Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Zeinab Kohisteni ishte 17 vjeçe kur u largua nga Afganistani me prindërit dhe tre nipërit e saj në vitin 2021, kur talebanët u rikthyen në pushtet. Babai i saj kishte punuar për Ministrinë e Brendshme afgane, që do të thotë se jeta e tij do të ishte në rrezik nën sundimin e talebanëve.
Tre motrat e Kohistenit, një vëlla dhe gruaja e tij – të gjithë mbi 18 vjeç – u desh të qëndronin pas, por Kohisteni kapej pas shpresës së ata të gjithë do të ribashkoheshin në Shtetet e Bashkuara.
Tani 20 vjeçe, Kohisteni jeton në Shqipëri, e cila ishte ndër të parat që iu përgjigj lutjes së SHBA-së për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Familjes iu tha se qëndrimi i tyre do të ishte vetëm i përkohshëm, se ata do të mbërrinin në SHBA brenda një viti. Por pas tre vitesh Kohisteni është ende në pritje.
Nëna e saj është e sëmurë, tha ajo, dhe e dëshpëruar dhe e shqetësuar për djalin që la pas, pasi kishte humbur tashmë një djalë tjetër nga duart e talebanëve. Ndërkohë Kohisteni punon me dy turne si përkthyese, nga ora tetë e mëngjesit deri në orën tetë të mbrëmjes.
“Jam vërtet e lodhur dhe nuk kam asnjë shpresë për të ardhmen, sepse kemi gati tre vjet këtu dhe tani është vërtet e vështirë për ne”, tha Kohisteni për BIRN.
“Dua thjesht të jem me familjen time, motrat dhe vëllain tim. Dua vetëm që ata të jenë të sigurt, të largohen nga Afganistani dhe që familja të jetë e bashkuar”, tha ajo.
“Kjo është ëndrra ime për momentin. Nuk mendoj për asgjë tjetër. Jeta e vëllait tim është në rrezik sepse ai ishte oficer në ushtri.”
Disa familje afgane janë në një situatë të ngjashme, pasi kalimi i tyre i sigurt në SHBA i nënshtrohet “kontrolleve të sigurisë” në dukje të pafundme.
Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë në verën e vitit 2021 në mes të një evakuimi kaotik të njerëzve të konsideruar në rrezik nga rikthimi në pushtet i talebanëve, dy dekada pasi regjimi u përmbys nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatoit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu pranuan refugjatë.
Shumica e atyre që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë të qeverisë ose aktivistë dhe punonjës të organizatave të shoqërisë civile, si dhe familjarë.
Ata u akomoduan në hotelin “Rafaelo” në Shëngjin, një qytet turistik me plazhe me rërë dhe apartamente pushimi në skajin verior të bregdetit shqiptar. Atyre iu tha se do të qëndronin deri në një vit, ndërkohë që dokumentacioni i tyre për të hyrë në SHBA po përpunohej sipas një marrëveshjeje mes Tiranës dhe Uashingtonit.
Afati fillestar u shty deri në gusht 2023, por ata ende janë në pritje.
Ironikisht, më shumë afganë mbërrijnë çdo javë sipas një marrëveshjeje të ndryshme që u siguron atyre një status mbrojtjeje të përkohshëm. Vizat e tyre përpunohen shpejt dhe ata zakonisht largohen brenda 30 ditëve.
Nuk është e qartë se sa afganë janë në të njëjtën situatë si Kohisteni. Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por një afgan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ishin “më shumë se 30”.
“Nuk e di arsyen”, tha burri për BIRN. “Unë jam duke pritur këtu dhe nuk e di arsyen përse po pres dhe kur pyes më thonë: ‘Je nën kontroll sigurie’.”
“Nuk jam vetëm këtu. Ka më shumë se 30 njerëz. Ata janë në të njëjtën situatë si unë.”
Ai tha se kishte humbur shpresën për të arritur në SHBA tani afër.
“Po punoj, bëj maksimumin, por, fatkeqësisht, nuk ka asnjë lloj drite jeshile për mua. Nuk e di pse ndodhi. Këtu kishte qindra njerëz në të njëjtën situatë si unë. Të gjithë kanë marrë vizat dhe janë larguar.”/Reporter.al
MALLAKASTËR- Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim në Mallakastër. Mësohet se B.H 31 vjeç &eu...
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se shoferi i një makine tip “Benz&rdq...
TIRANË- Një 34-vjeçar i cili ditën e djeshme (11 shtator) ra në lumin Lana teksa i arratisej policisë është v&e...
Foto ilustruese TIRANË- Çfarë e bën një pagë të mirë në vendin tuaj? Nuk është aq e thjeshtë ...
foto ilustruese TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur me akuzën për pastrim parash, Xhimi Begejan, lidhur me privatizimin e ish-k...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretariati Teknik i Transportit një strukturë që koordinon financimet e BE-së në infrastrukturë...
TIRANË- Tre kinezë janë kapur në flagrancë ditën e sotme në Rinas. Mësohet se N. X 19 vjeç, C. L 43 vje&cc...
Nazmie Buci SHKODËR- 82-vjeçarja, Nazmie Buci u dhunua fizikisht nga nusja e saj Elmira Buci. 43-vjeçarja u arrestua ditën e sotme ...
SHKODËR- 2114 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme në qarkun e Shkodrës. Përkatësisht 703 b...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ditës së djeshme në rrugën “Princ Vidi” në Tiran&...