Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor. Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me blerje të euros më datat 3, 9 dhe 10 tetor. Megjithatë, agjentët e tregut shprehen se ndërhyrjet kanë qenë të përmasave më të vogla krahasuar me ato të muajve të verës.
Në veçanti, Banka e Shqipërisë ka realizuar blerje vetëm me banka të veçanta dhe kryesisht me ato që kanë kuotuar nivelet më të ulëta të kursit në blerje (bid) gjatë këtyre ditëve. Vlerat e valutës të blera gjatë këtyre operacioneve nuk janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë.
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sidoqoftë nuk kanë sjellë rritje të kursit të këmbimit, që të enjten madje preku një minimum të ri historik, në vlerën e 98.7 lekëve. Megjithatë, mund të supozohet se në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e kursit të këmbimit të euros mund të kishte qenë edhe më e madhe.
Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjen direkte në tregun valutor në muajin maj të këtij viti, për shkak të presioneve rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë zgjatën që prej muajit maj deri në fillim të muajit gusht. Informacioni zyrtar i blerjeve të Bankës së Shqipërisë është i kufizuar deri në fund të tremujorit të dytë.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore.
Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh. Vetëm për këtë qëllim në gjysmën e parë të vitit janë blerë 134 milionë euro, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; nëse shtojmë edhe blerjet direkte për të ndikuar kursin e këmbimit tashmë intervali i parashikuar i blerjeve për t’u blerë në tregun e brendshëm valutor është arritur qysh në gjysmën e parë të vitit./ Monitor
TIRANA- Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vet&eum...
TIRANA- Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit ...
ANGLI- Pesë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që kontrabanduan 2.3 ton kokainë në një ngarke...
BERAT- Ky është Petro Piti 25 vjeça i cili humbi mbrëmjene sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Lushnj&eum...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të...
BERAT- Shoferi i cili mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, ka ndërruar jetë. Si pasojë e...
ITALI- Gjykata e Milanos ka lënë në burg 45-vjeçarin shqiptar Minako M., i cili plagosi me armë djalin 18-vjeçar të par...
BERAT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Lushnjë Berat. Mësohet se një mjet q&e...
VLORA- Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I l...
BELGJIKË- Pesë shqiptarë u arrestuan pasi policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer...