Foto ilustruese
TIRANË- Njësia 2 në kryeqytet dhe Kashari janë dy njësitë që në rrezikun e kombinuar të fatkeqësive janë ato me ekspozimin më të lartë. Raporti paraprak i Bashkisë së Tiranës që analizon vlerësimin e rreziqeve në nivel vendor merr parasysh të paktën gjashtë rreziqe duke nisur nga ai i përmbytjeve e deri tek rreziku biologjik e teknologjik për të nxjerrë përfundime mbi humbjet dhe ekspozimin rast pas rasti.
Në raport pranohet se kombinimi i të gjithë raporteve me rreziqe specifike si përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret në pyje, sizmik, teknologjik dhe biologjik nxjerr disa zona të ekspozuara në nivele më të mëdha dhe të tjera në nivele dukshëm më të ulëta.
“Sipas analizës krahasuese të njësive administrative për risqet e paraqitura në gjashtë raportet e posaçme, njësia administrative më e ekspozuar ndaj fatkeqësive, referuar aseteve, në territorin e bashkisë janë njësitë administrative Kashar dhe 2, ndërsa ato më pak të ekspozuara janë njësitë administrative Baldushk, Kërrabe, Zall-Bastar.
Ndërsa referuar popullsisë, njësitë administrative më të ekspozuara ndaj fatkeqësive janë njësitë administrative 2&5, ndërsa njësitë më pak të ekspozuara janë: Baldushk, Bërzhitë, Kërrabe, Petrelë, Shëngjergj, Zall-Bastar” thuhet në këtë vlerësim paraprak.
Njësia numër 2 në kryeqytet është më e madhja për nga territori në Bashkinë e Tiranës dhe e dyta për nga popullsia. Ajo përfshin rajone të tilla si depoja e Ujit, Sauk, përreth Senatoriumit, Qyteti Studenti.
Pas një analizë të detajuar për çdo lloj rreziku, vlerësimi konstaton se risqet mbizotëruese në Bashkinë e Tiranës janë risku sizmik dhe ai biologjik, ndërsa risqet me nivel më të ulët janë risku nga zjarret në pyje dhe risku nga përmbytjet. Referuar humbjeve ekonomike risku që prodhon më shumë kosto është risku sizmik, ndjekur nga risku biologjik, risku teknologjik dhe nga rrëshqitjet, ndërsa risku që prodhon koston ekonomike më të ulët është risku nga zjarret në pyje.
Raporti udhëzon që në kuadër të rreziqeve potenciale të merren masa për përballimin e tyre ku së pari është ajo që lidhet me parashikimet e fondeve buxhetore siç përcaktohet edhe në një sërë aktesh ligjore ku bashkitë udhëzohen të fondi 4 për qind i bashkisë të jetë si kontigjencë e kësaj forme. Për shkak të nevojave më të larta kjo mund të kombinohet me mbështetje të donatorëve.
Një tjetër element në uljen e rrezikut është ai për ndërhyrjet infrastrukturore që lehtësojnë akesin në zonat më të thella të Bashkisë Tiranë. Po kështu të bëhet njohja dhe regjistrimi me përparësi i zonave që kanë rrezikun më të madh. Për secilin prej rreziqeve raporti sugjeron masa të ndara të cilat synojnë zbutjen e efekteve potenciale të tij./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor07:45
Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë
Foto ilustruese
TIRANË- Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumt...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor07:44
Çadrën me vete! Rikthehen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paq&e...
ZH.LL
AKTUALITET
4 Dhjetor22:55
EMRI/ U bllokua në banesën e shkrumbuar nga flakët në Shkodër, humb jetën i moshuari 80-vjeçar
Foto nga vendngjarja
SHKODËR- Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa bëhet me dije se...
M.B.
AKTUALITET
4 Dhjetor22:42
Mësimdhënësit në Kosovë në protestë, kërkojnë rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
KOSOVA- Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbajtur sot në Prishtin&e...
e. d
AKTUALITET
4 Dhjetor22:07
"Krim i kryer me paramendim"/ Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, Lala: Autori i dyshuar ka qenë i skeduar më herët
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq para disa d...
ZH.LL
AKTUALITET
4 Dhjetor21:55
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, brenda ndodhej një grua e moshuar, fatmirësisht vetëm dëme materiale
Foto nga vendngjarja
SHKODËR- Një banesë në fashtin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbr...
AKTUALITET
4 Dhjetor21:57
Hetimi për organizatën kriminale të Suel Çelës, a kishte lidhje politike? Lala: Nuk mund të mbijetojë pa një mbështetje politike...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se hetimet për organizatat kriminale të drejtuar nga Suel Çela po vijojnë. Lala n&eum...
e. d
AKTUALITET
4 Dhjetor21:37
Zbërthimi i aplikacionit “Matrix”/ Lala: Gjuha shqipe është prezente në këtë platformë
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se edhe gjuha shqipe është prezente në platformën “Matrix”. Lala e ftuar në...
ZH.LL
AKTUALITET
4 Dhjetor17:55
"Mungesë e institucioneve të posaçme!" Raporti i fundit i KLSH: Burgu i Shën Kollit në Lezhë ka mbipopullim, të sëmurët në kushte të vështira
Foto ilustruese
LEZHË- Një raport i fundit i KLSH pas një auditimi të bërë për shëndetin mendor, kryesisht në ...