AKTUALITET

'Rrethi vicioz i pushtetit'/ Hoxhaj: Pasuritë publike përfundojnë tek Ceno Klosi e kushëriri i tij, të lidhur me Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 17:55
'Rrethi vicioz i pushtetit'/ Hoxhaj: Pasuritë publike

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet rreth një skeme të dyshuar përfitimi me vlerë dhjetëra milionë euro, ku të përfshirë janë ish-zyrtarë të lartë dhe persona të lidhur me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në qendër të hetimeve është z. Cenoklosi, së bashku me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit dhe gjithashtu një ish-vartës i ministres Balluku.

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet rreth një skeme të dyshuar përfitimi me vlerë dhjetëra milionë euro, ku të përfshirë janë ish-zyrtarë të lartë dhe persona të lidhur me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në qendër të hetimeve është z. Cenoklosi së bashku me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit dhe ish-vartës i ministres.

Hoxhaj tha se dyshohet që ata, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe politike, kanë ngritur një rrjet kompanish në emër të familjarëve, përmes të cilave kanë përfituar mbi 37 milionë euro tendera publikë, leje ndërtimi për hotele dhe toka publike. Skema ka lidhje të drejtpërdrejtë edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, kur institucione nën Ministrinë e Infrastrukturës u shpërngulën në Fier për të mbështetur fushatën.

Ai theksoi se ky model krijon një “rreth vicioz”, ku pasuritë publike përfundojnë te individë me fuqi politike dhe ekonomike, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë nga fondet dhe pronat publike.

Pjesë nga deklarata:

Po unë mendoj që është një lajm i mirë, në fakt, që Prokuroria e Posaçme po heton në disa drejtime. Po. Ashtu siç duhej, në fakt, të kishte ndodhur shumë më herët, duhet të kishte ndodhur ndoshta edhe para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, sepse ne e kemi thënë shpesh në këtë studio që këta njerëz kanë qenë shtabe elektorale të mirëfillta. Po. E dinë të gjithë, po të shkosh në Fier të pyesësh qytetarët, e dinë shumë mirë se çfarë ndodhi. U shpërngulën të gjitha institucionet në varësi të zonjës Balluku, se të gjithë morën apartamente, morën, ëh, prenotuan dhoma hoteli për të bërë fushatën në Fier. Madje edhe vetë zonja Balluku, në atë kohë, ka pasur, në dijeninë time, një apartament në qytetin e Fierit, ku ka regjistruar edhe vendbanimin, të deklaruar te deklarata e pasurisë e vitit 2024.

Ndaj, fakti që sot po hetohet zoti Cenoklosi, mbi të cilin në fakt rëndojnë një seri akuzash, një seri, ëh, jo vetëm për ato që ne kemi denoncuar së fundi në emisionin Plugë për historinë e famshme të paneleve diellore, por edhe më herët, sepse po hetohet edhe dosja 5B e famshme, e cila lidhet pikërisht me zotin Cenoklosi dhe me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, edhe ky një ish-vartës i zonjës Balluku, si ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit.

Të dy së bashku, për shkak të lidhjeve familjare, por sigurisht atyre politike, kanë krijuar kompani, me emër të familjarëve të tyre, ëhë, të cilat sot kanë gjeneruar, në momentin që flasim, mbi 37 milionë euro tendera publik. Jo vetëm këto, por edhe leje ndërtimi për ndërtim hoteli apo benefite të tjera nga shteti. Pse kanë marrë edhe toka me qera, siç ishte rasti i paneleve fotovoltaike në qytetin e Fierit, në zonën e Topojës, që janë dhënë nga bashkia e Fierit.

Pra, prona publike, të cilat vihen në shërbim të njerëzve që kanë pushtet politik, dhe në përfundim qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Pra, krijohet një rreth vicioz, një cikël i mbyllur, ku pasuritë publike përfundojnë pikërisht në duart e disa personave që kanë dhe fuqinë politike dhe fuqinë ekonomike, dhe në momentin e duhur thirren nën armë për t'i shërbyer qëllimit kryesor, pra mbajtjes në pushtet të Partisë Socialiste.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan