Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij/ Ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Mazhoranca socialiste ka miratuar në 23 korrik rezolutën ndaj SPAK-ut të ku ndër të tjera e udhëzon për shmangien e paraburgimeve.
Rezoluta, e cila mban firmën e kryeparlamentarit Niko Peleshi, i ka shkuar SPAK dhe i kërkohet që brenda 23 gushtit të hartojë një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i thekson Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rishikojë praktikën e masave të sigurimit personal, duke rritur përdorimin e masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.
“Kuvendi rekomandon për vitin 2026 analizimin çdo 4 muaj të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe raportit të tij me dënimet përfundimtare, me qëllim evidentimin e rasteve kur koha e qëndrimit në paraburgim afrohet ose mbulon në mënyrë substanciale dënimin përfundimtar, si dhe marrjen e masave për shmangien e kësaj praktike”, theksohet në Rezolutën e Rekomandimeve të Kuvend-it për SPAK-un, sipas tch.
Më tej, vlerësohet e nevojshme reduktimi i stokut të çështjeve të mbartura dhe përmirësimi i dosjeve të dërguara për gjykim mbi të gjitha në lidhje me standardet e provueshmërisë. Në dokument renditet me rëndësi edhe forcimi i kapaciteteve për hetime financiare dhe pasurore paralele. Kuvendi i rekomandon SPAK-ut rritjen e fokusit në konfiskimin e pasurive në çështjet e korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta të administratës publike, me qëllim që ndjekja penale të mos kufizohet vetëm në përgjegjësinë individuale, por të prodhojë edhe goditje reale të përfitimit ekonomik të paligjshëm.
“Kuvendi rekomandon për vitin 2026 zhvillimin e analizave periodike për efektivitetin e ndjekjes penale në çështjet ku përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë jo vetëm numrin e procedimeve dhe personave të dërguar në gjykatë, por edhe shkallën e konfiskimit të pasurive. Vijimin e konsolidimit të rezultateve në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synim rritjen e numrit të procedimeve që përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë, me fokus të posaçëm te korrupsioni i nivelit të lartë, pastrimi i parave, trafikimi i narkotikëve dhe veprat penale të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale”, theksohet në Rezolutën e Rekomandimeve të Kuvend-it për SPAK-un.
Kuvendi sugjeron edhe përshpejtimin e rekrutimit të hetuesve financiarë e të BKH-së dhe të oficerëve të policisë gjyqësore, duke shpërndarë në mënyrë të balancuar ngarkesën e punës. Porosi i lihet edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe përparimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve, për të forcuar transparencën me raportim statistikor në kohë reale.
Në listën e rekomandimeve, ndër të tjera Kuvendi udhëzon Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit që të analizojë në përputhje me rekomandimin e BE-së, nevojën për rishikim të rregullave dhe procedurave lidhur me procesin e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të qartësuar dhe garantuar procese të hapura, konkurruese dhe pa vonesa.
Protesta kundër qeverisë ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë me...
Këta janë emrat e personave të cilët kanë përfunduar në pranga në lidhje me vrasjen e turistit portugez, që u masak...
Një i Burgosur në Qendrën e Burgjeve Ponent, në Spanjë u gjet i vdekur këtë të martë, sipas raportimeve të med...
Në orën 09:00 të 15 korrikut 2026, një kolonë automjetesh të blinduara priste jashtë ambienteve të IEVP Reç. Pr...
Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së turistit 20-vjeçar portugez sot në Ksamil. Si rezultat i veprimeve të ...
Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës, duke thën...
Një violinist 45-vjeçar është lënë në paraburgim në Francë pasi u ndalua nga doganierët në pikën e...
Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 80-të të revoltës së tyre. Protetsues...
Një 65-vjeçar nga fshati Gziq, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke ndezur tre vatra zjarri...
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për krimin e rëndë të ndodhur sot në Ksamil, ku humbi jetën një turist por...