AKTUALITET

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për stërvitjen e gardianëve

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 20:38

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës. Lidhja e Gjicit me “Rilindjen” e Ramës daton para “tradhtisë” që i bëri LSI-së. Në 27 Mars 2014, kryeministri Edi Rama e emëroi Safet Gjicin në detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit. Qysh atëherë, Gjici i u bë i pandalshëm. Pavarësisht, dënimit me burg dhe turpit që i la PS-së në Kukës, Gjici dhe Rama me sa duket vazhdojnë bashkëpunimin e nëndheshëm në ndarjen e parasë publike.

Rikthimi i tij, për të cilin po raportojmë, është mundësuar sidomos nga miqtë e tij fuqishëm pranë Ramës, që janë vëllezërit Sako. Ndërsa tenderi ku favorizohen së fundi kompania “Kevin Construction” e Safet Gjicit dhe “Apis Construction” e familjes Sako, është një vepër që dëshmon mungesë ndjeshmërie të shkaktuar nga korrupsioni.

Të ndërtosh poligon qitjeje për gardianët, kur të burgjet kanë mbipopullim nëpër qeli, kur qytetarët akoma nuk kanë hyrë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, është një skandal. Dhe të kihet parasysh se nuk ka domosdoshmëri për një investim të tillë! Nuk shkojnë dot të kryejnë qitje në poligonet e ushtrisë forcat speciale të burgjeve?! Populli zhytet në varfëri (përfshirë edhe gardianët) ndërsa paratë përdoren për projekte të tilla si në filma.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Në datën 9 shkurt 2026 u bë e ditur kontrata e lidhur me Gjicin dhe Sakot, ku përshkrimi i shkurtër përcakton: Ndërtimi i një kompleksi poligoni qitjeje dhe palestër për forcat operacionale dhe ato speciale në Sistemin e Burgjeve.

Ky projekt është i kushtueshëm. Fondi limit i ndarë për tenderin është 296,309,312.26 lekë pa TVSH. Poligoni përfshin edhe ambiente sportive dhe klasa mësimore.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për


Këtë fond fillimisht ishte lënë ta merrte një kompani tjetër, që ka qenë kliente e Erion Veliajt, por ndërhyrja e fuqishme në favor të Gjicit e ndërroi vendimmarrjen. Tenderi u shpall më 4 shtator 2025 dhe u zhvillua brenda dy javësh duke lënë jashtë konkurrimit kompani të interesuara që mund të kenë pasur vështirësi të plotësojnë dokumentet në një kohë kaq të shkurtër.

Pavarësisht se është një objekt i Burgjeve, tenderi organizohet nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, një ent i drejtuar nga drejtoresha Arlinda Pogaj, që varet nga ministri Blendi Gonxhe.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Sipas dokumenteve të tenderit, në këtë procedurë kanë aplikuar 14 pjesëmarrës. Pasi janë skualifikuar 9 oferta, komisioni më 10 tetor 2025 ka shpallur fitues biznemenin Florjan Muha, pronar i kompanisë “INERTI” shpk. Nuk kishte asnjë surprizë! Muha, jo vetëm që kishte dorëzuar ofertën më të ulët, por njihet për lidhjet e forta me kryebashkiakun e arrestuar të bashkisë Tiranë. Po ashtu, mendojmë se është mirë që kjo kompani është mëjanuar më vonë nga projekti. “Inerti” është identifikuar për punë pa cilësi dhe zvarritje jashtë afateve të kontratave. Kujtojmë se edhe KLSH ka evidentuar mashtrime në volumin e punimeve nga kompania e Florjan Muhës.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë kompania e Muhës me punimet e riparimit të rrjetit të kanalizimeve.

Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha që janë kryer në këtë tender, por tregon se sa e pamëshirshme është kjo çetë abuzuesish që përlajnë paratë publike edhe kur ato janë për varrezat.

