Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Erogen Vaso alias Brajoviç dyshohet të jetë shënjestra e atentatit në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i vrarë miku i tij Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja alias Lushi.
Këta dy persona ishin në tavolinë me Erogen Vason dhe fatkeqësisht humbën jetën, ndërkohë vetë "i forti" i Shkodrës mbeti i plagosur, bashkë me një kamariere. Erogen Vaso alias Brajoviç është një emër i njohur në qytetin verior për shkak të jetës mes gjobvënies, politikës dhe krimit.
43 vjeçari e ka nisur "karrierën" në vitet 2006-2007, kur është akuzuar dhe arrestuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Rreth një dekadë më pas, Erogen Vaso alias Brajoviç ka nisur të përfshihet në politikë, por pa u larguar nga bota e krimit. Vite më parë, ka qenë anëtar i këshillit bashkiak për një parti të vogël.
Në vitin 2018, Erogen Vaso alias Brajoviç është arrestuar për herë të dytë nga Policia. Forcat Speciale zbarkuan në lagjen e tij dhe arrestuan katër persona. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit, Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrah Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Gjashtë vrasje dhe dy të zhdukur tronditën Shkodrën në pak javë, në 2018, çka bëri që në Shkodër të zbarkojnë edhe forcat speciale.
Në vitin 2023, Erogen Vaso alias Brajoviç ka qenë sërish në fokusin e autoriteteve ligjzbatuese. Kur aplikacionet e komunikimeve sekrete "SKY" dhe "EncroChat" u çkoduan, SPAK nisi një valë arrestimesh, që përfshinin zyrtarë të Policisë së Shtetit, një biznesmen dhe elementë të krimit të organizuar. 14 masa sigurie ishin prerë nga prokurorët e posaçëm, ndërsa 43 vjeçari që ra pre e atentatit të sotëm ishte mes të shoqëruarve, bashkë me Safet Bajrin dhe Ilir Bajrin.
Të dy këta shtetas janë familjarë të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe pasi janë marrë në pyetje, u lanë të lirë. Mbiemri i tyre është Bajri dhe së fundmi është ndryshuar në Brajoviç, nga familje të caktuara të së njëjtit fis, sepse një pjesë vazhdon ende të mbajë mbiemrin Bajri.
Erogen Vaso alias Brajoviç është dhe vëllai i Denis Brajoviç, i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme dhe i ekstraduar disa kohë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për vrasjen e shokut të tij, anëtarit të grupit Bajri, shtetasit Gjin Boriçi.
Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes komunikoi me Ervis Martinaj dhe Behar Bajrin. Drejtuesit e klanit Bajri në Shkodër pranuan të vrisnin shokun e tyre, duke shkëmbyer "objektiv" me biznesmenin e zhdukur të basteve Ervis Martinaj dhe një shtetas që grupi i Shkodrës e donte të vdekur në Tiranë.

Erogen Vaso alias Brajoviç është akuzuar në vitin 2018, si mik me kryebashkiakun Erion Veliaj, pas disa fotografive që qarkulluan në internet nga zyra e këtij të fundit. Motra e Erogenit thoshte se mes tyre nuk kishte miqësi, por ai kishte qenë i ftuar në dasmën e saj, në Bashkinë e Tiranës.
Në një pamje tjetër, i plagosuri i atentatit kete te hene në kryeqendrën e veriut, shihet pranë këngëtarit dhe personazhit shumë të njohur në botën e showbizzit, Luiz Ejlli. Të dy janë duke konsumuar kafe dhe duken mjaft të relaksuar, në një tryezë të rrethuar dhe nga persona të tjerë.

Megjithatë, të dy janë qytetarë të Shkodrës dhe gjasat janë që të kenë njohje shumë të hershme, e cila ka vazhduar dhe pas vitesh, duke mbërritur deri në ditët e sotme.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha arma e përdorur nga Ragip Gilaj, në masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të pl...
Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës. Falë nd&...
Policia federale e Belgjikës nisi këtë të hënë një njoftim të ri kërkimi në kuadër të vrasjes s&eu...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me shtëpinë e babait, p...
Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pez&...
Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Golaj të Hasit duke lënë pas një perso...
Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër ishte temë e debatit në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andr...
Pas atentatit me armë zjarri në Shkodër që la pas dy të vrarë dhe dy të plagosur, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje t...
Janë zbardhur identitetet e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit, që arrestoi shpërndarësit e drogës që vepro...
Autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Shkodër nuk është emër i panjohur për polic...