Pjesëmarrje rekord në protestë/ Sa më shumë i sulmon Rama, aq më shumë shtohen protestuesit
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të m...
Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë &ldqu...
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkua...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.
Caqe të këtyre sulmeve raportohet të kenë qenë edhe institucionet e Shqipërisë.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).
Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.
Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe kanë shërbyer edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.
“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.
Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online.
Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.
Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.
Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane
Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org dhe Karmabelow80[.]org – janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.
Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran.
“Më 15 korrik 2022 dhe 9 shtator 2022 ose rreth këtyre datave, aktorët e MOIS-it përdorën domenin Justice Homeland[.]org për të marrë përgjegjësinë për vjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga organizatat qeveritare shqiptare”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Përndryshe, këtë javë, Shqipëria e shpalli Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”.
FBI-ja bëri të ditur se hetimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.
Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane.
Konflikti mes SHBA‑së, Izraelit dhe Iranit
E gjithë kjo vjen në kohën e një konflikti të armatosur mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, që shpërtheu më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ushtarake kundër Republikës Islamike, të koduar si operacioni Tërbimi Epik.
Qëllimi ishte të shkatërronin programet balistike dhe ushtarake iraniane, të parandalonin zhvillimin e armëve bërthamore dhe të dobësonin kapacitetet mbrojtëse të regjimit të Teheranit.
Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë edhe sulme ndaj objekteve të SHBA‑së në Bahrejn dhe rajone të tjera.
Këto veprime çuan në një përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit që tashmë është në javën e tretë./rel
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy pers...
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy pers...
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të l...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.7 lekë, në shitje me 84 lekë. Euro do të blihet me 95.6...
Sakrifica dhe lutjet përgjatë një muaji të tërë kanë kulmuar sot me festën e Bajramit për besimtarët myslima...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...
Grupi grek AKTOR ka hyrë zyrtarisht në sektorin minerar shqiptar përmes një marrëveshjeje strategjike me Fondacioni BNI, duke synuar sh...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga një qytetar i Elbasanit, lagjja “5 Maji” i cili akuzon fqinjin...
Gazetari Eni Ferhati tregoi detaje nga operacionin i policisë së Elbasanit të enjten që çoi në zbulimin e një shtëpie ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinji...