Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
“...kam qenë gjithë ditën në mortin e vdekjes së xhaxhait tim. Sapo jam kthyer dhe kam hyrë në banesë, kam dëgjuar një shpërthim të fortë. Kam dalë jashtë dhe pashë automjetin e dëmtuar që nxirrte tym...”.
Kështu ka deklaruar në policinë e Tiranës, Oltjon Klosi, gjatë marrjes në pyetje mëngjesin e 10 Marsit në ambientet e policisë së Tiranës. Klosi, ka parkuar mjetin dhe teksa është larguar jo shumë minuta më pas, Jurgen Gjonaj, ka vendosur tritolin në makinën e tij “Benz-Mercedes”, duke sjellë shkatërrimin e saj. Në dëshminë e tij dhënë para oficerëve të policisë së Tiranës, Klosi, ka treguar se nuk kishte dijeni dhe as dyshime se kush person mund ta kishte bërë një veprim të tillë, që çoi më pas në shkatërrimin e makinës së tij.
“...sapo jam kthyer nga morti i xhaxhait tim dhe pasi kam hyrë në banesë kam dëgjuar një shpërthim të fortë dhe kur kam dalë pashë automjetin e dëmtuar...”-ka treguar për grupin e hetimit Oltjon Klosi.
Pavarësisht se në këtë rast i dëmtuari Oltjon Klosi, nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë policinë mbi emrat e personave të dyshuar se kush mund ta kishte bërë këtë krim, oficerët e policisë gjyqësore kanë siguruar pamje filmike të mjaftueshme për të zbardhur këtë krim.
Në pamjet filmike duket se rreth orës 01:55 të mesnatës së 10 Marsit 2026 një person i paidentifikuar dhe i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç të zi, kalon afër mjetit tip Benz-Mercedez me biçikletë dhe më pas kthehet në fund të rrugicës dhe më pas ndodh shpërthimi.
Nga vazhdimi i ndjekjes së kamerave me pamje filmike, policia ka vënë re tek kompleksi Malajzian një kavo biçiklete dhe një pjesë fitili, të cilat më pas i ka çuar për ekzaminim laboratorik.
Nga profilet e krahasuara si dhe analizimi i pamjeve filmike, policia e Tiranës, ka dalë në përfundimin se autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në makinën e Oltjon Klosit, është shtetasi i arrestuar Jurgen Gjonaj.
Pas ndalimit ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar se e kishte bërë kundrejt shlyerjes së një borxhi prej 14 mijë euro që Gjonaj i kishte porositësit të krimit, Renato Balla, si pasojë e furnizimit me kokainë në Gjermani.
Gjonaj, ka treguar në polici se nuk kishte asnjë njohje me Oltjon Klosit dhe asnjë konflikt, por ka pranuar të kryejë shkatërrimin e makinës me tritol me qëllim shlyerjen e borxhit financiar që i kishte, Renato Ballës.
Sipas dosjes hetimore, Renato Balla, përpara se të lidhte një marrëveshje kriminale me Jurgen Gjonaj, i ka kërkuar që shkatërrimi i makinës së Oltjon Klosit, të kryhej nga shoku i tij, Krisjan Ahmerama.
Pas arrestimit nga policia dhe marrjes në pyetje të Kristjan Ahmerama, ky i fundit ka treguar se njihet prej kohësh me të arrestuarin tjetër, Renato Balla.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se biçikletën që Jurgen Gjonaj ka përdorur për vendosjen e tritolit, ia ka dhënë ai Jurgenit. Kristjani, ka treguar se:
”...rreth dy javë më parë se të ndodhte ngjarja,Renato Balla, më ka kërkuar që të digjja me benzinë një mjet tip Benz me targë “AA 888 UE”, por unë nuk kam pranuar. Më pas Renato më ka kërkuar që të shkoja tek “Pati Travel”, për të parë nëse ky mjet ishte parkuar atje. Kam shkuar dhe kam vënë re se makina ishte e parkuar aty, duke njoftuar më pas Renato Ballën...”.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka arrestuar,Jurgen Gjonaj, Renato Ballën, Kristjan Ahmeraman, Eklips Letin, Sabah Nuzin, Glentjan Kotarin, Dorjan Hamollin dhe Geris Molla.
Ndaj tyre janë ngritur akuza nga prokuroria si “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Mbajtjes pa lejë të municioneve shpërthyese” dhe “Moskallëzim krimi”.
Porosia për të shkatërruar makinën e Oltjon Klosit, dyshohet se është kërkuar nga Sabah Nuzi, i cili prej muajit Tetor 2025 ndodhet i arrestuar nga SPAK për akuzat e vrasjes në bashkëpunim me Aurel Hoxhën. Nuzi mbahet i izoluar në burgun e Fushë-Krujës dhe prej këtej dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për shkatërrimin e makinës.
Vendimi i gjykatës për masat e sigurimit:
Sabah Nuzi – arrest në burg
Jurgen Gjonaj – arrest në burg
Renato Balla – arrest në burg
Kristjan Ahmerama – arrest në burg
Eklips Leti – arrest në burg
Glentjan Kojtari – arrest shtëpie
Dorjan Hamolli – arrest shtëpie
Geris Molla – detyrim paraqitje./syri
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen problematike të lagjes dhe rrugicave në tregun Çam në Tiranë,...
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivin dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga polic...
Komisioni i Posaçëm në Ministria e Brendshme ka caktuar datën 24 mars, në orën 09:30, për zhvillimin e fazës së...
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe ...
Çështja e kontratave publike në sektorin e shëndetësisë ka qenë gjithmonë në vëmendje të debatit mbi ...
Policia e Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Flash”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lënd...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se tregu i hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend po monitorohet çdo ditë...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ushtruan kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në zonën e Zall&eu...
Fermerët e Divjakës, po përballem me një situatë të vështirë për shkak të mos shitjes së lakrës, p...
Jurgen Gjonaj, njëri nga personat kryesore të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës për vendosjen e tritolit “C4” nda...