Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Të punësuarit aktual rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë prej punëdhënësve edhe në entet publike nuk i paguajnë sigurimet shoqërore duke bërë që stoku i borxhit në këtë zë të rritet vit pas viti.
Në raportin vjetor të vitit 2024, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se borxhi tatimor në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara arriti në 24.4 miliardë lekë me rritje vjetore 8.4 për qind.
Rritja progresive e borxhit ndaj sigurimeve po vjen në raport të zhdrejtë më angazhimin e qeverisë, e cila ka ndërmarrë një fushatë që vitin e kaluar për të luftuar punën e zezë në kuadër të një reforme në proces për skemën publike të pensioneve.
Teksa pensionistët shqiptare kanë pagesat më të ulëta në Rajon dhe shumë poshtë minimumit jetik bizneset dhe entet publike rrisin viti pas viti detyrimet e papaguara të sigurimeve.
Ekspertët të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se ndryshe nga detyrimet e tjera që shtetit mund t’i krijohen nga mos-pagesa e taksave të tjera, efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe, nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme.
Në vitin 2014 kur qeveria Rama 1 nisi punën gjeti 9 miliardë lekë borxhe të papaguara nga qeverisja e djathtë.
Më zbulimin e këtij detyrimi dhe shlyerjen e tij një seri rregullash dhe ligjesh u miratuan me qëllim më qëllim që të mbyllej rrjedhja e krijimit të borxheve të reja. Të dhënat e fundit tregojnë se stoku i detyrimeve për sigurimet e pa-paguara ndërmjet 2014-2024 u rrit me 171 %.
Detyrimet u përkasin si enteve publike dhe pushtetit lokal ashtu edhe bizneseve private. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon. Llogaritë bankare të ndërmarrjeve të ujësjellësit është vështirë të bllokohen për shkak të funksionit strategjik që kanë në shërbimet ndaj publikut.
Toleranca ndaj enteve të shtetit është “zyrtarizuar” pasi shteti presupozohet që të shlyejë detyrimet në një moment të dytë, pasi ka krijuar borxhin.
Ndryshimet që janë bërë në ligjin e proceduarve tatimore lejojnë pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të bizneseve. Por kjo praktikë nuk vlen për pagesën e borxheve të sigurimeve shoqërore.
Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer, sipas nenit 68, si dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara nga tatimpaguesi.
Përjashtimisht, administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste për detyrim tatimor të vetë-deklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” thuhet në ligjin e procedurave tatimore./ Monitor
TIRANË- Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë...
MALIQ- Një aksident i rëndë në ka ndodhur ne afërsi të fshatit Leminot të Maliqit, nga i cili dyshohet për një vi...
Landfilli Sharres TIRANË - Gati dy vjet pasi u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, landfilli i Sharrës në periferi të Tiran&eum...
TIRANA- Gjashtë punonjëse të një firme e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditë...
Kreu i KLGJ-së Ilir Rusi gjatë një aktiviteti TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurë...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, ku përfshihet një apartament, ...
Aulon Naçi TIRANË - Aulon Naçi, është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansa...
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Raportohet s...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg pë...