AKTUALITET

Skandali i mbetjeve toksike/ AKIP: Autoriteti shtetëror shqiptar i paaftë për të kërkuar llogari se çfarë bëjnë kompanitë me mbetjet! Reagimet e tyre gjithashtu lënë për të dëshiruar

n.f Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 17:23
Skandali i mbetjeve toksike/ AKIP: Autoriteti shtetëror shqiptar i
Foto ilustruese

TIRANË- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike e cila është shfaqur së fundmi si porblematikë. Në reagim AKIP shprehet se  ka ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth skandalit të 816 tonëve mbetje industriale toksike.

Më tej në reagim thuhet se AKIP ka vërejtutr se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.

Në reagim theksohet se skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik. Gjthashtu AKIP shprehet se skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar. 

Deklaratë e plotë AKIP:

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth skandalit të 816 tonëve mbetje industriale toksike, të cilat janë duke u kthyer në Shqipëri, pasi kanë dalë nga Porti i Durrësit, sugjerohet, nën dokumente të falsifikuara si eksport lëndësh të para.

AKIP vëren se skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor tonin në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin.

Skandali vë në dukje se autoriteti shtetëror shqiptar është tepër i paaftë apo i korruptuar për të mbajtur përgjegjëse kompanitë vendëse industriale dhe për t’i kërkuar atyre llogari se çfarë bëjnë me mbetjet, qofshin këto toksike apo jo, që dalin nga aktiviteti i tyre i zakonshëm ekonomik.

Skandali vë në dukje gjithashtu se reagimi i autoriteteve shqiptare ndaj skandalit lë shumë për të dëshiruar. Deri më tani nuk duket se prokuroritë përkatëse kanë kryer ndonjë inspektim në subjektet e dyshuara për trafik lëndësh të rrezikshme ndërsa qeveria nuk ka denjuar të hulumtojë se si  ndodhi që mbërritëm në këtë skandal dhe as se cilët, mes hallkave shtetërore, nga inspektorët e mjedisit te kontrollorët e doganave dhe Portit të Durrësit, dështoi të dallojë problemin në kohën e duhur.

Për rrjedhojë, AKIP thekson se Shqipëria duhet të mbetet në regjjimin e ndalimit të importimit të plehrave dhe ndërkohë, në vend që të humbasë kohë në debate të tilla absurde, si interesi i pak operatorëve ekonomikë në importimin e plehrave, duhet të përqendrojë energjitë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, në ndarjen në burim, në riciklim, në rehabilitimin e zonave të ndotura, në shtrirjen e sistemit të grumbullimit në të gjithë territorin e vendit, në sigurimin që plehrat nuk derdhen në zona të paautorizuara, në sigurimin që të gjitha bashkitë të kenë stacione tranzitimi dhe landfille dhe që sa më pak prej mbeturinave që prodhojmë, të destinohet për groposje.

Në këtë kontekst, AKIP i bën thirrje shqiptarëve që të përfshihen në fushatën tonë kombëtare, e cila, kësaj here, nuk synon më vetëm ndalimin e importit të plehrave, por edhe pastrimin e Shqipërisë nga plehrat.

skandali i mbetjeve toksike akip

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë