Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim zyrtar me Mark Barnett, President i Mastercard Europe, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë. Pas një diskutimi të përgjithshëm mbi zhvillimet ekonomike dhe të tregut bankar e financiar të vendit, biseda mes palëve u thellua në promovimin e pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit.
Fillimisht, Guvernatori Sejko prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e përfshirjes financiare dhe të përdorimit të pagesave elektronike, të cilat janë reflektuar më së miri në ekonominë shqiptare, duke arritur dhe tejkaluar objektivat fillestarë të Strategjisë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël.
Në këtë drejtim, z. Barnett konfirmoi se, bazuar në transaksionet e procesuara nga Mastercard, vendi ynë ka një shtim të qenësishëm të pagesave me kartë në vitet e fundit. Po ashtu, nga të dhënat në dispozicion, rezulton se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë dhe i tretë në botë me rritjen më të lartë të turizmit në vitin që lamë pas.
Në vijim, Guvernatori Sejko dhe z. Barnett shqyrtuan mundësitë e vijimit të mëtejshëm të politikave stimuluese për përdorimin sa më të gjerë të pagesave elektronike edhe në transaksionet e përditshme të qytetarëve, duke mundësuar pagesat e shpejta nga celulari.
Në këtë kuadër, u diskutua mundësia e prezantimit të aplikacioneve të pagesave me kartë nëpërmjet celularit, duke mundësuar nxitjen e përfshirjes financiare të popullsisë shqiptare.
Palët theksuan nevojën për reduktim të kostove të transaksioneve me karta, si një prej rekomandimeve të Bashkimit Europian, si dhe ranë dakord të bashkëpunojnë për të promovuar këto mënyra inovative që mundësojnë ofrimin e shërbimeve efikase si nga pikëpamja e lehtësisë së përdorimit ashtu edhe e kostove.
Në këtë këndvështrim, z. Sejko prezantoi projektet e Bankës së Shqipërisë për krijimin e një sistemi Instant Payment me asistencën e Bankës së Italisë, duke replikuar sistemin TIPS të operuar nga Banka Qendrore Evropiane, si dhe anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, i cili po ecën me ritme tepër pozitive.
Nga ana e tij, z. Barnett u angazhua për mbështetjen e Shqipërisë me njohuritë e nevojshme (know-how) dhe krijimin e mekanizmave për minimizimin e rreziqeve që lidhen me mashtrimet, krimin kibernetik dhe parandalimin e pastrimit të parave. Ai ftoi Bankën e Shqipërisë të marrë pjesë në European Cyber Resilience Centre (ECRC) të krijuar në Bruksel, me qëllim promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dhe të nismave të ndryshme në nivel evropian për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Mastercard ofruan mbështetjen e tyre edhe për zbatimin e rregullores së Bashkimit Evropian “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”.
Marre nga Monitor
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë. Mësohet se ësh...
pamje nga ngjarja TIRANË- Arrestohen katër persona dhe procedohen katër të tjerë në Tiranë. Mësohet se jan&eum...
pamje nga ngjarja DHËRMI- Arrestohen dy të huaj në Dhërmi. Mësohet se anglezi 32-vjeçar J.C dhe gjermani L.J 35-vje&cc...
Foto ilustruese TIRANA- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në ...
Paratë e sekuestruara RINAS- Një 47-vjeçare është proceduar ditën e sotme në Rinas. Mësohet se ajo ka tentuar t&e...
Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të një personi, të dyshuara se buro...
Armët TIRANA- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg Akil Kullën si pjesë e një grupi të strukturuar krimial...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë spitalit të Traumës. Bëhet me dije s...
pamje nga ngjarja MEMALIAJ- Arrestohet një 66-vjeçar në Memaliaj. Mësohet se 66-vjeçari N.H ka kultivuar 77 bimë kan...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 32-vjeçar në Tiranë. Mësohet se ndaj 32-vjeçarit Klevis Berberi, rë...