Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Sëmundja virale “Ethet e Nilit” është rikthyer në vendin tonë pas 13 vitesh. Bëhet me dije se deri më tani 3 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë infektuar.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.
Simptomat
Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma.
Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin:
temperaturë e moderuar,
gjendje parehatie e përgjithshme
ulje të oreksit
të përziera,
dhembje koke,
dhembje sysh,
dhembje shpine,
dhembje muskujsh,
kollë
puçrra,
diarre
nyje imfatike të zmadhuara,
vështirësi në frymëmarrje.
Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si:
temperaturë e lartë,
encefalit
meningjit
dhembje të forta të kokës,
dobësi dhe paralizë të lehtë,
simptoma gastrointestinale,
çorientim,
të dridhura
konvulsione
puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,
ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve),
koma
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.
Transmetimi i virusit të Nilit Perëndimor
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen. Ethet e Nilit mund të infektojnë edhe kafshët, në veçanti zogjtë shtegtarë përgjegjës për përhapjen e virusit në botë.
Mjeti më efikas për të parandaluar është përdorimi i pajisjeve ose spray kundër mushkonjave dhe insekteve në mënyrë që të shmanget një pickim i mundshëm nga insektet bartëse.
Gjithashtu rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur të cilat tërheqin mushkonjat.
Kohëzgjatja e sëmundjes
Ndërsa prognoza e përgjithshme është e favorshme, studimet e tanishme tregojnë se ethet e Nilit Perëndimor shpesh mund të jenë më të rënda sesa supozohej më parë, me raste që kërkojnë deri në 90 ditë për shërimin e plotë.
Personat e infektuar dhe që kanë kaluar ethet e Nilit Perëndimor kanë fituar imunitet të përhershëm.
Trajtimi
Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes.
foto ilustruese TIRANË- KESH planifikon të paguajë 68 milion usd për qiranë e dy termocentraleve lundruese, të cilat u mor&eu...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim ditën e sotme lidhur me rastet e shantazhimit për dhëni...
foto ilustruese BERAT- Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Më...
foto ilustruese POGRADEC- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se J.D 43 vjeç, M.Ç 38 vje&c...
foto ilustruese ELBASAN- Procedohet penalisht një 41-vjeçar në Elbasan. Mësohet se L.M nuk ka marrë masa për sigurimin...
foto ilustruese GRAMSH- Pesë persona janë proceduar penalisht në Gramsh. Mësohet se administratori i një lokali A. Xh 44 vje&...
foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka çmontuar një bandë të trafikimit të drogës në Itali. Grupi trafikant i p&eu...
arben lamce TIRANË- I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", Arben Lamçe u arrestu...
leonard duka TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest n&e...
foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasoj&e...