Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Shqipëria sa vjen e po bëhet një vend i preferuar nga të huajt për të jetuar e punuar. Numri i të huajve që kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm në vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, me dominim të shtetasve të Kosovës, Italisë dhe Turqisë.
Ndërsa italianët vijnë kryesisht për të punuar, apo studiuar, turqit kryesisht për të punuar, shtetasit e Kosovës vijnë më shumë për arsye të bashkimit familjar. Në Shqipëri po vijnë dhe shtetas indianë, që janë të gjithë për të punuar.
Sipas INSTAT, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2%, krahasuar me vitin 2022. Rreth gjysma e tyre janë në Shqipëri për të punuar.
Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8%, kundrejt femrave me 36,2%. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7%, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3.712, 3.375 dhe 1.693 banorë. Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15.223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70,9% të të huajve gjithsej, kundrejt 73,3% që përbënin në 2022.
Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48,3%. Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0%, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.
Të huajt në Shqipëri
Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13.691 meshkuj dhe 7.769 femra. Grup-mosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22,5% të të huajve gjithsej me leje qëndrimi.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7%, krahasuar me vitin 2022. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Kosova dhe Italia përbëjnë 28,5% të aplikimeve gjithsej në 2023.
Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve
Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri sipas vendit të origjinës kryesohen në vitin 2023 nga vendet e Evropës, duke zënë 70,9% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 15.223 persona, duke shënuar një rritje me 14,5%, krahasuar me 2022. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.784, duke shënuar një rritje me 43,3%, krahasuar me 2022. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 2.453, duke pësuar një rritje me 10,8%, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës
Në vitin 2023, të huajt me origjinë nga Kosova janë 3.712 banorë, duke shënuar një rritje me 31,2%, krahasuar me 2022, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.375 banorë, duke shënuar një rritje me 14,5%, krahasuar me 2022.
Gjysma vijnë për të punuar, italianët dhe studiojnë
Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48,3% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22,2%, arsyet të tjera me 13,3%, arsyet për qëllime humanitare me 12,4% dhe arsyet për studime 3,7%. Te të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për punësim (49,0%) vihet re edhe një dominim i arsyes për studim (17,7%).
Të huajt me origjinë nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (43,5%) dhe arsyet të tjera (32,4%). Të huajt me origjinë nga Turqia kryesohen nga arsyet për punësim (71,1%) dhe arsyet për bashkim familjar (25,8%).
Të huajt me origjinë nga SHBA dhe India dominohen nga arsyet për punësim , respektivisht me (62,6% dhe 95,7%). Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm rezultojnë 6.630 persona në 2023, kundrejt 8.335 personave në 2022.
Të huajt e parregullt sipas vendit të origjinës në 2023 kryesohen nga vende si Afganistani me 1.610 persona, Siria me 1.305 persona, Pakistani me 969 persona, Bangladeshi me 792 persona, Somalia me 475 persona dhe Maroku me 156 persona./ Monitor
Foto ilustruese DURRËS- Mes zyrtarëve shtetërorë që kishin lidhje direkt me Franc Çopja alias Bakon, financuesin dhe drejtu...
Droga FIER- Një 66-vjeçarje është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Arrestimi i saj mësohet se...
Foto ilustruese DURRËS- Një 79-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari ka humbur je...
Foto ilustruese TIRANË- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjecare shqiptare. Arrestimi i shqiptares u bë m&eum...
Foto ilustruese RODOS- Autoritetet greke kanë vënë në prana ditën e sotme dy shqiptarë. Mësohet se ta arrestuarit j...
KSAMIL- Dy persona me shtetësi maqedonase, të identifikuar si David Shapurikj dhe Sandra Neshkovska, janë arrestuar nga policia e Sarandës...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale S.H&nbs...
TIRANA- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se i ka dërguar disa anëtarëve të Partisë Demokratike një shkres&e...
ITALI- Vath Balla është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. 31-vjeçari ishe shpallur në kërkim ndërkom...