Zinedin Zidane, në prapaskenë po punon për Francën e Botërorit të ardhshëm…
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...

Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.
Gjatë seancës, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kundërshtuar pretendimet e SPAK, duke deklaruar se akuza ndaj Metës bazohet në supozime.
Cakrani solli në vëmendje një intervistë të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për gazetën “Mapo”, ku sipas tij Meta është cilësuar si partner i Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar që udhëtonte shpesh drejt SHBA-së.
Gjatë seancës, Cakrani kërkoi që të thirren si dëshmitarë kryeministri Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, duke argumentuar se SPAK nuk i ka pyetur ata për rolin e mundshëm të Metës në lidhje me ligjin e minierave.
Avokati Cakrani: Në intervistën që ka pasur gazeta Mapo me ambasadorin Donald Lu, ai është përgjigjur: “Ilir Meta është kryetar i Parlamentit shqiptar dhe ai është gjithashtu partner i SHBA. Ne do të vijojmë të kemi partneritet të fortë, ai udhëton shpesh në SHBA…”.
E sjell këtë episod për të kujtuar se në akuzën e SPAK pretendohet se vizitat e Metës kanë qenë të diktuara nga lobimet, por ambasadori i kohës thotë që Meta ishte mik i SHBA dhe udhëtonte shpesh.
Po diskutojmë disa muaj pasi Meta ishte bërë kryetar i Kuvendit. Ligji u propozua nga PS-ja, ndërsa LSI nuk ka pasur asnjë mundësi, për shkak të numrave, që të përcaktonte miratimin e tij.
Për vilën, u hoq dorë para se të kalonte ligji që ka shkuar në Kuvend dhe këtë ligj e ka mbrojtur kryeministri Rama, i cili me shumë patos ndau dy epoka të rëndësishme të minatorëve për servitutin.
Ku hyn zoti Meta në gjithë këtë histori?
SPAK nuk pyeti as Ramën, as Ruçin, as zotin Balla që të vinin e të na thoshin: “A i ka takuar Meta për këtë ligj?”.
Ndaj do t’i kërkoj që të vijnë e të dëshmojnë si dëshmitarë.
Dua apo s’dua, këta më dalin si dëshmitarë që duhen pyetur. Duhet të pyeten Esmeralda Shkjau, Eduart Shalsi, Namik Kopliku, deputet i qarkut Shkodër, i cili nuk është pyetur, si edhe kryesekretarja e Kuvendit.
Këto janë veprime hetimore që SPAK duhet t’i kishte kryer.
Dëshmitari tjetër që kërkojmë të thirret është Edi Rama.
Duam të provojmë nëse ndoshta ka biseduar dhe ne nuk dimë gjë. Ligji i minierave është amenduar në këtë periudhë dhe duam të na thotë çfarë ka ndodhur me këtë ligj.
Kërkojmë zotin Gramoz Ruçi si dëshmitar, që të kristalizohet kjo çështje dhe të merren disa mesazhe aty-këtu. Po mbajmë në burg ish-presidentin.
Të thirren edhe deputetë të tjerë, si kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, që të tregojë nëse ka folur me Monikën.
Nuk dua të abuzoj dhe të them se duhet të vijnë të gjithë deputetët që kanë votuar ligjin. Nuk po them që të vijnë të gjithë ata që kanë ngritur dorën.
Kërkojmë gjithashtu që të vijë si dëshmitar edhe Taulant Balla.
Meta bën me shenjë se do të flasë.
Avokati: O zoti Meta, të lutem prit sa të mbaroj.
Monika Kryemadhi: Mbaro, se do të flasim edhe ne.
Avokati: Pra, për ligjin e minierave këto kisha.
Gjykata: Fjalën e ka zoti Meta.
Meta: Duke mbështetur qëndrimet e avokatit tim, dua të theksoj se, nëse gjykata e çmon të arsyeshme, do të ishte me vlerë të thirrej një ekspert i pavarur i minierave për të parë kush është subjekti, sa kanë përfituar dhe nëse ka qenë një ligj i dobishëm apo diçka tjetër.
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Nëse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konstaton se shkarkimi i një gjyqtari ose prokurori nga vettingu (KPA/KPK) ka shkelur Konv...
Një polic italian humbi jetën teksa ndiqte një automjet që ishte arratisur nga një postbllok në Milano të hënën n...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Zbulohet një parcelë me kanabis në Vaun e Dejës, ku ishin mbjellë një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidan&eum...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të Portit të Sarandës, ndërsa në vend të tij është emë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonat malore të Librazhdit, ku kushtet e motit janë përkeqësuar ndj...