Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar 670 mijë litra naftë të kontrabanduar, në kuadër të operacionit "Ari i Zi". Nafta dyshohet se vinte nga Tunizia ndërsa është sekuestruar gjithashtu edhe anija e transportit, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Ndërkohë janë arrestuar tre persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë pesë të tjerë (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Të arrestuarit janë kapiteni sirian i anijes, Mohammd Kahilah, shqiptari Eneo Cano, marinar i anije dhe Sushil Vema, i cili ishte oficer i parë i anijes.
Bëhet me dije se po punohet për lokalizimin dhe kapjen e dy organizatorëve të rastit të kontrabandimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ari i zi”.
Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Gjithashtu, sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.
Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Posa&...
Në vitin 2023, Italia nënshkroi një marrëveshje prej 710 milionë dollarësh për të dërguar azilkërkues nga ve...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë për kreun e Gjykatë...
Foto ilustruese TIRANË- Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje p...
Anastas Janullatos ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos që nga 3 janari ndodhet i shtruar në një spital në Athinë për...
Gledis Nano TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Gledis Nano është 'rishfaqur' ditën e sotme në Policinë e S...
Kamionçina MILOT- Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit ...
Resuli TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook...
Pamje nga vendi i ngjarjes VLORË- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga dita e shtunë ndërsa jan&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar në lidhje me situat&eum...