Lidhur me tenderin e poligonit të qitjes, Operatori ekonomik “INERTI” sh.p.k do të prezantonte ofertën 194,460,287.28 lekë pa tvsh. Në anën tjetër, konkurrenti më i fortë ishte “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k e Gjicit & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k me vlerën 210,461,923.43 lekë pa tvsh.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Sa i përket ofertave të tjera ekonomike, ato u skualifikuan. Përmendim këtu “DION-AL” sh.p.k me vlerë 202,744,391.63 lekë pa tvsh. Në këtë nivel është edhe oferta e bashkimit të operatorëve “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k & “MF INVEST GROUP” që propozonte ta ngrinte poligonin me 207,307,051.50 lekë pa tvsh.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për


Por, kur në këto ujëra korrupsioni afrohen peshkaqenë më të mëdhenj, është Komisionit i Prokurimit Publik (KPP) që hyn në lojë. Ky institucion varet nga Kryeministria, por me shkarkimin nga SPAK të kryetarit Jonaid Myzyri, duket se punët drejtohen nga vetë Edi Rama.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Firmat që u ankuan në KPP për klientin e Veliajt, janë klientë të njohur të kryeministrit Rama të shpërblyer me projekte strategjike, tendera dhe koncesione. Kështu më 20 tetor 2025, është ankuar kundër fituesit të tenderit bashkimi i operatorëve “BE – IS” sh.p.k & “ERGI” sh.p.k & “HTM”. Koalicioni që përfaqësohej nga biznesmeni Hamz Islamaj, pretendonte se “INERTI” Shpk nuk përmbushte kriteret.

Një ankesë tjetër u bë nga kompania “ED KONSTRUKSION” Shpk. Dhe së fundi, në mes të ankuesve është edhe bashkimi i firmave “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k.

Meqenëse ankesat janë të njëjta, ku të gjithë janë kundër Florian Muhës, KPP është marrë vetëm me denoncimin e firmës së familjes Gjici.

Në këtë dokument kërkohet shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “INERTI” Sh.p.k.

Sipas ankesës së administruar më 17 tetor 2025, autoriteti duhej të kishte kërkuar justifikime të detajuara teknike dhe financiare për çmimet e papërshtatshme. dhe, në mungesë të tyre, të skualifikonte operatorin “Inerti” sh.p.k. për ofertë të pambështetur dhe të parealizueshme. KPP mori kohën e vet për të përgatitur vendimin. Në një farë mënyre, në këtë moment tenderi zhvillohet për herë të dytë, por tashmë në zyrat e KPP. Në datën 6 janar 2026, KPP mori vendim të pranojë pjesërisht ankesën e bashkimit ankimues “KEVIN CONSTRUKSION” sh.p.k & “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k. Urdhi i KPP ishte që autoriteti kontraktor të skualifikojë operatorin ekonomik “Inerti” SHPK.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Ndërkaq, në mbledhjen e datës 22 janar 2026 është marrë në shqyrtim një kërkesë e re nga kompania “BE- IS” që kërkonte rishikim të vendimit të mëparshëm. Por tashmë çështja ishte vendosur, paratë do t’i merrte Safet Gjici dhe nipi i Sakove. Safet Gjici ka themeluar kompanitë “Eurogjici-Security” dhe “Kevin Construksion”, që sot menaxhohen nga vëllai i tij Ladrim Gjici. Vetëm gjatë 7 viteve para arrestimit, Gjici kishte fituar i vetëm dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro.

Kështu, në mars të vitit 2001, Safet Gjici krijoi kompaninë e sigurisë dhe ruajtjes fizike “Eurogjici-Security”. Në 23 prill 2014 ia dhuroi aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner të vetëm vëllain e Safet Gjicit, rezulton se ka fituar 48 tendera nga organet e pushtetit vendor dhe qendror, me vlerë rreth 62 milionë euro. Në dhjetor të vitit 2006, Safet Gjici ngriti kompaninë e ndërtimit “Kevin Construksion”. Në 19 prill të vitit 2014, Safet Gjici ia dhuroi aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjicit.

Safet Gjici ka pasur 87.5 % të aksioneve edhe në Klubin e Futbollit të Kukësit, duke qenë edhe President i klubit. Në prill të vitit 2014, Gjici ia kaloi aksionet e klubit sërish vëllait të tij, Lavdrim Gjicit. Ndërkaq, sipas deklaratës së pasurisë, kur ishte kryebashkiak, krahas një vile me 3 kate në Tiranë, ka pasur edhe 9 pasuri të palujtshme (apartamente dhe njësi ndërtimore), një lokal pranë Parlamentit, Kevin Bar, është në pronësi të bashkëshortes së Gjicit, Manjola Gjici.

Kompania e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, rezulton përfituesja më e madhe e parave të indërtimit me 1.35 miliardë lekë, e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, një pjesë të tenderave të kësaj kompanie janë marrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky institucion shpalli në Prill 2020 tenderin masiv për rindërtimin e disa qindra banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në qytetet Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Krujë, Vorë, Kamëz, Kavajë e Rrogozhinë.

