Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

TIRANË- Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një paketë rekomandimesh për të mbrojtur gazetarët në Shqipëri, për të siguruar të drejtën e informimit dhe një peizazh mediatik të pavarur, pluralist dhe të besueshëm.
Nisma u mor për shkak se, siç vlerëson organizata RSF, niveli i lirisë së shtypit në Shqipëri është një nga më të ulëtit në Europë dhe është përkeqësuar për një kohë të gjatë.
Shqipëria renditet e 99-ta midis 180 shteteve në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, që publikoi Reporterët pa Kufi në maj për vitin 2024, dhe e fundit në rajon krahasuar me vendet e zonës së Ballkanit.
Në udhërrëfyesin e publikuar sot gjatë një konference shtypi online propozohet për mbrojtjen e gazetarëve, që Shqipëria të forcojë ligjet për të kundërshtuar paditë abuzive SLAPP ndaj tyre, duke kërkuar që ankesa të kalojë nga një mekanizëm vetërregullues para se të shqyrtohet nga një gjykatë.
“Procesi i anëtarësimit në BE ofron një mundësi unike për Shqipërinë për të përmirësuar ligjin dhe standardet e lirisë së shtypit në mënyrë që të mbështesë në mënyrë efektive gazetarinë e lirë, të pavarur dhe të besueshme në vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të RSF-së dhe KSHM-së.
Në dokument propozohet gjithashtu të rishikohen ligjet për mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve të mediave përballë përpjekjeve të paligjshme për t’i zbuluar dhe viktimizuar ato, si dhe miratimi i një plani kombëtar veprimi për sigurinë e gazetarëve sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës.
Sa i takon pavarësisë dhe pluralizmit të medias dhe mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet dhe censura udhërrëfyesi propozon të miratohen masa që mbrojnë pavarësinë editoriale të redaksive veçanërisht nga ndërhyrjet e aksionerëve të medias në konflikte inteesi.
Garanci më të forta për pavarësinë editoriale dhe financiare u propozuan edhe për Radio Televizionin Publik (RTSH), sigurimi i një buxheti të qëndrueshëm dhe procedura të pavarura në zgjedhjen e drejtuesve të tij.
“Rekomandimet synojnë të mbështesin “Dialogun e Strukturuar për Lirinë e Medias”, një procedurë që do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë kushtet për të hyrë në BE. Përpjekjet tona, të motivuara nga interesi publik dhe të bazuara në besimin dhe transparencën, tregojnë se edhe në një vend ku liria e shtypit sfidohet në të gjitha nivelet, veprimi i përbashkët dhe i vendosur është i mundur”, tha Pavol Szalai, drejtuesi i zyrës së RSF-së për BE dhe Ballkanin.
Udhërrëfyesi nga RSF dhe KMSH propozon lehtësira ekonomike për qëndrueshmërinë afatgjatë të gazetarisë shqiptare si zbutje tatimesh, kredi pa interes ose heqjen e gjobave për mediat që janë në procesin e Iniciativës së Mirëbesimit JTI. Ndërsa bashkësia e biznesit mund të mbështesë gazetarinë e besueshme duke shtuar reklamat për mediat etike.
“Shqetësimet për situatën dhe besimin në median shqiptare po rriten, sidomos në kushtet e rritjes së autoritarizmit dhe propagandës. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë, por pavarësia financiare për median është një pikënisje vendimtare. Vetëm atëherë media mund t'i shërbejë vërtet interesit publik”, thotë Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias.
Në takimin e prillit të kaluar me përfaqësues të RSF-së gazetarët shqiptarë pohuan se janë rregullisht viktima të sulmeve të dhunshme herë fizike, më shpesh verbale si dhe presione për padi.
Po ashtu ata pohuan se mediat janë nën presione ekonomike, çka shton pasigurinë dhe autocensurën në punën e tyre.
Në takim e theksua se tregu mediatik është i përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh, ndërsa është rrënjosur thellë bashkëpunimi i interesave politike, biznesore dhe mediatike, çka ndikonshumë në pavarësinë editoriale dhe në raportimin e gazetarëve./VOA
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Gjithas...
TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mb...
Foto ilustruese VLORË- Një efektiv policie ka aksidentuar pasditen e kësaj të marte një person në rrugë. Ngjarja ka...
ITALI- Policia Financiare e Vicenzës ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit të Prokurorisë së Ber...
TIRANË- Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë. Ndërko...
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit mesditën e djeshme, ka prekur jo pak opinionin publik. Ndërsa është njoftuar një protest&eum...
TIRANË- Gazetarja dhe moderatorja Beti Njuma ka reaguar pas deklaratave të aktivistit Adriatik Lapaj, i cili thotë se nuk ftohet në emisio...
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani ka tronditur mbarë opinionin publik. Që në orët e para të mëngjesit n...
martin cani ] TIRANË- Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit Martin Cani që u plagos ...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me aksionin te Enti Kombëtar i Banesave, ku u caktuan 5 masa sigurie "arrest me burg"...