AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili dëshmon në Gjykatën e Posaçme: 4 persona me kapuçë dhe armë u futën në garazh, më kërkuan uji! Nga frika...

n.f Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 14:33

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili dëshmon

TIRANË- Në gjykatën e posaçme ditën e sotme ka dëshmuar Festim Bexhdili. Bexhdili ka dëshmuar para gjykatës në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës. Prokurori Behar Dibra i drejtoi një numër të lartë pyetjesh të njëjta dëshmitarit çka solli reagimin e gjyqtarit i cili u tërhoqi vëmendjen prokurorit që të formulonte siç duhet pyetjet.

Bexhdili gjatë dëshmisë së tij u shpreh se të "Golden" bënte të gjitha punët si kamarier e kopshtar. Ai theksoi se paguaj nga halla e tij e cila është nëna e Altin Hajrit. Sipas tij në pronësi "Golden" ishte e Altin Hajrit ndërsa me organizimin merrej halla e tij.

Sa i përket ditës së rrëmbimit të Jan Prengës, dëshmitari theksoi te vendi i tij i punës shkuan 4 persona dhe i kërkuan 4 bidona. Ai theksoi se personat ishin me kapuç dhe ripersëriti që nuk i njihte edhe pse prokurori e pyeti disa herë.


Prokurori: Ç’punë bëje te Golden në 2020?

Bexhdili: I bëja të gjitha. Kamarier, kopshtar. Më paguante halla ime, që nëna e Altin Hajrit.

Prokurori: Më herët ç’punë ke bërë?

Bexhdili: Kam punuar si ndihmës kuzhinier.

Prokurori: Kush ishte pronari i Golden?

Dëshmitari: Unë si pronar njoh Altin Hajrin. Me organizimin, prenotimin, merrej halla ime Hatixhja.

Prokurori: Ditën e ngjarjes ku u ndodheshe?

Dëshmitari: Jam gjendur në vendin e punës. Erdhën 4 persona, që si njihja. Te kompleksi u fut një makinë në garazh. Më kërkuan 4 bidona ujë dhe kam ikur. Personat ishin me kapucë, si njihja.

Prokurori: Personat që hynë ishin në kapuçë?

Dëshmitari: U çova ujë se isha i frikësuar. Edhe sot kam frikë. Më kanë futur ne hasmëri me persona kot. Më dënojnë burg përjetë prokurorët.

Prokurori: Stë dënon prokurori, por gjykata. Kush e hap derën e kompleksit, ka roje?

Dëshmitari: Dera ishte e hapur. Unë isha duke larë pishinën, kur hyri makina e bardhë Range e bardhë. Shkova dhe 4 personat  ishin me kapuçë dhe nga frika iu çova ujë.

Dëshmitari: Po vetëm isha.

Dëshmitari: Po kisha, po pastroja pishinën. E lashë te garazhi.

Prokurori: Pate komunikim me këta persona?

Dëshmitari: Më kërkuan vetëm ujë.

Prokurori: I pyete ç’donin?

Dëshmitari: Donin vetëm ujë.

Prokuroria: Na i përshkruaj?

Dëshmitari: Si mbaj mend. Si njihja. S’di çtë them.

Prokurori: Bënë ndonjë lëvizje?

Prokurori: Lëvizën nga makina?

Dëshmitari: Smë kujtohet. Se di.

Prokurori: Njoftove njëri se kishin ardhur këta persona?

Dëshmitari: Jo nuk njoftova asnjëri.

Prokurori: Pasi iu çove ujin çfarë bëre?

Dëshmitari: Se di nëse kam qëndruar apo ikur. Nga frika s’di çfarë kam bërë.

Prokurori insiston të dijë se ua mori ose jo shishet, në një kohë që nuk pyet për pengun.

Prokurori: Çfarë mbani mend se ndodhi pasi ata pine ujë?

Dëshmitari: S’di gjë fare.

Prokurori: Çfarë bëre pasi pe që pinë ujë?

Dëshmitari: Ika të laj pishinën. U thashë të largohen. Kisha frikë se ishin me maska dhe me armë.

Dëshmitari: S’më kujtohet.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan