AKTUALITET

Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

r.ll Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 08:35
Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri
foto ilustruese

VLORË- Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset edhe në fillim të sezonit të ri turistik, ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar te çmimet e restoranteve. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, pohoi për “Monitor” se këtë sezon, çmimet në restorantet e jugut janë rritur mesatarisht 10 deri në 20%. Nga strukturat akomoduese të hotelerisë në Durrës, çmimet e restoranteve kanë mbetur të pandryshuara. Rritja më e lartë e çmimeve nga 26 deri në 33%, sipas tij, është shënuar në restorantet e Sarandës dhe të Vlorës.

“Nëse vjet, çmimi minimal për person në restorantet e këtyre qyteteve varionte nga 2,000 deri në 2,200 lekë, këtë sezon ka arritur deri 3,000 lekë për person.

Ndërsa në Durrës, veçanërisht në zonën e Golemit është investuar nga strukturat akomoduese për zhvillimin e turizmit, sipas modelit të resorteve turke, ku për shkak të çmimeve më të ulëta sesa në jug, ky model turizmi po tërheq masivisht pushuesit familjarë.

Në këtë zonë nuk konstatohet ndryshim i çmimeve, krahasuar me vjet”. Për kryetarin e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, faktori kryesor që ka ndikuar te shtrenjtimi i çmimeve është mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tij, ende ky sektor vijon të vuajë mungesën prej 20,000 punonjësish. Ndërsa problematika me rekrutimet është e pranishme edhe në shtetet fqinje të rajonit, të cilët për të mbushur vakumin me staf, po joshin punonjës shqiptare me paga shumë herë më të larta sesa në Shqipëri.

“Në bregdetin e jugut, pagesat për shefat e kuzhinës variojnë nga 3,000-3,500. Në struktura të veçanta, pagesat arrijnë deri edhe 5,000 euro.

Ndërsa pagesat për kamerierë nisin nga 1,000 euro. Këto pagesa janë të papërballueshme prej këtyre strukturave, dhe kostoja e shtuar nga vështirësitë e gjetjes së stafeve është reflektuar me rritje të çmimeve. Duhet theksuar se kriza e punonjësve është fenomen edhe në vendet e rajonit. Në nisje të sezonit turistik nga Greqia ka pasur shumë oferta për punësimin e shqiptarëve, kryesisht me profesion kamarier me paga që nisin nga 4,000 deri edhe 5,000 euro në muaj”, pohon Jahja.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve paralajmëroi më herët se rritja e pagave pa meritokraci pritet të sjellë shtim të lartë kostosh për bizneset që do të shoqërohet me rritje të çmimeve. Në nisje të sezonit të ri turistik pritet që çmimet në restorante të ndryshojnë edhe në disa zona të Durrësit. Disa pronarë të plazheve private dhe restoranteve paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve në restoranteve dhe të çadrave të plazhit 10 deri në15% krahasuar me vjet për shkak të pagave të larta që po kërkohen nga punonjësit.

Në mungesë të gjetjes së tyre edhe në Durrës po punësohen shefa kuzhine me paga deri 3,000 euro në muaj, si dhe staf shërbimi me pagesa 1,000 euro, të cilat kanë shtuar kostot e bizneseve. Enri Jahja thotë se shumë pronare të bareve dhe restorante në gjendur në pamundësi financiare për të punësuar punonjës me eksperiencë, janë të detyruar të punësojnë staf për shërbim, si kamerierë apo ndihmës/kamerierë të rinj të pakualifikuar të moshës nga 17 deri 19 vjeç, apo punonjës të dalë në pension.

Për të plotësuar vakumin me burimet njerëzore nga baret dhe restorante në vend u punësuan punonjës të huaj, kryesisht aziatikë, por skema rezultoi e pasuksseshme, për shkak të largimeve. Për vitin 2023 sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) kryesuan me 1,094 me miratime punësimi nga 9,850 gjithsej të huaj të pajisur me leje pune që ishin në vend. /MONITOR

sarande vlore cmimet e restoranteve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan