhe të projektit “Serbia 2027”, të cilat kanë një vlerë prej 18.5 miliardë dollarësh.

Në mesin e shteteve që kanë shënuar rënie të rëndësishme në matësin e perceptimit të korrupsionit të ‘Transparency International’ radhitet edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila brenda dekadës së fundit ka rënë gjashtë vende. Me 33 pikë, apo dy më pak se në vitin 2023, ajo renditet e 114 në mesin e 180 shteteve.

Raporti thekson se legjislacioni aktual për korrupsionin në Bosnje dhe Hercegovinë ende është i pamjaftueshëm për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit.

Raporti po ashtu kritikon, siç thotë, “qasjen gjysmake të Malit të Zi për reforma, të cilat kanë lënë kapjen e gjyqësorit të pa adresuar, duke rrezikuar përparimin e bërë nga Prokuroria Speciale Shtetërore dhe duke vazhduar pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të nivelit të lartë”. Mali i Zi nuk ka shënuar ndryshim, ndërkohë që ka 45 pikë dhe radhitet në vendin e 65 në matësin e organizatës.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka shënuar rënie me dy pikë nga viti paraprak, me rezultat prej 40 pikësh dhe një radhitje në vendin e 88 nga shtetet e përfshira në raport.

Me shumicën e shteteve të rajonit që synojnë intergrimin në Bashkimin Evropian, ‘Transparency International’ u bën thirrje atyre të vendosin mekanizma më efektivë kundër korrupsionit dhe të përforcojnë sundimin e ligjit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan