Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 149 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 54%.
Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2025. Investimet e Huaja Direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 253 milionë eurove, në rritje me 40% krahasuar me 6-mujorin 2024.
Edhe vlerat progresive janë më të lartat historike të Investimeve të Huaja Direkte në prona për periudhën. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme përbënin më shumë se 33% të Investimeve të Huaja
Direkte për 6-mujorin e parë. Pesha e tyre specifike është rritur më tej nga niveli prej 24% i një viti më parë.
Blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ciklin rritës të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.
Zbulimi i Shqipërisë si destinacion turistik, kosto më e ulët e jetesës dhe çmimet relativisht më të lira krahasuar me tregjet konkurrente kanë shtyrë shumë shtetas të huaj apo shqiptarë me banim jashtë vendit të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme, në 6-mujorin e parë të këtij vitit rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.
Sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti ishte ai i aktiviteteve financiare. Investimet e huaja direkte në këtë sektor arritën vlerën e 147 milionë eurove, me një rritje prej 17% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.
Ndërkohë, sektorët e tjerë me peshë në strukturën e investimeve të huaja direkte kanë paraqiten në rënie për gjysmën e parë të këtij viti.
Investimet në industrinë nxjerrëse u raportuan në vlerën e 98 milionë eurove. Ato kanë pësuar rënie me 3% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.
Edhe investimet në industrinë përpunuese dhe energjetikë kanë pësuar rënie, përkatësisht me 35% dhe 20% më pak krahasuar me një vit më parë, duke zbritur të dyja në vlerën e 58 milionë eurove.
Sektori i katërt për nga vlera e investimeve të huaja në 6-mujorin 2025 ishte tregtia, me 62 milionë euro për gjashtë muajt e parë të vitit. Investimet e huaja në këtë sektor janë rritur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 759 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje të lehtë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Gjykata e Apelit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Lartë Gjyqësor që të plot&eu...
Policia e Elbasanit reagoi pas aksidentit tragjik që i mori jetën një 58-vjeçari, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja...
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Ve...
Aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, shënjoi një skenë tragjike. Punëtori i pastrimit i identifiku...
Një i moshuar u aksidentua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Portit në Durrës. Policia tha se një automjet drejtuar nga një 2...
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Një furgon është përplasur me nj...
Shtatë burra janë dënuar me burgim me një total prej gati 40 vitesh, pasi u dënuan për përfshirje në një rrjet t&...
Gjykata e Kurorës në St Albans ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin shqiptar, Erald Kamberi, pasi shkaktoi një aksident me pasoj&eum...
“Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, ...
Gazetari investigativ Nello Trocchia ka bërë një skaner të mafias shqiptare e cila është e strukturuar me qeliza të n...