Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Rezidenca qeveritare në Dajt po shndërrohet në një resort me 5 yje, me pishinë dhe ambiente luksoze, e cila po ndërtohet me plot 6 milionë euro, pas një tenderi të shpallur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Ditët e fundit, KKT-ja, e cila drejtohet po nga krerët e shtetit, ata të cilët do të frekuentojnë ambientin, ka zbardhur lejen e ndërtimit.
Sipas dokumenteve që disponon Vox News, qeveria ka zbardhur lejen për objektin “rivitalizimi i rezidencës qeveritare, vila Dajt", me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Në lejen që ka hulumtuar redaksia jonë, janë të bashkëngjitura harta e zonës si dhe fotot e projektit, teksa rezidenca do të jetë me punime guri, druri dhe do të ketë edhe pishinë.
Ata që do të përdorin rezidencën dhe vetë pishinën do të shohin ndërtimet kaotike në Tiranë, apo nëse pushojnë natën, kur në bulevard do të protestojë opozita, do të shohin flakët e molotovëve apo të fishekzjarrëve. Duket se, në mandatin e katërt, këta qeveritarë po “kopjojnë” stilin e diktatorit Enver Hoxha, që kishte rezidenca nga veriu në jug, nga Tirana në Pogradec, Vlorë apo Dhërmi, apo edhe Sarandë.
Në dokumente përcaktohet se sipërfaqja e përgjithshme e truallit është 15 mijë m², teksa mësohet se janë dy pasuri, ose vila të ndara ku qëndrojnë krerët e shtetit apo edhe bëjnë takime. Mësohet se vila e parë ka një sipërfaqe prej 450 metra katrorësh dhe vila e dytë me sipërfaqe 672 metra katrorë.
Drejtoria Qeveritare shkruan se, krahas rikonstruksionit të të dy vilave, do të bëhet edhe një ambient i ri, një sallë konferencash. Sipas tyre, sipërfaqja që do t’i nënshtrohet rivitalizimit është plot 1625.5 m².
Vox News ka siguruar edhe fotot e projektit, ku duket se vendi, nëse bëhet sipas projektit, do të kthehet në një resort me 5 yje. Do të restaurohen të dy vilat, me punime guri e druri.
Do të bëhen veranda dhe ambiente çlodhëse. Kaq shumë e kanë të nevojshme këtë relaks zyrtarët shtetërorë? A kanë pushuar kaq shumë se, me taksat e shqiptarëve të varfër, të ndërtohet një resort?!
Në dokumentet që hulumtoi Vox News rezulton se këta qeveritarë kanë kërkuar edhe ndërtimin e një pishine panoramike. Vendndodhja e vilës e bën shumë atraktive përdorimin e rezidencës, pasi është brenda Parkut Kombëtar të Dajtit. Madje, në momentin që këta shtetarë të lahen në pishinë, panorama e tyre do të jetë smogu i Tiranës.
Vox News ka mësuar se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare e ka finalizuar tenderin sekret dhe fitues është shpallur kompania “Hastoçi”, teksa vlera e tenderit për rivitalizimin ishte 619 milionë lekë, ose mbi 6.2 milionë euro.
Një javë pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të ...
Një ngjarje e rëndë u shmang në Nova Siri Scalo, ku një burrë sulmoi dhe qëlloi me thikë gruan e tij përpara s...
Autoritetet belge kanë arrestuar tre shqiptarë. Ata u arrestuan nga policia, pasi iu gjetën tre dhoma kultivimi me bimë kana...
Nga Klodian Tomorri Regjimi fiskal që qeveria shqiptare zbaton mbi karburantet është një nga më të rëndët në bot&...
Policia gjermane ka zbuluar një tjetër pantacion kanabisi që lidhet me shqiptarët. Gjatë një operacioni policor, ata zbuluan nj&e...
SPAK një tjetër grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Hetimet nisën pas goditj...
Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për çmimin e karburanteve pasi ka mbledhur para dy ditësh në një...
Zbardhen identitetet e pesë personave të arrestuar në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull. Bëhet fjalë për Kevin (...
Është rikthyer menjëherë fluksi i madh i qarkullimit të automjeteve në aksin e rrugës kombëtare Tiranë–Elbasa...
Edhe për pesë persona janë lëshuar urdhër-arreste në kuadër të laboratorit të kokainës në Frakull të...