Fondi limit, që qeveria shqiptare i akordoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë projekt është mbi 6 miliardë lekë të reja, i ndarë në tre faza. Pas një shtyrje gati 6-mujore, e cila u justifikua nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, si një kohë e nevojshme për të përgatitur kriteret më të mira për banesat e reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë rezultatet e lotit të parë të tenderit. Në garë morën pjesë disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, të cilat janë edhe kontraktorët kryesorë të qeverisë “Rama” në realizimin e punëve publike.

Krahas kompanisë fituese, të themeluara nga Safet Gjici, në tender ishin pjesëmarrës edhe “G.P.G Company”, “Gjikuria”, “2T”, “Gener 2”, “Alb Building”, “Vëllezërit Hysa”, e disa të tjera.

Në përfundim të procedurës, bashkimi i 3 operatorëve turq u shpall i suksesshëm, me ofertën 1.8 miliard lekë pa TVSH. Për shkak të mosplotësimit në kohë të dokumenteve, operatori i renditur i pari humbi të drejtën për të nënshkruar kontratën.

Pas kompanive turke, ishte renditur bashkimi i operatorëve i drejtuar nga “Kevin Construction”, me një ofertë financiare 1.7 miliardë lekë, i cili fitoi të drejtën për të nënshkruar kontratën me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ndër tenderimet e shumta të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rezulton se kjo agjensi që është në varësi direkte të Kryeministrit, i ka dhënë një tender me vlerën 3 mln euro vëllait të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës, qytet ku Safet Gjici ishte kryetar Bashkie që nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Pra, një agjenci qeveritare i jepte fonde publike kompanisë së vëllait të kryetarit të Bashkisë për të kryer punime në territorin e qytetit që administron.

Po partnerja e Gjicit “APIS Construction” e kujt është në pronësi? Kjo është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin “Global Service Consulting”, nga shtetasi Besnik Binjakaj. Por menjëherë sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi në status pasiv.

“Global Service Consulting” qëndroi e pezulluar për plot 7 vite për t’u riaktivizuar në vitin 2022. Menjëherë pas riaktivizimit, në qershor të vitit 2022, Besnik Binjakaj vendosi që t’ia dhurojë Ervin Tartarajt.

Ky i fundit jetonte në Itali dhe ishte thjesht një prestanome, pasi pronarët e vërtetë të APIS janë të tjerë.

Dhe kjo do të konfirmohej vetëm pak muaj më vonë. Fillimisht kur administratore e kompanisë u caktua Gloria Taçe. Më vonë Taçe u bë aksionere me 50 për qind, dhe pak muaj më vonë i shiti sërish aksionet tek Tartaraj. Të gjitha kalimet e aksioneve janë bërë me dhurime duke mos paguar asnjëherë taksë.

Menjëherë “APIS” do të fillonte rritjen me shpejtësi duke fituar kontrata miliona euro nga institucionet publike. Kjo pasi, pronarët e saj nuk janë janë njerëz dosido.

Pronari i vërtetë i APIS, është Sibjon Çobaj. Gloria Taçe, e cila figuron si administratore e kompanisë është bashkëshortja e tij. Zoti Çobaj është nipi i Gramoz Sakos, ish-komandanti i gardës dhe deputet i PS-së, që së fundi u zgjodh kryebashkiak i Tepelenës. Ai është edhe shok i vjetër i Safet Gjicit. Ndikimi i tij tek Edi Rama për ktimin në lojë të Safet Gjicit është vendimtar dhe duket nga ky tender.

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 milionë euro për

Ndërkaq, nipi i Sakove, zotëron një rrjet kompanish, përmes të cilave ka krijuar një zinxhir efektiv të rrëmbimit të fondeve publike. Njëra prej tyre është “Sire Alb”, e cila bën projektet e punëve publike, që më pas përfundojnë në duart e Apis dhe 2T (kompania e admistraurar nga vëllai i Gramozit).

Nga 7 milionë lekë në vitin 2022, xhiro e “Apis” në vitin e kaluar kërceu në 86 milionë lekë, ose gati 900 mijë euro, duke u rritur me 10 herë vetëm në harkun kohor të dy viteve.

Pas zgjedhjes së Gramoz Sakos kryebashkiak i Tepelenës, mbështetja e nipit është akoma më e fuqishme, siç e ilustruam me shembullin e Poligonit të gardianëve./giotina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan