AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ Burimi: Opozita mund ta kushtëzojë me zgjedhje të parakohshme

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 09:45

Reforma Zgjedhore/ Burimi: Opozita mund ta kushtëzojë me zgjedhje

Në një kohë kur debati për reformën zgjedhore është ndezur sërish, analisti Genc Burimi argumenton se opozita shqiptare ka vetëm një lëvizje strategjike për të dalë nga ngërçi aktual dhe për të garantuar një proces demokratik: të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në tryezën e reformës me premtimin e ndërkombëtarëve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi shprehet se ky kusht nuk është një taktikë politike, por një domosdoshmëri që buron nga konteksti aktual gjeopolitik dhe agjenda e Bashkimit Europian.

Burimi shpjegon se Komisioni Europian, nën drejtimin e Ursula von der Leyen, ka një objektiv të qartë: mbylljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë deri në vitin 2027. Megjithatë, ky proces rrezikohet seriozisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit, i cili, sipas tij, vepron si një "shkëmb në mes të rrugës", që pengon përfundimin me sukses të negociatave.

Në këtë kuadër, një reformë zgjedhore e miratuar vetëm në letër, pa u testuar në praktikë, sipas analistit, nuk do të kishte asnjë vlerë reale. "Kjo reformë duhet testuar menjëherë në terren," thekson Burimi, duke shtuar se testi i vetëm i vlefshëm janë zgjedhjet e parakohshme, dhe ata më afërt është ajo e marsit të 2027, së bashku me zgjedhjet lokale.

Analisti paralajmëron se nëse opozita pranon të negociojë dhe miratojë një reformë pa këtë garanci, ajo rrezikon të bjerë në një kurth afatgjatë. Një reformë e tillë do t'i shërbente Brukselit për të deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat, duke i hapur rrugën mbylljes së negociatave.

Kjo, nga ana tjetër, do t'i jepte mundësi kryeministrit Edi Rama të hynte në zgjedhjet e ardhshme të 2029-ës pa asnjë presion dhe pa sanksione, duke përsëritur potencialisht praktikat e manipuluara.

"Përndryshe, kjo PD do shkojë si cjapi te kasapi më 2029-ën, ku asnjë nga zyrtarët aktualë europianë nuk do të jetë më në detyrë për të mbajtur përgjegjësi," argumenton Burimi.

Ai e sheh konjukturën aktuale, ku BE kërkon një integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor si kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve gjeopolitike, si një pikë të dobët të ndërkombëtarëve që opozita duhet ta shfrytëzojë.

Duke vendosur kushtin për zgjedhje të parakohshme, opozita jo vetëm që do të testonte vullnetin për ndryshim, por do të rilegjitimonte të gjithë procesin politik në vend, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani.

"Duhet që, për mendimin tim, opozita, dëgjoje mirë? Të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në tryezën për reformën zgjedhore me premtimin nga europianët se në Shqipëri do të kenë, do të ketë zgjedhje të parakohshme legjislative. Gonzato, Marta Kos, Von der Leyen, pra ky komisioni, çfarë objektivi kanë? Kanë objektivin që të mbyllin negociatat më 2027. Nuk po hyj në debate pse, domethënë për gjeopolitikë e të tjera e të tjera, plus që e shohim drejt çfarë po ndodh dhe me rusët që gjithçka po përshpejtohet që Europa duhet të bashkohet. E lëmë në një anë. Pra, këtyre i është dhënë ky objektiv. Në këtë objektiv që i është dhënë, vjen një grimcë, ose më mirë një shkëmb i madh, që ia prish pak a shumë këtë objektiv, gafa e Ramës me zgjedhjet dhe raporti i OSBE/ODIHR-it. Në rregull? Ndonëse Marta Kos u mundua ta fshehë, po s'mund ta fshehë. Ai raport aty është, është vërtet një, unë thashë grimcë me dashamirësi, po është vërtet një shkëmb në mes të kësaj udhe për përfundimin e negociatave.  Kur këto negociata të përfundojnë, ato duhet të validohen nga dy blloqe. Duhet të validohet edhe nga blloku që quhet Parlamenti Europian, që do japë dritën jeshile apo dritën, atë kartonin jeshil apo të kuq, dhe nga çdo bllok më vete, pra nga çdo vend anëtar i BE-së. Shumë bukur. Dhe nëse shkohet në fund të negociatave me këtë shkëmb në mes të rrugës, pa e zgjidhur, sigurisht që gjithë puna e komisionit, e Gonzatos, e Marta Kosit, Von der Leyen, bie poshtë.  Kur fëmija jot merr një notë të keqe, ti do e këshillosh, do thuash s'do kesh më iPhone-in e radhës. Ka dy mënyra që të tregohet që fëmija jot ka reflektuar. Ose ai fëmija jot të tregon që shiko babi, mbas provimit të keq që mora unë po mësoj çdo ditë. Dhe ti e shikon. Po i bën detyrat e të tjera e të tjera dhe ti ia heq atë ndalimin e iPhone-it. Ose ti thua jo jo, unë dua që të pres dhe provimin e radhës, kur ta marrësh, atëherë po, ta jap këtë dëshirën.

Këtu është çështja sot e instruktorit tim. Mund të bëjë Bylykbashi negociatat. Të dojë Gonzato. Gonzato thotë që u bë reforma për zgjedhore, biles edhe më shumë se ç'tha PD-ja. Çfarë doni ju? Atë reformë Gonzato ose Marta Kos ia çon Parlamentit Europian, ia çon perëndimorëve, europianëve, i bën detyrat ata. Hajde t'i mbyllim negociatat. Domethënë që kur të hyjë Rama në 2029-ën në zgjedhje, ai prapë i vjedh. Pse? Janë mbyllur negociatat, nuk kanë më sanksione. Më kuptove ku e kam fjalën? Po të thotë PD-ja. Unë nuk shkoj në këtë komision, aspak, nëse ti nuk premton për mua, Komisioni Europian, që më 2027-ën të ketë zgjedhje të parakohshme së bashku me ato bashkiake. Në mënyrë që kjo reformë që po bëjmë neve, ky sistem zgjedhor që po, neve po e ndryshojmë, të shohim nëse kapiteni Rama të radhës ta ka reflektuar, do të mbajë zgjedhje të ndershme. Përndryshe, kjo PD do shkojë si cjapi te kasapi më 2029-ën, ku Gonzato nuk është më aty, as Von der Leyen, as zonja Kos.

Luja nuk është më aty. Ai që bëri reformën në drejtësi, apo zonja Yuri Kim, kupton apo jo? Këta duan thjesht të kalojnë radhën. Pra, jo reformë zgjedhore për reformë zgjedhore. Reformë zgjedhore për ta testuar menjëherë në terren. Në zgjedhje të parakohshme. Unë këtë nuk e dëgjoj. Me keqardhje po nuk e dëgjoj. Edhe kur bën, sa bën, bën dy protesta nga PD-ja. Po. Kuhet për Ballukun, bukur e ke fjalën. Balluku nuk është kryefjalë në vetvete. Se Balluku, ato para që i mori, ku i çoi? I futi në zgjedhje, apo jo Pra sot në Shqipëri, problemi nuk është Balluku. Balluku është mjeti. Në Shqipëri është qëllimi. Ku do, kush është qëllimi? Të mbahet pushteti me zgjedhje të manipuluara. Kjo është kryefjala. E dëgjon ti këtë sot? S'e dëgjojmë. As Gonzato, asnjeri. Pra për këta perëndimorë, kjo PD ka hyrë në një autostradë katërvjeçare, nga e cila do dalë më 2029-ën. E provon. Më 2027-ën, ata i kanë thënë Parlamentit Europian, i kanë thënë Këshillit Europian, shikoni Shqipëria nuk bën zhurmë, edhe opozita është e kënaqur, reforma zgjedhore u bë. Hajde, përqafohemi, dashurohemi, ecim përpara. S'jam i sigurt se është metoda e duhur. Prapë them një herë kjo është një analizë shumë subjektive?

I takon pastaj krerëve të opozitës që që të vendosin. Por kujdesini, pra ka dy data kryesore. Është data e përfundimit të negociatave, 2027-a, që s'mund të përfundojnë nëse nuk zgjidhet çështja e zgjedhjeveDhe data e zgjedhjeve të ardhshme, 2029-ën. Po këta mund ta zgjidhin edhe njëherë ngërçin e zgjedhjeve, pa zgjedhje. E zgjidhin thjesht me një raport shumë të bukur, me një reformë zgjedhore shumë të bukur. Unë ma bëre pyetjen që në fillim fare dhe unë për herë të thashë dhe njëherë, të gjithë u bë se e ke pyetjen me spec, po ta jap përgjigjen me spec. Tani po ta them në fund fare dhe një herë. Opozita, për mendimin tim, duhet të kushtëzojë reformën zgjedhore... Po Bylykbashi, Bylykbashi mirë e ka. Po nuk është Bylykbashi që vendos. Bylykbashi është teknicieni i fushës. Një moment duhet reformë zgjedhore. Sigurisht. Po pa reformë zgjedhore ti nuk hyn në zgjedhje. Po dhe pas zgjedhjeve, ti nuk hyn në reformë zgjedhore, kupton ç'po them? E vërtetë, absolutisht. Pa reformë zgjedhore nuk hyn në zgjedhje, po dhe pa zgjedhje, të parakohshme i them unë, nuk hyn në reformë zgjedhore. Këtë duhet ta vendosë Bylykbashi. Të vendosë më falë... Pra sot që po bëjnë këto, këto kafetë, takime ditë e natë, ta rregullojnë bazën e Shqipërisë. Ti rregulloje njerëzve zgjedhjet. Kanë ide ata? Se kjo, kjo është një vendim shumë strategjik. Është shumë strategjik. Dhe është e rëndë. Se këta mund t'i thonë, o ju doni reformë zgjedhore?

Po kupton ç'dua të them unë? Po të bëjë të gjithë këta, menjëherë do të kesh taboret e Ramës, do të kesh taboret e Gonzatos. Opozita është ajo që nuk do. Se këta kanë, kanë vuajtur, janë ankuar, janë zvarritur për reformën zgjedhore. Nga ana demagogjike bie në gropë. Ndërkohë duket pak e pabesueshme për ata që thonë... Kundër reformës zgjedhore. Dhe një herë, janë kundër faktit që me një reformë zgjedhore, t'i hidhet dhe një herë, të çojë që Shqipëria i mbushi ato kriteret e Kopenhagenit. Po. Kjo është problemi. Duhet, duhet sqaruar dhe një herë. Ti mund ta bësh, ti e sheh dhe kur e fut, futet dhe VAR-in në ndeshjet e futbollit në lojë dhe prapë ka probleme. Po nuk u, po nuk u gjykuan ndeshja, nuk e ke zgjidhur dot problemin. Tani, kujdes, se në arsyetimin tim ka dhe një, ka dhe një ngërç. Ata mund të thonë që shikoni, ne po e bëjmë reformën zgjedhore tani dhe testi do jenë, do jetë 2027-a. Pra për bashkiakët. Apo jo? Mund të jetë dhe kjo polemikë. Ja ku po të sulmohem. Dakord, po kush ma thotë mua sot që Rama nuk ishte i gatshëm t'i sakrifikojë zgjedhjet e 2027-ës?

Pra të tregojë një lloj ndershmërie, sepse nuk luhet aty koka e tij. Koka e tij luhet më 2029-ën. Koka politike e tij. Luhet në zgjedhje legjislative aty. Kështu që dhe një herë, për mua janë zgjedhjet legjislative sot. Nëse edhe Gonzato e pranon, ndryshe nga kolegja e tij e cila tha, si quhet ajo, Zonja Marta Kos, që në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lira. Cila është përgjigja? Kur diçka nuk ka qenë e ndershme, ribëje. Unë kështu e kuptoj në shqip. Apo jo? Kur diçka nuk është bërë mirë, duhet ta ribësh prapë. Pra, qëllimi final nuk është reforma zgjedhore. Qëllimi final është që këto zgjedhje që s'janë bërë mirë, të ribëhen. Pra, që ky pushtet të rilegjitimohet nëse mendon se është i fortë. Të shkojë t'i marrë zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Këtu duhet t’i mëshohet debatit. Dhe këtu Bylykbashi është i dobët, është i vogël, është i vetëm. Nuk mund të flasë se s'ka atë fuqi ai. Ai është në një komision për të, për një reformë. Ky është një vendim politik. Çfarë do bëjë sot Partia Demokratike? Çfarë do bëjnë elefantët e PD-së, që pasi kanë thënë që këto zgjedhje nuk i njohim, këtë parlament nuk e njohim, cili është mbrapa kalendarit? Do kërkojnë apo jo zgjedhje të parakohshme? Do thonë ne kërkojmë. Si thoni ju? Këto lloj forumesh si ai i djeshëm, pra, këto lloj forumesh kur diskutohet për reformën zgjedhore, janë forumet evolutive ku PD-ja të tregojë gishtin tregues, okej reformë zgjedhore, po ne nuk e mbarojmë atë, nëse s'kemi premtimin sot që duam një datë kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme legjislative. Një datë logjike qëndron është data e marsit, prillit 2027.

Po prit një herë, të marrin një herë datën e zgjedhjeve. Por në qoftë se dhe një herë sot zoti Bylykbashi, e mbaron reformën zgjedhore, i thotë shefit të tij Berishës, doktor, për mua, unë e mbarova punën me Damian Gjiknurin, me Gonzaton, me suedezët, me OSBE-në, është një tekst fantastik doktor. Fantastik. Edhe një herë. Pyetja që të bën ti, gjatë asaj kohe, nëse Balluku vazhdon ende e lirë, ti pranon të hysh në zgjedhje? Çështja është nëse ka garanci. Në qoftë se, në qoftë se ti nuk hyn në zgjedhje, kjo është e bërë më vonë. Sepse i duhet thjesht ajo, ajo teserja, ai dokumenti që është firmosur nga Bylykbashi dhe nga Berisha, ne Partia Demokratike jemi dakord me këtë tekst të reformës zgjedhore që e negociove ti. Kaq i duhet, kjo si puna thashë me fëmijën tënd. Këtë tekst, ky Gonzato, Martina Kos, ia tregon europianëve, u bë gabimi në zgjedhje, u korrigjua. Kaq duan ata. Edhe i mbyllën negociatat. Kujdes. Si Donald Luja. Ku do të luajë personi që quhet Donald Luja? Për reformën, reformën, reformën në drejtësi, si quhet? Kishte shkuar, shkonte dhe në mbledhje publike parlamentare, në grupet e PD-së. Bënte dhe, bënte dhe kërcënime, shantazhe, s'do keni viza po nuk e firmosët, e kuptove? Po. Ku është sot Luja? Dhe për këto ka harruar biles. Pse, ata janë funksionarë. Marta Kos, Gonzato, Von der Leyen, e kanë mandatin 2021-2028. S'janë më aty ata. Po kur të vijnë zgjedhjet 2029-ën, pra kur prapë bëhet një maskaradë, një masakër, hajde gjeje ti kush është Marta Kos. Kush është ajo, si quhesh ai përpara Marta Kosit? Këta thjesht të duan një tekst, mbarojnë punën. Ata duan të mbarojnë punën, të mbyllin negociatat. Ta dinë që Shqipëria nuk përmirësohet.

Marta Kos në Paris, me parlamentarët francezë muajin e kaluar, kur i thanë, o zonjë, ku po shkon ti kështu, këto vende nuk janë ende në normë, në gjendje, janë të korruptuara. Ukraina është e korruptuar. E çfarë thotë ajo? Aman! Që janë ku e ku larg vite dritë nga standardet europiane. Ekonomik, korrupsion, drejtësi, gjithçka, të drejtat e njeriut, themelore. Po këta duan të bëjnë një integrim të përshpejtuar, t'i mbyllin negociatat sa më shpejt, edhe për arsyen e Putinit, edhe për arsyen e Le Penit dhe të AFD-së. Më 2027-ën mund të vijë Le Peni në Francë. Më 2027-ën bëhen zgjedhjet në Francë. Po e mbyllën, bëhet fakt i kryer. Nga një anë, kjo na shërben ne shqiptarëve, pse jo? E dëgjojmë, domethënë që për shumë mirë, dakord. Po sot, futesh në Evropë, po mund të vuash prapë. Siç vuan një pjesë e popullit hungarez që nuk është dakord me Viktor Orbanin. Siç vuan ata vetë, vendi i Marta Kosit para, para Covid-it, kur të zgjedhësh një kryeministër si Edi Rama.

Të vuajnë shqiptarët? Pra, t'i bëhet një farë mirë që kjo është pika e tyre e dobët. Që duan se s'bën një reformë zgjedhore, që të mbyllin negociatat. Atëherë ti si Partia Demokratike thua, e ti më jep diçka mua. Më jep zgjedhje të parakohshme. Dhe kështu që të gjitha palët janë të kënaqura. Nuk s'është, s'është, s'është e mundur. Kur fitoi në Maqedoninë e Veriut diçka që ishte e paimagjinueshme, në botë s'kishte ndodhur rasti që Oliver, në Maqedoninë e Veriut, që tre muaj para zgjedhjeve bie qeveria, qeveri teknike, nuk ka rast. Kur duan këta, kur kanë presion këta, bëjnë veçantira. Krijojnë raste ‘sui generis’, që s'e kishim menduar kurrë asnjëherë. Po Shqipëria nuk po shkon gjë e madhe. Vetë po thoni që zgjedhjet s'kanë qenë të lira, janë manipuluar, është përdorur shteti. Ku është problemi sot që të ribëhet ndeshja, apo jo? Si futboll. Në qoftë se Rama është burrë, i fortë, i mirë, që populli e dashka, le t'i fitojë prapë zgjedhjet. Ku është problemi? Edhe Franca bëri zgjedhje të parakohshme. Edhe Kosova ka zgjedhje të parakohshme. Pse, pse të kesh frikë të rikthehesh tek sovrani? Pse të kesh frikë? Pastaj mbrapa, unë nuk e di pastaj mbrapa, nëse PD-ja edhe në zgjedhje të parakohshme, është gati. Është e, është kompakte, është e organizuar, kjo është tjetër gjë. Unë thashë, unë them thjesht nga ana juridike. Kujdes, sepse reformë zgjedhore nuk do të thotë zgjedhje të ndershme. Këtë e kam thënë. Pra nëse ka reformë zgjedhore që po bën Bylykbashi, për mendimin tim, ajo duhet testuar, kjo reformë zgjedhore, me zgjedhje të parakohshme përpara se Shqipërisë t'i hapet definitivisht rruga me drita jeshile për integrimin europian. Kaq e thjeshtë është për mendimin tim. Por sa realizohet është tjetër gjë", tha Genc Burimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan