Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

BALLKAN- Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar si rezultat i ndryshimeve që po ndodhin në politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.
Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.2% në vitin 2025, që përbën një rishikim me 0.5 pikë përqindje më pak nga parashikimi i mëparshëm. Rritja parashikohet të përshpejtohet në 3.5% në vitin 2026.
“Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten,” thotë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
“Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Bashkimin Europian dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale mundet gjithashtu të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit.”
Pasiguria në tregtinë globale ka gjasë të prekë Ballkanin Perëndimor, kryesisht si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në zonën e euros. Ky ngadalësim mund të pakësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe investimet dhe dërgesat.
Raporti sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë diversifikimi i burimeve të rritjes dhe rinovimi i agjendës së reformave strukturore.
Masat kryesore përfshijnë eliminimin e barrierave në tregun e punës – përfshirë ato që prekin gratë – forcimin e integrimit ekonomik rajonal, përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen afatgjatë.
Veç kësaj, përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare – mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.
Raporti thekson gjithashtu, se si rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, shoqëruar me kalimin drejt një ekonomie me nivele të ulëta karboni, po riformësojnë modelet sektoriale të punësimit në rajon, që kërkon përshtatje të konsiderueshme të forcës së punës. Reformimi i sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të punësimit duhet të jetë prioritet për të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Kjo do t’i ndihmonte forcat e punës në këto vende të përballojnë ndikimet negative të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet, thatësirat dhe zjarret, si dhe për të qenë të përgatitura për mundësi të reja punësimi si rezultat i tranzicionit të gjelbër.
Forcimi i sistemeve të mbrojtjes së të ardhurave nga puna për t’iu përgjigjur goditjeve ndaj punësimit dhe përmirësimi i fleksibilitetit të sistemeve të mbrojtjes sociale do të ndihmonte në parandalimin e rënies së individëve në varfëri.
Gjithashtu, rikualifikimi i punëtorëve për punë të gjelbra do të ndihmonte për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për aftësi, duke nxitur produktivitetin dhe rritjen ekonomike./ Monitor
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrugores, Roven Ze...
VLORË- Mëngjesin e djeshëm u gjet pa shenja jete 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili punonte roje në një pallat në ndër...
ROSKOVEC- Fermerët e Roskovecit ditën e sotme kanë dalë në rrugë ndërsa kanë protestuar në lidhje me uljen e...
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë hapur zyrën e katërt të Postës së Kosovës në Leposaviq, komunë n&eum...
TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja së bashkëpunimit mes Dhomës së Noterisë, Kadastrë...
KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë, të dys...
TIRANA- Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të P&...
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë ku kanë zbuluar 3 plantacione me marijuanë. M&...
DURRËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka t...
ITALI- Për pak muaj mbushen 2 vite nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri ndërsa autoritetet italiane kanë zbuluar motivet ...