Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen p&...
AKTUALITET
Qytetari denoncon Bashkinë Dimal: Po hapin rrugë në tokën private për interes të një personi (VIDEO)
PiranjatPërditësimi i fundit 10 Mars 2026, 17:34
Një banor ka bërë një denoncim publik ndaj Bashkisë Dimal, pranë redaksisë Piranjat news, duke pretenduar se punonjësit e bashkisë po tentojnë të hapin një rrugë në pronën e tij private.
Sipas qytetarit, bashkia kërkon të hapë një rrugë në truallin e tij për t'i krijuar akses një personi tjetër. Ai shprehet se nuk ka leje dhe se nuk është njoftuar për një procedurë ligjore lidhur me këtë gjë.
"Kam një problem me punonjësit e Bashkisë Dimal. Bashkia kërkon të hapë një kohë të vërtetë në rrugë për një person," shprehet ai në mesazhin e tij për Piranjat news.
Ai thotë se situata ka krijuar konflikte, ndërsa bën thirrje që autoritetet të verifikojnë rastin dhe të ndërhyjnë për të ndalur çdo veprim që, sipas cenon pronën private./piranjat news