
Deri më 22 nëntor, është parashikuar që vendi ynë të përfshihet nga moti i keq, me reshje të herëpashershme shiu, shtrëngata dhe mjegull në disa zona.
Prania e ujit në zonën pranë Galerisë së Artit në shëtitoren e Sarandës përllogaritet të ketë arritur rreth 200 m³, si pasojë e prurjeve të mëdha që kanë ardhur nga rruga mbi shëtitore. Fatmirësisht, veprat e artit nuk janë dëmtuar, pasi ekspozimi i tyre ndodhet në një nivel më të lartë. Pothuajse e gjithë shëtitorja, përgjatë së cilës ndodhen qindra biznese dhe lokale shërbimi, është përfshirë nga vërshimi i ujërave, gjë që vërehet qartë edhe nga sasia e ujit që shkarkohet drejt detit.
Strukturat hoteliere dhe baret në katet përdhese kanë raportuar dëme në garazhe, depo dhe në hapësirat teknike si kafazët e ashensorëve, për shkak të përmbytjeve të krijuara nga reshjet intensive.
Rruga Delvinë–Kardhiq ka qenë e pakalueshme për disa orë, por ndërhyrja e bëri të mundur hapjen e saj.
Në Çukë është çarë argjinatura dhe uji ka përmbytur fushat, ndërsa një mjet zjarrfikës pranë pularisë “Butrinti Farm” është rrëzuar e zhytur në ujë. Probleme me prurje dherash dhe gurësh janë shfaqur edhe në Delvinë dhe Konispol, ku brenda qytetit ka rrëshqitje masive, raporton për Klan News, gazetarja Dorina Muhaj.
Në aksin Shkallë–Konispol–Qafë Botë rruga është bërë e pakalueshme nga dherat, ndërsa lumi Pavllo ka dalë nga shtrati duke bllokuar rrugën nacionale në vendin e quajtur Vilë. Ura që lidh fshatin Shalës me zonat Markat, Ninat dhe Janjar është shembur plotësisht, duke izoluar komunitetet. Autoritetet po vijojnë punën për normalizimin e situatës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor16:02
Përmbytjet në Pogradec, shemben dy banesa në fshatin Rrëmenj
Në fshatin Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht.
Familjarët kanë bërë ...
AKTUALITET
21 Nëntor15:55
Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flor...
AKTUALITET
21 Nëntor15:34
“Raste të tilla ndodhin kudo!”, Bardhi për deklaratat e Marta Kos: Zëdhënëse e qeverisë së korruptuar
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi dhe për deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të B...
AKTUALITET
21 Nëntor15:26
Moti i keq pushton vendin. Si do të jetë situata në fundjavë
Kjo fundjavë pritet të sjellë një mot të paqëndrueshëm në shumë zona të vendit, me kthjellime të pakta,...
AKTUALITET
21 Nëntor15:20
“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës “Avdylaj”
Aldo Avdylaj i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet ta...
AKTUALITET
21 Nëntor15:18
GJKKO shpall fajtor ‘baronin e drogës’ Gëzim Çela dhe grupin e tij, ja sa vite u dënuan
GJKKO ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim t&eum...
AKTUALITET
21 Nëntor15:11
EMRI/ I shpallur në kërkim nga autoritetet belge për përfshirje në grup kriminal, arrestohet 39-vjeçar shqiptar në Greqi
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. I arrestuari është Osmen Hoxha, 39 vjeç me origjinë nga...
AKTUALITET
21 Nëntor14:50
Dhunuan të riun dhe i dëmtuan makinën me shkopa bejsbolli, prangosen 3 autorët e dyshuar
Policia ka arrestuar tre të rinjë në Konispol. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia, pasi disa ditë më parë kishin...
AKTUALITET
21 Nëntor14:47
Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, u përurua para dy muajsh nga Balluku
Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës pë...
AKTUALITET
21 Nëntor14:23
VIDEO/ Moment dramatik në Pogradec, kryefamiljari shpëton fëmijët nga përmbytja
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë banesa në zona të ndryshme të vendit të përmbyten nga uji...