
Qeveria e Izraelit miratoi njëzëri njohjen zyrtare të ngjarjeve të rënda të vitit 1915 si gjenocidi armen. “Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur”, deklaroi ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në Jerusalem, komuniteti armen shprehu kënaqësinë pas shumë vitesh pritjeje. Sa’ar e informoi kabinetin se kishte marrë madje edhe një letër vlerësimi nga Kisha Armene dhe komuniteti armen i Qytetit të Shenjtë.
Në planin politik, vendimi u mbështet nga kryeministri i shtetit hebre, Benjamin Netanyahu. Qeveria theksoi se bëhet fjalë për një zgjedhje të bazuar në njohjen e një ngjarjeje historike që tashmë është pranuar nga shumë shtete të tjera, siç kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara.
Por për Turqinë, kjo temë mbetet tabu. Lëvizja e Izraelit duket e destinuar t’i tensionojë edhe më tej marrëdhëniet me Ankaranë, e cila prej kohësh refuzon ta cilësojë si gjenocid masakrën ndaj armenëve të kryer nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ministria e Jashtme turke reagoi duke deklaruar se bëhet fjalë për një vendim “politik” që, sipas saj, synon të mbulojë krimet e Izraelit.
Vetë presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk iu përgjigj drejtpërdrejt vendimit të ekzekutivit izraelit, por gjatë një aktiviteti të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) përsëriti se: “Në Gaza është kryer një gjenocid. Pa asnjë dyshim, ne do t’i kërkojmë llogari për këtë.”
Nisma izraelite u njoftua pasi presidenti amerikan Donald Trump lavdëroi Erdoganin, duke deklaruar se:
“Ai bëri gjithçka që i kërkova. Mund të kishte dalë në mbështetje të Iranit, sepse nuk është një admirues i madh i Izraelit. Por unë i kërkova të qëndronte jashtë kësaj çështjeje dhe ai ashtu bëri”, pohoi Trump.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Qershor12:58
Motër e vëlla, gjenden të vdekur brenda makinës, arrestohen babai dhe njerka
Një ngjarje tragjike ka tronditur Qipron, ku dy fëmijë, motër e vëlla, u gjetën të pajetë brenda makinës së ...
BOTA
29 Qershor12:18
Rritet bashkëpunimi në industrinë ushtarake/ Letonia dhe Ukraina fillojnë prodhimin e përbashkët të dronëve në kufirin rus
Kryeministri letonez Andris Kulbergs deklaroi se Letonia dhe Ukraina planifikojnë të ndërtojnë së bashku një fabrikë për...
BOTA
29 Qershor12:11
Gjeologët po kërkonin ar, por gjetën diçka shumë më të rrallë!
Në shkretëtirën e Australisë Perëndimore, shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të fshehur thellë...
BOTA
29 Qershor11:40
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, rreth 1,000 viktima në Francë dhe paralajmërime për përkeqësim të situatës
Evropa po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura q&...
Piranjat News
BOTA
29 Qershor11:32
Kocka e parë e dinosaurit nga Antarktida gjendet në një sirtar
Një fosil me pamje të thjeshtë që kaloi 40 vjet i harruar në një sirtar, rezultoi të jetë kocka e parë e dinosaur...
BOTA
29 Qershor11:23
Në gjurmët e lirisë: Historiani përkujton 250-vjetorin e Amerikës me një udhëtim simbolik
Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit, një historian ka nisur një udhëtim prej 750 miljes...
BOTA
29 Qershor10:46
Për dekada, çmimet e pajisjeve teknologjike ishin në rënie. Inteligjenca artificiale ndryshoi kursin
Pas dekadash gjatë të cilave çmimet e pajisjeve elektronike kanë rënë vazhdimisht, kompjuterët, konsolat e lojërave ...
Piranjat News
BOTA
29 Qershor10:40
Si po i ekspozon rënia e popullsisë përçarjet e vjetra të Gjermanisë
Jan-Niklas Hustedt kujton se shkonte në festa tekno në mensën e braktisur të një fabrike pompash që ishte zvogëluar në...
BOTA
29 Qershor10:06
Pse francezët po i lyejnë dritaret me shkumës për t'u mbrojtur nga i nxehti?
Ndërsa vala rekord e të nxehtit po përfshin Francën, disa dyqane po mbeten pa një produkt të thjeshtë, të lirë dh...
BOTA
29 Qershor09:44
Seriali i suksesshëm në Afrikën e Jugut që po bën gjithë botën të flasë për poligaminë dhe tradhtinë
Një nga dramat e reja më të nxehta dhe më “sassy” të Netflix-it nuk po diskutohet vetëm në Afrikën e Jugut...