AKTUALITET

Rënia e Euros shtrenjton çmimet e operacioneve plastike

I.A Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 08:16

Rënia e Euros shtrenjton çmimet e operacioneve plastike

TIRANË- Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të paguani më shtrenjtë. Kryerja e rinoplastikës apo rimodelimit të hundës, një ndër operacionet më të kërkuara në vend, varion nga 1,600-1,800 deri në 2,000 euro.

Vjet çmimi maksimal për këtë ndërhyrje arrinte deri në 1,800 euro. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimet për këtë lloj ndërhyrje janë rritur deri në 10%.

“Për shkak të rënies së Euros, kemi qenë të detyruar të rrisim çmimet me 100 deri në 200 euro më shumë për operacione plastike, përfshirë edhe ndërhyrjen e rinoplastikës.

Zhvlerësimi i Euros shkakton humbje te ne, pasi të ardhurat i kemi në Euro dhe shpenzimet në Lek”, pohon dr. Konstantin Balloma, drejtuesi i “Luis Medicinal Center”.

Sipas të dhënave të marra nga disa klinika në vend, çmimet për operacionin e rimodelimit të gjoksit nisin nga 2,900 euro, 3,000 euro deri në 3,800 euro.

Operacionet për heqjen e dhjamit, apo siç njihen në mjekësi liposuksion, një trajtim kirurgjik estetik mjaft i popullarizuar në vend, nisin nga 1,600 euro për pjesën e qafës.

Ndërsa kryerja e liposuksionit te pjesa e barkut, nga 3,000 deri në 3,500 euro. Çmimet për ndërhyrjen estetike për rimodelimin e trupit, duke hequr pjesë të tepërta të dhjamit variojnë në vlerat e 2,500 deri në 2,700 euro.

Mjekët shpjegojnë se ky operacion kushton më lirë sesa operacioni për rimodelimin e gjoksit, pasi duhet të përsëritet një herë në pesë vjet, ndryshe nga operacioni tjetër kur implantet e gjoksit janë të përjetshme.

Operacioni i tërheqjes së lëkurës së fytyrës apo të qafës është një ndërhyrje që po kërkohet gjithnjë e më tepër nga gratë e moshës mbi 50 vjeç.

Kjo lloj ndërhyrje kirurgjikale lifting i fytyrës, me qëllim tendosjen e lëkurës për minimizimin e rrudhave, kushton 3,500 euro.

Ndërhyrjet për individët obezë, siç janë ato për ngushtimin e stomakut kushtojnë 3,500 euro.

Kirurgjia e qepallave më e kërkuara në SHBA në vitin 2023; Çmimet e operacioneve plastike nisin nga 3,200 deri në 11,400 USD 

Në SHBA, sipas të dhënave të raportit të Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë (ASPS), për vitin 2023 janë kryer rreth 22 milionë operacione plastike.

Krahasuar me 2022, numri i tyre është rritur me 8%.

Edhe për vitin 2023, kërkesa vijoi të jetë më e lartë për ndërhyrjet në fytyrë. Kërkesa kryesohej nga blefaroplastika (kirurgjia e qepallave) e cila u rrit me 5% krahasuar me vitin paraardhës, duke reflektuar prirjet drejt opsioneve më pak invazive, siç janë procedurat e kryera nën anestezi lokale.

Më pas, më të kërkuarat ishin procedurat e rinoplastikës (riformësimi i hundës). Procedurat u rritën me 6%.

Në raport thuhet se rritja e ndërhyrjeve të rinoplastikës u ndikua nga shtimi i rezultateve profesionale për ruajtjen e identitetit të pacientit edhe pas kryerjes së ndërhyrjes.

Operacionet më të kërkuara ishin liftimet e fytyrës. Në raport me vjet, ndërhyrjet e tërheqjes së lëkurës u rritën me 8%.

Rritja e këtyre ndërhyrjeve është shtuar për shkak të përdorimit më të lartë të barnave për humbjen e peshës që ndikojnë te lëshimi i lëkurës, si dhe nga përdorimi i mbushësve të acidit hialuronik, që më tej kërkojnë ndërhyrje për rafinimin e vijës së nofullës. Këto lloj ndërhyrje janë rritur me 6% krahasuar me 2022.

“Përdorimi i mbushësve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi mbushësit shtojnë volumin, por nuk e shtrëngojnë lëkurën”, citohet në raport.

Të dhënat e vitit 2023 tregojnë interes të konsiderueshëm për procedurat me qendër në trup, për të përmirësuar zonat rezistente ndaj dietës dhe ushtrimeve, veçanërisht pas ndryshimeve në peshë gjatë pandemisë së Covid-19.

Në SHBA, liposuksioni mbeti procedura më e kërkuar e kirurgjisë plastike në vitin 2023, me 347,782 procedura të kryera, në rritje prej 7% nga viti 2022.

Procedurat për vendosjen e tubave në bark gjithashtu u rritën me 5%, me 170,110 procedura të kryera, duke reflektuar interesin e vazhdueshëm për procedurat për të shtrënguar dhe konturuar pjesën e poshtme të barkut.

Zmadhimi i gjoksit vijon, si një ndër ndërhyrjet më të preferuara, prej shumë vitesh në tregun e estetikës në SHBA.

Në vitin 2023, ndërhyrjet për zmadhimin e gjoksit llogariten në 304,181 procedura.

Në vitin 2023 janë kryer 4,715,716 procedura botoks, duke reflektuar një rritje prej 6% nga viti i kaluar. Numri i procedurave për mbushësit e lëkurës arriti në 3,441,534, me 4% më shumë nga viti 2022.

Në SHBA, grupmosha 40-54 vjeç dominon si kategoria që kryen më shumë procedura kirurgjikale.

Ky grup që përfshin moshën e mesme, zë pjesën më të madhe për shumicën e procedurave kirurgjikale, duke reflektuar interesin e konsiderueshëm në ruajtjen dhe përmirësimin e pamjes.

Ky grup përbënte 45% të të gjithë procedurave të liposuksionit dhe 50% të procedurave të barkut për 2023.

Ndërsa ata të moshës 30-39 vjeç janë në krye të procedurave të rritjes së gjoksit dhe ngritjes së të pasmeve.

Grupmosha nga 55 deri në 69 vjeç, sipas të dhënave të raportit, kryesojnë për operacionet e fytyrës, duke përfshirë kirurgjinë e qepallave me rritje 8% nga 2022.

Rreth 59% të operacioneve të fytyrës dhe qafës i përkasin kësaj grupmoshe.

Tendencë në rritje në SHBA është që grupmoshat më të reja, duke përfshirë ato të moshës 30-39 vjeç dhe edhe 20-29 vjeç, po zgjedhin gjithnjë e më shumë procedurat e fytyrës.

Këto grupe panë secila rritje prej 7% të lift face, nga viti në vit, krahasuar me ndërhyrjet në segmentin e pacientëve nga 55 deri në 69 vjeç.

Sa variojnë çmimet për ndërhyrjet kirurgjikale në SHBA?

Në SHBA rezultojnë më të shtrenjta ndërhyrjet për rimodelimin e trupit dhe tërheqjen e lëkurës së fytyrës, përkatësisht me tarifa që shkojnë në 11,395 USD.

Sipas të dhënave të raportit të ASPC-së, tarifa për rinoplastikën është 7,637 USD. Ndërhyrjet kirurgjikale për tërheqjen e lëkurës së qafës kushton 7,885 USD.

Ndërhyrjet për operacionet e gjoksit variojnë me çmime nga 4,875 USD që është çmimi më i ulët për revizionimin deri te çmimi më i lartë prej 7,800 USD për zvogëlimin e gjoksit.

Çmimet për procedurat kirurgjikale të trupit variojnë nga 7,264 USD për ngritjen e të pasmeve deri deri te 11,400 USD për rimodelimin e trupit. Kirurgjia për heqjen e dhjamit të barkut kushton 8,174 USD, ndërsa ndërhyrja për tërheqjen e lëkurës së varur te krahët kushton 6,192 USD.

Çmimet për ndërhyrjen e fytyrës nisin nga 3,200 USD për heqjen e yndyrës deri në 11,400 USD për tërheqjen e lëkurës së fytyrës, ndërsa çmimi i kirurgjisë së qepallave është 3,800 USD./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan