Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me ekipin e Bloomberg News, të kryesuar nga shefi i zyrës në Varshavë, njëkohësisht dhe Team Leader-i për Europën Lindore, Piotr Skolimowski, dhe Gresa Kraja, reportere pranë Bloomberg.
Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se veprimtaria e sektorit financiar është rritur në mënyrë të qëndrueshme; zhvillimet ekonomike kanë qenë pozitive, të ndikuara nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e fortë e sektorit të turizmit.
Guvernatori shtoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar, si dhe ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.
Presionet inflacioniste kanë ardhur në rënie, ndaj Banka e Shqipërisë ka lehtësuar politikën e saj monetare. Lidhur me perspektivën ekonomike, Guvernatori theksoi se ajo mbetet pozitive, rritja e ekonomisë pritet të mbetet e qëndrueshme dhe inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025.
Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit.
Megjithatë, vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të kenë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti.
Guvernatori i vlerësoi përfaqësuesit e Bloomberg për punën e tyre në përcjelljen e kujdesshme dhe të përgjegjshme të lajmeve që lidhen me ekonominë dhe sistemin financiar. Ai vuri në dukje se falë profesionalizmit të gazetarëve është rritur ndjeshëm cilësia dhe analiza e lajmit ekonomik.
Mediat kanë përcjellë me transparencë dhe vërtetësi vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në fushën e politikës monetare dhe në atë të stabilitetit financiar, duke ndihmuar kështu në përmbushjen e objektivave të saj.
Përfaqësuesit e Bloomberg u shprehën se ata i kushtojnë një rëndësi të veçantë të dhënave ekonomike dhe nënvizuan se bankat qendrore janë kontribuuese të pazëvendësueshme për funksionimin e ekonomive moderne.
Institucionet financiare ofrojnë shërbime thelbësore për administrimin e kursimeve dhe kreditimin e individëve e të bizneseve, si dhe u ofrojnë atyre produkte investimi që i ndihmojnë të planifikojnë dhe ndërtojnë një të ardhme më të mirë./ Monitor
foto ilustruese FIER- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Sulaj të ...
DURRËS- Nuk kanë të ndalur skandalet ne Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Te këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga &ldq...
foto ilustruese BRITANI- “Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: “Duam të dërgojmë 500 kg dro...
egli proda, denis mece KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes s...
ilaria sula ITALI- Prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula kanë folur lidhur me vrasjen e vajzës së tyre nga iash-da...
TIRANË- Një raport i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) hedh dritë mbi performancën industriale të gjas...
TIRANË- Grevat 24-orëshe në Greqi kanë ndikuar edhe në vendin tonë teksa bëhet me dije se janë anulluar 6 fluturi...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Darment Kelin dhe e ka çuar pr gjykim të riun për veprën penale ...
TIRANË- Një motor është përfshirë mesditën e sotme nga flakët në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndo...
TIRANË- Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasuesh...