Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekti i radhës i partneritetit publik-privat që po mbështet me financim nga sektori bankar vendas. Banka Kombëtare Tregtare (BKT) po financon me një kredi prej 56 milionë eurosh shoqërinë Vlora International Airport, me qëllim investimin për ngritjen e atij që pritet të jetë aeroporti i dytë funksional në vend.
Kontratat e partneritetit publik privat mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës u lidh në prill të vitit 2021 dhe vlera e investimit e parashikuar në kontratë është rreth 103 milionë euro (pa TVSH). Por, kontrata parashikon garanci financiare në favor të investitorit nga qeveria shqiptare.
Në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit.
Koncesioni u fitua nga një konsorcium i përbërë nga kompania Mabco Constructions SA, YDA Insaat Sanayi ve Ticaret dhe 2A Group. Por, në dhjetor 2022, Mabco Constructions SA bleu edhe 40% të aksioneve nga ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Pas blerjes së aksioneve që mbaheshin nga kompania turke, Mabco Constructions zotëron 98% të aksioneve në shoqëri. Mabco Constructions është një shoqëri e regjistruar në Zvicër, në pronësi të biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli, ndërsa pjesa e mbetur prej 2% të aksioneve mbahet nga 2A Group, kompani ndërtimi nga Kosova, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi.
Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë këtë vit dhe të nisë operimin vitin e ardhshëm.
Aeroporti i Vlorës pritet të jetë më i madhi në Ballkan dhe pista e tij do të mundësojë operimin e avionëve të mëdhenj për fluturime ndërkontinentale. Megjithatë, ndërtimi i këtij aeroporti ka ngjallur shqetësime të mëdha të lidhura me impaktin mjedisor, sepse po ndërtohet në Novoselë të Vlorës, brenda sipërfaqes së zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.
Në përgjithësi, deri tani projektet e mëdha të parneritetit-publik privat në infrastrukturën rrugore janë financuar nëpërmjet kredive të dhëna nga sektori bankar.
Tre banka tregtare shqiptare aktualisht po mbështesin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Kreditë sindikale përdoren nga bankat si një instrument për të ndarë rrezikun dhe për të financuar projekte të mëdha që, përndryshe, një bankë e vetme lokale nuk do të mund t’i financonte.
Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank kanë financuar që nga tetori 2023 më shumë se 30 milionë euro me një kredi të përbashkët shoqërinë Dragobia Energy, në pronësi të Gener 2, subjekti kontraktor për ndërtimin e rrugës. Dragobia Energy do t’i përdorë fondet e kredisë si borxh për aksionerin e vet, me qëllim financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.
Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare që do të ndërtojë rrugën “Orikum-Llogara”.
Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit, për një vlerë totale prej afërsisht 40 miliardë lekësh. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).
Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, kompania që po zbaton projektin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit përmes një kontrate PPP-je me qeverinë shqiptare. Kjo është kredia më e madhe e miratuar ndonjëherë nga një bankë tregtare në Shqipëri, megjithëse në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar.
Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highëay Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.
Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Në të gjitha rastet e mësipërme, garancitë kryesore e dhënë nga huamarrësit janë vendosja e barrës siguruese mbi aksionet e kompanive, llogaritë bankare të arkëtimit të të ardhurave nga këto shoqëri, pasuri të paluajtshme të huamarrësit, dorëzania e aksionerëve, etj.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Edhe përgjatë 2023 peshën kryesore të të ardhurave të grumbulluara nga taksat e 61 bashkive n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit...
Elton Qyno TIRANË - Gazetari, Elton Qyno ka komentuar operacionin e SPAK dhe zbardhjen e bisedave në SKY ECC të bosëve të krimit n...
Anila Hoxha TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha, ka komentuar operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër-ar...
Glidiona Daci TIRANË - Gazetarja Glidona Daci, ka komentuar operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50-urdhër...
Foto ilustruese TIRANË - Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërmarrë një qasje të shtrënguar ndaj dhënies...
Foto ilustruese GREQI - 53-vjeçarja greke me profesion pastruese ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që u raportua një dit&eum...
Foto ilustruese SHKODËR -Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Shkodër në vendin e q...
Kisha Orthodhokse Autoqefale TIRANË- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje...
foto ilustruese VLORË- Agjencia E Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra Nënkomisari me inicialet M.Q në Vlorë. Mësohet se pa...