Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.
Edhe në pesë muajt e parë të vitit numri i aksidenteve është rritur. Nga janari në maj janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ose 3.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe është regjistruar në Tiranë, ku numri i aksidenteve në muajin maj u rrit nga 30 në 53. Në rritje rezultojnë edhe Durrësi dhe Vlora, me nga 11 aksidente secili, kundrejt 7 një vit më parë. Rritje ka pasur edhe në Elbasan, nga 6 në 7 aksidente, si dhe në Berat, ku është regjistruar një aksident, ndërsa në maj të vitit të kaluar nuk ishte shënuar asnjë.
Ndërkohë, në disa qarqe është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve. Shkodra ka shënuar rënien më të madhe, nga 13 në 7 aksidente, ndërsa ulje kanë pasur edhe Lezha, nga 15 në 11, Korça nga 9 në 6 dhe Gjirokastra nga 8 në 5. Në Fier dhe Dibër numri i aksidenteve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa Kukësi ka regjistruar po aq aksidente sa një vit më parë.
Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara gjatë muajit maj kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 30.8% të drejtuesve të përfshirë në aksidente. Dita e diel rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa harku kohor 08:00-12:00 mbetet periudha kur ndodhin më shumë aksidente rrugore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Qershor17:37
Bie zjarr në kodrat e fshatit Shtërmen, forcat zjarrfikëse shuajnë flakët pas disa orësh
CËRRIK- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut. Kjo ka bër&...
AKTUALITET
29 Qershor17:24
Të vendosur për largimin e kryeministrit, 'shqipet' e New York të gjithë bashkë: Rama jepe dorëheqjen
NEW YORK- Shqiptarët e New York-ut janë mbledhur të gjithë së bashku, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga...
AKTUALITET
29 Qershor17:04
Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasen dy automjetet me njëra-tjetrën, raportohet për dy të plagosur
FIER- Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës&rdq...
AKTUALITET
29 Qershor16:43
“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 30-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen!
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë, protesta e 30-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&e...
AKTUALITET
29 Qershor16:26
Prishje e rendit dhe qetësisë publike/ Protesta e 29-të e qytetarëve, procedohen penalisht 31 persona
TIRANË- Policia ka proceduar penalisht 31 protestues në Tiranë, pas protestës së 29-të e cila u zhvillua para Kryeminist...
AKTUALITET
29 Qershor16:18
Aktivisti : Rama e ka popullin kundër, protestat kanë hyrë në fazë vendimtare
Aktivisti Përparim Gjeka ka komentuar protestat masive kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u shprehur se kryeministri tashmë e ndie...
AKTUALITET
29 Qershor16:10
Largoi Cakranin nga mbrojtja/ Zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën ditët e fundit në burg
Ilir Meta ka larguar nga mbrojtja e tij avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë avokati i ri.
Burime pranë ...
AKTUALITET
29 Qershor15:14
Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë
Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë është përfs...
AKTUALITET
29 Qershor15:05
Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës
Mjekët e spitalit të Pogradecit kanë gjykuar se duhet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
B...
AKTUALITET
29 Qershor14:56
Detaje/ Ky është Nikolla Agolli, autori i dyshuar për plagosjen e Brian Syzos
Ky që shihni në foto është Nikolla Agolli, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos, ngjarje e ndodhur sot n&e...