Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHKODRA- Trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi u gjet sot në afërsi të Pentarit, pas sinjalizimit të forcave policore malazeze, të cilat po patrullonin përgjatë ujërave të përbashkëta të Lumit Buna. Gjatë paradites së sotme, polumbarët e RENEAS gjetën edhe trupin e djalit 3 vjeçar të familjes Arrazi. Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt me datën 2 maj, në afërsi të Urës së Bunës, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj, dy vajzat 9 dhe 8 vjeçare si dhe djalin 3-vjeç.
Dyshimet e para për vetëmbytjen e saj lindën tre ditë më parë, kur një peshkatar i zonës gjeti rastësisht të mbytur në Lumin Buna vajzën 9 vjeçare të familjes Arrazi. Pas kësaj, policia vendore e Shkodrës nisi kërkimet dhe ndaloi bashkëshortin e Almës, babain e tre fëmijëve, 31 vjeçarin Ergys Arrazi, me dyshimin e shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar. Drejtuesit e Policisë së Shkodrës kanë bërë të ditur se, deri në momentin e ngjarjes, nuk kanë patur ndonjë denoncim nga Alma Arrazi për dhunë në familje.
Prokuroria e Shkodrës në një njoftim bëri të ditur se nga hetimet e deritashme ka “krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur”.
Ergys Arrazi u paraqit ditën e marte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, e cila i shqiptoi masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes për shkak të dhunës.
Në lidhje me mbytjen e 4 pjesëtarëve të familjes Arrazi prokuroria ka shpallur në kërkim policor edhe katër persona që kanë lidhje me ngjarjen. Ndërsa nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ergys Arrazi, ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Hetimet e prokurorisë dhe policisë pritet të thellohen më tej për të kuptuar dhe zbuluar rrethanat që shtynë 39 vjeçaren Arrazi të vetëmbytet në Lumin Buna duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj të pafajshëm.
Operacioni i kërkimit për gjetjen e katër trupave të pjesëtarëve të familjes Arrazi zgjati tre ditë dhe në të u angazhuan 96 forca policore, 13 mjete, forcat e ushtrisë si dhe shumë banorë të zonës që jetojnë përgjatë bregut të Lumit Buna. Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ishte në zonën pranë Urës së Bunës, ku po zhvillohej oreracioni i kërkimit. Ministri Balla e cilësoi të rëndë ngjarjen dhe bëri thirrje për denoncimin e çdo lloj të dhunës. Dhuna, tha Ministri Balla, shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike, pasi dhuna ndaj grave nuk është një çështje private./ VOA
Foto ilustruese TEPELENË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar pasditen e kësaj të marte në zonën e...
TIRANË - Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija ng...
Foto ilustruese HOLANDA- Dy punësuar të vrasësve me pagesë për llogari të një trafikanti ndërkombëtar dro...
Shkodra SHKODRA- Zhytësit i kanë gjetur edhe trupat e Alma Arrazit dhe djalit të saj 3 vjeç të martën, njoftoi Ministria e ...
Foto ilustruese VLORË - Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të martë në Zvërnec të Vlorë...
BELGJIKË - Gjykata belge ka zhvilluar këtë të martë seancën e fundit për 129 të pandehurit të arrestuar në k...
Nëna me fëmijët DURRËS- Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pran&...
Alma Arazi SHKODRA- Tragjedia e ndodhur në Shkodër, ku nëna së bashku me 3 fëmijët e saj u hodhën nga ura e lu...
TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka, pas publikimit të artikullit nga mediat...
pamje nga vendngjarja FIER- Në 25-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë së Fierit. Bëhet me dije se 25-vjeç...