AKTUALITET

Sa kushton ora luksoze e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ‘pionierit të Enverit’ Sokol Sadushi

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 19:16
Sa kushton ora luksoze e kryetarit të Gjykatës së Lartë,

Gazetari Basir Çollau, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka publikuar sot një foto të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi me një orë të shtrejtë të markës ‘Hublo’.

Sipas tij, ora mund të ketë një çmim që shkon në dhjetëra mijëra euro. Ndërsa vlera e saj është rreth 10 mijë apo 15 mijë euro, Çollaku ngre pyetjen ajo orë është deklaruar në përputhje me ligjin për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë.

Ligji shqiptar për deklarimin e pasurisë kërkon që funksionarët publikë të raportojnë sende me vlerë të konsiderueshme. Në diskutimet publike është përmendur edhe rasti i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, i cili u hetua dhe u dënua për korrupsion, ku ndër elementët e përmendur në hetime ishte edhe një orë luksoze me vlerë rreth 10 mijë euro.

Më herët Sokol Sadushi ka marrë dhe epitetin e ‘pionerit të Enverit’, për shkak të një fotoje me shami të kuqe rreth qafe.

‘Përveç kësaj, edhe lajmërimet e tij për ndryshime ligjore, neni 242, edhe Gjykata e Lartë po përpiqet të unifikuar këto praktikën që të dalin disa ose të tjerë që lajmërohen për të shkuar, të jenë të lehtësuar, mos shkojnë deri te kafazi dhe duke parë vëmendjen e këtyre detajeve...

Më nis një mik që ka qejf detajet. Një foto shumë interesante që ka të bëjë edhe me Sadushin,  sepse Sadushi është emër i vettingut dhe i reformës. Se aty duhet të dalë se ishte reformë ishte instrument për t'ia dhënë në duar Edi Ramës për të kontrolluar pushtetin e drejtësisë totalisht. Po, kur ka qenë një takim partiak, unë shoh një orë aty, është edhe një foto tjetër ku duket më e qartë, po. Një orë që, pra njohësit e këtyre orëve interesante, më thonë që ka një çmim dyshifror në euro. Hublot më duket. Dhe nuk besoj se kryetari i Gjykatës së Lartë e ka vënë false. Por nëse është 10,000 euro, 15,000 euro mbase duhet ta ketë deklaruar sepse ligji për deklarimin... sende me vlera të kësaj natyre duhen deklaruar.

Ne kujtojmë Sanaderin, për një orë 10,000 euro shkoi në burg. Po, e vërtetë është. Pra nëse i referohemi pikërisht kësaj reforme.

Ka ndodhur një element shtesë që them unë, të paktën nga informacioni që kam. Rama ka marrë kohë në ekstrem për të shpëtuar deri tani, deri tani Belinda Ballukun nga arresti me burg. Sepse struktura e posaçme, jam tërësisht i bindur, jo thjesht teorikisht, por edhe nga gjërat që di, që do të depozitojë një kërkesë të dytë, shumë shpejt, me një akuzë tjetër të rikualifikuar, me prova të tjera që janë shumë më të rënda.

Kam thënë që do të shkojë te korrupsioni fillestar. Imuniteti sërish nuk jepet. Imuniteti sërish nuk jepet. Sepse këtu me sa duket mbetet vetëm flagranca. Korrupsioni në flagrancë dhe të bësh arrestim. Nuk është thjesht çështje korrupsioni, është grup i strukturuar kriminal, është organizatë kriminale. Mund të shkojmë edhe te cenimi i sigurisë kombëtare, për të cilat ka prova në atë dosje. Unë kam thënë që ka edhe materiale nga Sky Eç.

Pra ka aq shumë materiale që nëse kutia do të hapet, nuk ka kërkesë më vetëm për Belinda Ballukun, por ka për Edi Ramën. A mund të shkojmë deri te pezullimi i kryeministrit? Në këto hetime, jo vetëm për Ballukun, por edhe ato të vjetra. Sepse i ka plasur kutia shokut të kryeministrit te call center-at. Harrojmë që para dy ditësh media italiane solli sërish Olsi Ramën në vëmendje për këtë histori. Te AKSHI është përmendur bashkëshortja’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë